{"id":1284,"date":"2016-03-25T14:32:00","date_gmt":"2016-03-25T14:32:00","guid":{"rendered":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?p=1284"},"modified":"2021-09-11T14:32:38","modified_gmt":"2021-09-11T14:32:38","slug":"cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit"},"content":{"rendered":"<div style=\"margin-top: 0px; margin-bottom: 0px;\" class=\"sharethis-inline-share-buttons\" ><\/div>\n<p>Burimi:&nbsp;<a href=\"http:\/\/www.recom.link\/138190-2\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">Recom.link<\/a><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pas nj\u00eb gjykimi t\u00eb st\u00ebrzgjatur, ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i serb\u00ebve t\u00eb Bosnjes Radovan Karaxhiq u shpall fajtor p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr genocid si dhe p\u00ebr shum\u00eb krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit nga Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krimet n\u00eb ish-Jugosllavi n\u00eb Hag\u00eb.<\/em>&nbsp;<a href=\"http:\/\/blogs.lse.ac.uk\/europpblog\/2016\/03\/24\/the-karadzic-verdict-how-the-trial-played-out-and-what-it-means-for-bosnia\/#Author\"><strong>Denisa Kostovicova&nbsp;<\/strong><\/a><em>vler\u00ebson se \u00e7far\u00eb kuptimi ka patur ky aktgjykim p\u00ebr Bosnjen, duke shkruar se edhe pse p\u00ebrfundimi i k\u00ebtij gjykimi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr simbolik p\u00ebr viktimat e luft\u00ebs n\u00eb Bosnje, vendi ende mbetet shum\u00eb i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"http:\/\/blogs.lse.ac.uk\/europpblog\/2016\/03\/24\/the-karadzic-verdict-how-the-trial-played-out-and-what-it-means-for-bosnia\/\">Aktgjykimi ndaj Karaxhiqit: Si u zhvillua gjykimi dhe \u00e7far\u00eb kuptimi ka p\u00ebr Bosnjen<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Aktgjykimi p\u00ebr faj\u00ebsi q\u00eb ui shpall ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Bosnjes Radovan Karaxhiq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7ast madhor n\u00eb historin\u00eb 23-vje\u00e7are t\u00eb Tribunalit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krime n\u00eb Ish-Jugosllavi n\u00eb Hag\u00eb (ICTY). Karaxhiqi \u00ebsht\u00eb zyrtari m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykuar dhe d\u00ebnuar p\u00ebr genocid, krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb luft\u00ebn e Bosnjes n\u00eb vitet 1992-5 dhe n\u00eb fakt, kudo n\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb. Aktgjykimi p\u00ebr faj\u00ebsi ndaj Karaxhiqit do t\u00eb sjell\u00eb deri diku drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb 11 pikat n\u00eb aktakuz\u00ebn ndaj Karaxhiqit (dy prej t\u00eb cilave p\u00ebr genocid) p\u00ebrmbledhin d\u00ebshmit\u00eb tmerruese t\u00eb vdekjes dhe shkat\u00ebrrimit nga lufta e Bosnjes n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, kur serb\u00ebt e Bosnjes n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Karaxhiqit u nis\u00ebn t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb mini-shtet etnikisht homogjen nga Bosnja shum\u00ebetnike. Fushata rezultoi n\u00eb nj\u00eb prej shfaqjeve m\u00eb t\u00eb dhunshme n\u00eb tok\u00ebn evropiane q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve mysliman\u00eb n\u00eb Srebrenic\u00eb dhe rrethimin tre vje\u00e7ar t\u00eb kryeqytetit Sarajev\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb gjykimi ka patur p\u00ebrmasa historike. Ai ka zgjatur 497 dit\u00eb dhe jan\u00eb d\u00ebgjuar qindra d\u00ebshmitar\u00eb. Jan\u00eb paraqitur dhjet\u00ebra mij\u00ebra prova dhe faqe me d\u00ebshmi t\u00eb shkruara q\u00eb jan\u00eb shqyrtuar nga gjyqtar\u00ebt. Procesi ka nxitur krahasime t\u00eb shumta t\u00eb ekspert\u00ebve me gjykimet e Nurembergut. Mir\u00ebpo nj\u00ebzet\u00eb vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje, impakti q\u00eb ka aktgjykimi tek pajtimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend pas-konfliktit do t\u00eb kufizohet nga vazhdim\u00ebsia e pasojave t\u00eb vdekjes dhe shkat\u00ebrrimit q\u00eb ka sjell\u00eb Karaxhiqi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb aktgjykimi?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00eb fakti se Karaxhiqi erdhi t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb aktgjykimi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr dometh\u00ebn\u00ebs. Gjykimi i Karaxhiqit erdhi pas vdekjes n\u00eb vitin 2006 t\u00eb Slobodan Milosheviqit, trurit t\u00eb politikave p\u00ebr Serbin\u00eb e Madhe dhe luft\u00ebrave q\u00eb soll\u00ebn shp\u00ebrb\u00ebrjen e dhunshme t\u00eb Jugosllavis\u00eb, q\u00eb po ashtu ishte akuzuar p\u00ebr genocid, por vdiq nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte n\u00ebn arrest nga ICTY. Me vdekjen e tij, Milosheviqi i iku drejt\u00ebsis\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb ndjesi t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb tradh\u00ebtis\u00eb n\u00eb mesin e viktimave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ish-Jugosllavin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Bosnjen.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/blogs.lse.ac.uk\/europpblog\/files\/2016\/03\/3058789968_dd4bd17004_b.jpg\" alt=\"Memorial at Srebrenica, Credit: photo rnw.org (CC-BY-SA-2.0)\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Memoriali n\u00eb Srebrenic\u00eb, Foto nga: photo rnw.org<\/p>\n\n\n\n<p>Aktgjykimi ndaj Karaxhiqit, edhe pse shum\u00eb i vonuar, ka r\u00ebnd\u00ebsi kritike p\u00ebr viktimat dhe t\u00eb mbijetuarit n\u00eb Bosnje, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb mbledhur forcat p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Mir\u00ebpo d\u00ebnimi i nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb si Karaxhiqi nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq \u00e7\u00ebshtje e krijimit t\u00eb nj\u00eb precedenti ligjor (edhe pse precedent\u00eb t\u00eb till\u00eb jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr zhvillimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare): me duzina gjykime dhe aktgjykime p\u00ebr kryer\u00ebs nga rangje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb Bosnje tashm\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga ICTY, q\u00eb ka treguar t\u00eb jet\u00eb risi n\u00eb kuptim t\u00eb normave t\u00eb reja globale t\u00eb llogaridh\u00ebnies p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb konfliktet bashkohore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht, r\u00ebnd\u00ebsia simbolike e aktgjykimit \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtore. Ky aktgjykim krijon nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebrmjet retorik\u00ebs vdekjendjell\u00ebse t\u00eb Karaxhiqit dhe vdekjes e shkat\u00ebrrimit n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs, pik\u00ebrisht ashtu si viktimat e kan\u00eb par\u00eb dhe e kan\u00eb kuptuar n\u00eb mes t\u00eb konfliktit. Tani, konfirmimi vjen si nj\u00eb mas\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, para se t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mesmosh\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs, tani jan\u00eb gra dhe burra t\u00eb moshuar, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb frik\u00ebsuar se nuk do t\u00eb arrinin t\u00eb shihnin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn apo drejt\u00ebsin\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, ata jan\u00eb prekur keq prej dhun\u00ebs s\u00eb shpalosur nga Karaxhiqi. Shum\u00eb t\u00eb mbijetuar m\u00eb t\u00eb moshuar nuk arrit\u00ebn t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb k\u00ebt\u00eb moment.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebtij momenti iu desh nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb t\u00eb vij\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 nuk ka qen\u00eb aspak e sigurt\u00eb se do t\u00eb vinim deri tek kjo pik\u00eb. Pas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur kund\u00ebr tij n\u00eb vitin 1995, Karaxhiqi i iku drejt\u00ebsis\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, duke u fshehur p\u00ebr tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet dhe u kap n\u00eb kryeqytetin e Serbis\u00eb, Beograd, ku hiqej si sh\u00ebrues alternativ, n\u00eb koh\u00ebn kur Serbia p\u00ebrballej me zgjedhjen mes kapjes s\u00eb t\u00eb arratisurve q\u00eb k\u00ebrkoheshin nga Haga apo ndjekjes s\u00eb t\u00eb ardhmes s\u00eb re t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, edhe pse do t\u00eb ket\u00eb nj\u00ebfar\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie me drejt\u00ebsin\u00eb e ndar\u00eb kur viktimat myslimane dhe kroate t\u00eb shohin imazhet nga ICTY sot, kjo ndjenj\u00eb do t\u00eb cenohet n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim nga politizimi dhe kund\u00ebrshtimi i pashmangsh\u00ebm i aktgjykimit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb nuk do t \u00eb ndryshoj\u00eb aktgjykimi?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u2018Politika e genocidit t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Bosnjes ka qen\u00eb nj\u00eb sukses i padiskutuesh\u00ebm\u2019, m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs time t\u00eb fundit n\u00eb Bosnje nj\u00eb i mbijetuar i genocidit t\u00eb Srebrenic\u00ebs q\u00eb ka humbur 17 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb vet. Mysliman\u00ebt e Bosnjes jan\u00eb spastruar etnikisht nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Efekti i dhun\u00ebs ka qen\u00eb nd\u00ebr breza, m\u00eb ka shpjeguar ai, duke risjell\u00eb emrat e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb vrar\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb trash\u00ebgohen. Vet\u00ebm nj\u00ebzet\u00eb vjet pas luft\u00ebs, Bosnja mbetet nj\u00eb vend i ndar\u00eb n\u00eb aspektin politik, kulturor dhe gjeografik. K\u00ebto ndarje kan\u00eb ndikuar n\u00eb perceptimet e grupeve etnike p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe sidomos p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb vjen nga ICTY.<\/p>\n\n\n\n<p>Pak para shpalljes s\u00eb aktgjykimit, u shfaq\u00ebn perspektivat etnike kund\u00ebrshtuese. Viktimat myslimane dhe kroate q\u00eb e shinin Karaxhiqin si trurin e luft\u00ebs, ishin n\u00eb pritje t\u00eb aktgjykimit dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pritur prej koh\u00ebsh. Serb\u00ebt e vendit, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve e konsideronin Karaxhiqin si heroin e tyre komb\u00ebtar, e kishin kontestuar paraprakisht aktgjykimin e faj\u00ebsis\u00eb, si dhe legjitimitetin e gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebn ata e konsideronin si instrument antiserb. Reagimet e para ndaj aktgjykimit faj\u00ebsues ndiqnin t\u00eb nj\u00ebjtin model.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, ato reagime t\u00ebrhiqnin v\u00ebmendjen edhe tek nj\u00eb tjet\u00ebr arritje perverse e Karaxhiqit dhe politikave t\u00eb tij: p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr ta paraqitur veten si mish\u00ebrim t\u00eb kombit dhe p\u00ebr t\u00eb kolektivizuar faj\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. Nuk u akuzua ai, por populli serb, ka th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb fund t\u00eb gjykimit. Kjo logjik\u00eb kolektive q\u00ebndron prapa kontestimit t\u00eb aktgjykimit ndaj Karaxhiqit dhe ICTY.<\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebrat kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs n\u00eb mesin e serb\u00ebve t\u00eb Bosnjes q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb politikat e koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs t\u00eb Karaxhiqit jan\u00eb d\u00ebgjuar fort\u00eb dhe qart\u00eb. Mir\u00ebpo si z\u00ebra pakic\u00eb, ato konfirmojn\u00eb se tribunali do t\u00eb ket\u00eb sukses t\u00eb limituar n\u00eb individualizimin e faj\u00ebsis\u00eb penale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ky\u00e7e q\u00eb n\u00eb Bosnje t\u00eb arrihet rruga drejt pajtimit, si dhe n\u00eb rajonin e Ballkanit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund, aktgjykimi tregon edhe kufizimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb gjykimeve si instrument p\u00ebr t\u00eb arritur drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb situata pas-konfliktit. Aktgjykime si ai q\u00eb u dha sot jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ky\u00e7e p\u00ebr krijimin e hap\u00ebsirave t\u00eb reja, sado t\u00eb kontestuara, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn penale, mir\u00ebpo k\u00ebrkimi p\u00ebr drejt\u00ebsi duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb terren, n\u00eb shkolla dhe komunitete, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb obliguara t\u00eb trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb v\u00ebshtira si dhe t\u00eb riparojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb k\u00ebputura apo t\u00eb zhdukin ndarjet.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Sh\u00ebnim: Ky artikull paraqet pik\u00ebpamjet e autores dhe jo pozicionin e EUROPP \u2013 European Politics and Policy, as t\u00eb London School of Economics. Artikulli \u00ebsht\u00eb postuar n\u00eb <\/em><a href=\"http:\/\/bit.ly\/1RjzQ72\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><em>on EUROPP, 24. March 2016<\/em><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;_________________________________<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rreth autores<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/blogs.lse.ac.uk\/europpblog\/files\/2014\/03\/Denisa-Kostovicova-80x108.jpg\"><strong>Denisa Kostovicova<\/strong>&nbsp;\u2013&nbsp;<em>London School of Economics and Political Science<\/em><br>Denisa Kostovicova \u00ebsht\u00eb Profesor i Asociuar i Politikave Globale pran\u00eb Departamentit t\u00eb Qeveris\u00eb dhe Hulumtuese pran\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Shoq\u00ebri Civile dhe Siguri Njer\u00ebzore n\u00eb Departamentin e Zhvillimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb London School of Economics and Political Science. N\u00eb vitin 2015 ajo fitoi burs\u00ebn Leverhulme Research Fellowship p\u00ebr t\u00eb studiuar qasjen rajonale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale n\u00eb Ballkan. Interesat e saj hulumtues p\u00ebrfshijn\u00eb nacionalizmin dhe demokratizimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb globale, rind\u00ebrtimin pas-konfliktit dhe sigurin\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe sigurin\u00eb njer\u00ebzore, krimet e luft\u00ebs dhe drejt\u00ebsin\u00eb tranzicionale si dhe integrimet evropiane t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Burimi:&nbsp;Recom.link Pas nj\u00eb gjykimi t\u00eb st\u00ebrzgjatur, ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i serb\u00ebve t\u00eb Bosnjes Radovan Karaxhiq u shpall fajtor p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr genocid si dhe p\u00ebr shum\u00eb krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit nga Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krimet n\u00eb ish-Jugosllavi n\u00eb Hag\u00eb.&nbsp;Denisa Kostovicova&nbsp;vler\u00ebson se \u00e7far\u00eb kuptimi ka patur ky aktgjykim p\u00ebr Bosnjen, duke shkruar se edhe pse p\u00ebrfundimi i k\u00ebtij gjykimi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr simbolik p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":811,"comment_status":"open","ping_status":"publish","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_editorskit_title_hidden":false,"_editorskit_reading_time":0,"_editorskit_is_block_options_detached":false,"_editorskit_block_options_position":"{}","footnotes":""},"categories":[63],"tags":[],"class_list":["post-1284","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-novosti-al"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.5 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit - DWP-BALKAN<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"noindex, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit - DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Burimi:&nbsp;Recom.link Pas nj\u00eb gjykimi t\u00eb st\u00ebrzgjatur, ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i serb\u00ebve t\u00eb Bosnjes Radovan Karaxhiq u shpall fajtor p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr genocid si dhe p\u00ebr shum\u00eb krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit nga Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krimet n\u00eb ish-Jugosllavi n\u00eb Hag\u00eb.&nbsp;Denisa Kostovicova&nbsp;vler\u00ebson se \u00e7far\u00eb kuptimi ka patur ky aktgjykim p\u00ebr Bosnjen, duke shkruar se edhe pse p\u00ebrfundimi i k\u00ebtij gjykimi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr simbolik p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-03-25T14:32:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-09-11T14:32:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/31032016_d.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"387\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"DWPBALKAN\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"headline\":\"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit\",\"datePublished\":\"2016-03-25T14:32:00+00:00\",\"dateModified\":\"2021-09-11T14:32:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/\"},\"wordCount\":1578,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/09\\\/31032016_d.jpg\",\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/\",\"name\":\"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit - DWP-BALKAN\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/09\\\/31032016_d.jpg\",\"datePublished\":\"2016-03-25T14:32:00+00:00\",\"dateModified\":\"2021-09-11T14:32:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/09\\\/31032016_d.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/09\\\/31032016_d.jpg\",\"width\":640,\"height\":387},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\",\"name\":\"DWP-BALKAN\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\",\"name\":\"DWPBALKAN\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"DWPBALKAN\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/author\\\/dwpbalkan\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit - DWP-BALKAN","robots":{"index":"noindex","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit - DWP-BALKAN","og_description":"Burimi:&nbsp;Recom.link Pas nj\u00eb gjykimi t\u00eb st\u00ebrzgjatur, ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i serb\u00ebve t\u00eb Bosnjes Radovan Karaxhiq u shpall fajtor p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr genocid si dhe p\u00ebr shum\u00eb krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit nga Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krimet n\u00eb ish-Jugosllavi n\u00eb Hag\u00eb.&nbsp;Denisa Kostovicova&nbsp;vler\u00ebson se \u00e7far\u00eb kuptimi ka patur ky aktgjykim p\u00ebr Bosnjen, duke shkruar se edhe pse p\u00ebrfundimi i k\u00ebtij gjykimi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr simbolik p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/","og_site_name":"DWP-BALKAN","article_published_time":"2016-03-25T14:32:00+00:00","article_modified_time":"2021-09-11T14:32:38+00:00","og_image":[{"width":640,"height":387,"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/31032016_d.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"DWPBALKAN","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"DWPBALKAN","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/"},"author":{"name":"DWPBALKAN","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"headline":"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit","datePublished":"2016-03-25T14:32:00+00:00","dateModified":"2021-09-11T14:32:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/"},"wordCount":1578,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/31032016_d.jpg","articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/","name":"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit - DWP-BALKAN","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/31032016_d.jpg","datePublished":"2016-03-25T14:32:00+00:00","dateModified":"2021-09-11T14:32:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/#primaryimage","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/31032016_d.jpg","contentUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/31032016_d.jpg","width":640,"height":387},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/cfare-kuptimi-pati-per-bosnjen-vendimi-ndaj-karaxhiqit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7far\u00eb kuptimi pati p\u00ebr Bosnjen vendimi ndaj Karaxhiqit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/","name":"DWP-BALKAN","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d","name":"DWPBALKAN","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","caption":"DWPBALKAN"},"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/author\/dwpbalkan\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1284"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1284\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1285,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1284\/revisions\/1285"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media\/811"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}