{"id":2995,"date":"2020-06-23T22:05:00","date_gmt":"2020-06-23T22:05:00","guid":{"rendered":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?p=2995"},"modified":"2022-01-02T22:05:59","modified_gmt":"2022-01-02T22:05:59","slug":"po-ka-ndodhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/","title":{"rendered":"Po, ka ndodhur"},"content":{"rendered":"<div style=\"margin-top: 0px; margin-bottom: 0px;\" class=\"sharethis-inline-share-buttons\" ><\/div>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Foto:&nbsp;<\/strong>Mirosllav Vujoviq<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrkthimi n\u00eb anglisht:&nbsp;<\/strong>Luna Gjorgjeviq<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam nga Kragujevci. Nuk po e them q\u00eb t\u00eb njihem m\u00eb mir\u00eb me ju, por si p\u00ebrkujtim se vij nga nj\u00eb qytet ku rreth 2,300 persona u ekzekutuan nga krime lufte. Vitin tjet\u00ebr do t\u00eb shenjojm\u00eb tet\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb q\u00eb nga krimi masiv n\u00eb Shumaric\u00eb. Jan\u00eb 80 vite me traum\u00eb kolektive, sepse q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb patur nga nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm atje. Pra, si mund ta shihni, Shumarica \u00ebsht\u00eb edhe varrez\u00eb. Askush nuk e di si me sakt\u00ebsi se ku gjenden eshtrat e t\u00eb ekzekutuarve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sidoqoft\u00eb, kur t\u00eb shenjojm\u00eb 80 vite q\u00eb nga ajo dat\u00eb e p\u00ebrgjakshme e 21 tetorit 1941, do t\u00eb shenjojm\u00eb edhe 80 vite t\u00eb manipulimeve politike (jo, nuk ka patur 7,000 prej tyre, jo, trut\u00eb e tyre nuk u shp\u00ebrndan\u00eb mbi muret e klas\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shkolle t\u00eb mesme, marr\u00ebzia q\u00eb na pati treguar nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb), si dhe 80 vite t\u00eb nj\u00eb betimi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr heshtje q\u00eb ekziston n\u00eb Kragujevc rreth k\u00ebsaj ngjarjeje. Pra, si mund ta shihni, ne i kemi pranuar narrativat politike zyrtare p\u00ebr at\u00eb ngjarje, i kemi pranuar akuzat e atyre narrativave dhe i kemi p\u00ebrs\u00ebritur si papagaj. A thua se ka ndodhur diku tjet\u00ebr, a thua se nuk njohim ask\u00ebnd q\u00eb i mbijetoi, a thua se nuk ka mbetur kush q\u00eb ta kujtoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u2019u desh t\u00eb b\u00ebhem gazetare, t\u00eb mbush 28 vjet, q\u00eb t\u00eb marr guximin dhe t\u2019i pyes bashk\u00ebvendasit e mi dhe familjen time se \u00e7far\u00eb po ndodh. Kam shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb her\u00ebt, por do ta p\u00ebrs\u00ebris: ata reaguan sikur mezi kishin pritur q\u00eb dikush t\u2019i pyes\u00eb dhe t\u00eb hapen. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po, t\u00eb gjith\u00eb e kishin nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb i la eshtrat atje. Mir\u00ebpo, del se t\u00eb gjith\u00eb e kishin nj\u00eb af\u00ebrm me duart me gjak. Ngaq\u00eb ekzekutuesit n\u00eb Kragujevc ishin gjerman\u00ebt, askush nuk e vuri k\u00ebt\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Mir\u00ebpo, kush i b\u00ebri arrestimet, gjuetin\u00eb, kush i mbylli njer\u00ebzit n\u00eb ahure vet\u00ebm p\u00ebr hakmarrje? Epo, qytetar\u00ebt e Kragujevcit, Ljotiqevcit (kolaboracionist\u00ebt), pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb zborit t\u00eb udh\u00ebhequr nga Marisav Petroviqi. P\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb shkurt historis\u00eb, \u00e7do familje n\u00eb qytetin tim e ka nj\u00eb krenari dhe nj\u00eb turp. E imja ka nj\u00eb st\u00ebrgjyshe q\u00eb e fshehu djalin e fqinjit n\u00eb nj\u00eb tualet jasht\u00eb dhe q\u00ebndroi aty p\u00ebr ta shp\u00ebtuar. Por e kemi dhe nj\u00eb xhaxha, nj\u00eb tregtar t\u00eb pasur, i cili thuhet se b\u00ebri porosi p\u00ebr shum\u00eb metra material t\u00eb zi disa dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt, sepse e dinte q\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi n\u00eb qytez\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb Kragujevcit s\u00eb shpejti do t\u00eb vishej me t\u00eb zeza.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mendimi im p\u00ebr kriminel\u00ebt e luft\u00ebs dhe krimet e luft\u00ebs dihet mir\u00eb. Megjithat\u00eb, refuzoj t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb konferenca p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb apo q\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, sepse mendoj nuk di mjaftuesh\u00ebm, se nuk i kam lexuar t\u00eb gjitha d\u00ebshmit\u00eb n\u00eb uebfaqen e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, nuk kam m\u00ebsuar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga t\u00eb gjitha burimet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, pranova ta shkruaj k\u00ebt\u00eb artikull pasi kalova n\u00ebp\u00ebr historin\u00eb time private dhe lidhjet e mia personale me luft\u00ebrat dhe krimet e luft\u00ebs. Po, jam nga Kragujevci, por nuk kam asnj\u00eb lidhje me Miljko Llugarin, tashm\u00eb i ndjer\u00eb, p\u00ebrvese q\u00eb jemi nga i nj\u00ebjti qytet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pranova t\u00eb shkruaj, sepse pasi e studiova me kujdes hart\u00ebn e krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb uebfaqen Lufta n\u00eb Serbi&nbsp;dhe kuptova se i mbaja mend shumic\u00ebn e atyre ngjarjeve. P\u00ebr fat, jam mjaftuesh\u00ebm e re p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, jam mjaftuesh\u00ebm e rritur p\u00ebr t\u00eb mbajtur mend.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur u shfaq harta, harta e Serbis\u00eb, mbi Kragujevcin tim ishte nj\u00eb pik\u00eb e kalt\u00ebr. Mendova se ishte Llugari. Por nuk ishte. Nuk ishte ai, por kush\u00ebriri im i par\u00eb. \u201cM\u00eb 21 dhjetor 1991 \u2013 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhershme ushtarake t\u00eb ushtris\u00eb dhe t\u00eb qeveris\u00eb civile n\u00eb Serbi kund\u00ebr atyre q\u00eb kund\u00ebrshtonin luft\u00ebn n\u00eb Kragujevc, n\u00eb vende publike u shpall\u00ebn listat e dezertor\u00ebve dhe rezervist\u00ebve q\u00eb refuzonin mobilizimin. Kjo u interpretua si thirrje p\u00ebr lin\u00e7im. Rebelimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb rezervist\u00ebve dhe dezertor\u00ebve ndodh\u00ebn n\u00eb Kragujevc (7,000, 2,000 dhe 200 rezervist\u00eb)\u201d. Kush\u00ebriri im ishte nj\u00ebri prej tyre. Ia ngula syt\u00eb dat\u00ebs, 21 dhjetor 1991. Dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb un\u00eb pata mbushur n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7. Megjithat\u00eb, ende m\u00eb kujtohet gjith\u00e7ka. M\u00eb kujtohet se ai u kthye nga sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm ushtarak at\u00eb pranver\u00eb. E mbaj mend nj\u00eb pasdite kur ai po rrinte me prind\u00ebrit e mi n\u00eb kuzhin\u00eb dhe ata po p\u00ebshp\u00ebrisnin p\u00ebr di\u00e7ka me z\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Mbaj mend q\u00eb n\u00ebna ime tha: \u201cNuk kemi aq shum\u00eb, por do b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka\u201d. Dhe m\u00eb von\u00eb m\u00eb than\u00eb se ai do t\u00eb shkonte n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u00eb mbledhur ullinj. Sot, ai ka theks grek dhe ndalon kur flet, sepse i harron disa fjal\u00eb serbisht. Mir\u00ebpo mua m\u00eb kujtohet m\u00eb shum\u00eb se sa \u00e7ka shkruhet n\u00eb uebfaqen \u201cLufta n\u00eb Serbi\u201d. Emri i kush\u00ebririt tim ishte n\u00eb list\u00ebn e dezertor\u00ebve. Por nuk ka informacion se ku ishin shpallur ato lista. Dhe ato ishin shpallur, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb q\u00eb nuk ekziston m\u00eb, por q\u00eb konsiderohej si shembull i gazetaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb, anti-Millosheviq. Dikur ishte simbol i gazetaris\u00eb s\u00eb pavarur n\u00eb radh\u00ebt e medias lokale n\u00eb Kragujevc. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, ata gazetar\u00eb kan\u00eb vdekur prej koh\u00ebsh, edhe at\u00ebher\u00eb ishin n\u00eb prag t\u00eb daljes n\u00eb pension.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb kujtohet m\u00eb shum\u00eb se sa aq. M\u00eb kujtohet i ftohti p\u00ebrball\u00eb barrakave n\u00eb Kragujevc, nd\u00ebrtesa menj\u00ebher\u00eb prapa Shkoll\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Mesme, prej nga u mor\u00ebn nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u2019u ekzekutuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb kujtohet gjyshi im duke qar\u00eb, sepse nuk mund ta shihte xhaxhain n\u00eb kamion\u00ebt q\u00eb vinin nga Valjeva, pasi e kishin rekrutuar dhe d\u00ebrguar n\u00eb Tovarnik, n\u00eb konvojin q\u00eb u bombardua nga JNA-ja. M\u00eb kujtohet kush\u00ebriri im kur k\u00ebrceu jasht\u00eb nj\u00ebrit prej atyre kamion\u00ebve, na u afrua duke th\u00ebn\u00eb: \u201c\u00cbsht\u00eb gjall\u00eb, e pash\u00eb n\u00eb Valjev\u00eb\u201d, por gjyshi im nuk e besoi dhe ne ishim t\u00eb vegj\u00ebl dhe gjendeshim aty vet\u00ebm sepse nuk kishte kush t\u00eb kujdesej p\u00ebr ne, ndaj ai na mori me vete.&nbsp;Xhaxhai im u kthye dhe m\u00eb pak se nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb u rekrutua s\u00ebrish. Ai nuk u p\u00ebrsh\u00ebndet me ask\u00ebnd, thjesht ledhatoi nj\u00eb qenush q\u00eb kishte gjetur disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe u largua. Ai u kthye, por nuk ishte m\u00eb i nj\u00ebjti. Rrall\u00ebher\u00eb flitet p\u00ebr SSPT, ai tani merr tableta p\u00ebr gjum\u00eb kur i vijn\u00eb \u201ctelashet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb, shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb bllokimi trafiku n\u00eb Batrovc\/Bajakov\u00eb, vendos\u00ebm t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrmes Shidit, sepse \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ne, brezi yn\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb miq kroat\u00eb dhe ne ishim rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Zagreb, sepse p\u00ebrse jo, ne shkojm\u00eb n\u00eb Zagreb gjithnj\u00eb. Ishte hera e par\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb kaloja p\u00ebrmes Sllavonis\u00eb. Sllavonia e bukur, me radh\u00eb fshatrash t\u00eb pasuar nga arat me mis\u00ebr, q\u00eb shtrihen aq larg sa t\u00eb kap syri, po aq t\u00eb bukura sa n\u00eb Shumadijen time, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb makin\u00eb jan\u00eb duke biseduar, por un\u00eb mendoj vet\u00ebm p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb pati th\u00ebn\u00eb xhaxhai, di\u00e7ka q\u00eb e kisha d\u00ebgjuar teksa p\u00ebrgjoja bisedat e t\u00eb rriturve: \u201cNdaj kujt? Ndaj dikujt si Dragani im, q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn ka punuar n\u00eb ara?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qet\u00ebsohem duke i th\u00ebn\u00eb vetes se t\u00eb gjitha sht\u00ebpit\u00eb jan\u00eb t\u00eb rregulluara dhe nuk ka shenja t\u00eb granatave mbi fasadat e tyre, ashtu si i pash\u00eb n\u00eb vitin 2004 kur u nisa p\u00ebr n\u00eb Sarajev\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ne, brezi im mund t\u00eb ket\u00eb miq boshnjak\u00eb. Babai im nuk udh\u00ebton p\u00ebr n\u00eb shtetet e ish-Jugosllavis\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb, ai u takua me nj\u00eb mik nga jeta e kaluar dhe e pyeti: \u201cSi e ke familjen?\u201d \u201cKan\u00eb vdekur\u201d ishte p\u00ebrgjigja e tij. Ai nuk udh\u00ebton atje, thot\u00eb, ngaq\u00eb i vjen turp. N\u00ebna ime e ka kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb n\u00eb Doboj dhe gjithnj\u00eb p\u00ebrmend nj\u00eb Xhemal dhe nj\u00eb Fatime, njer\u00ebz q\u00eb i adhuronte. Mua m\u2019u desh t\u00eb b\u00ebhem gazetare q\u00eb t\u00eb marr guximin dhe ta pyes n\u00ebse d\u00ebshiron t\u2019i gjej\u00eb. Ajo nuk ishte e sigurt\u00eb, e shmangu tem\u00ebn dhe m\u00eb pas m\u00eb b\u00ebrtiti, sepse Fatima \u00ebsht\u00eb nga Fo\u00e7a&nbsp;dhe n\u00ebna ime e di se ata u larguan nga Doboji p\u00ebr n\u00eb Fo\u00e7a&nbsp;dhe kjo \u00ebsht\u00eb krejt \u00e7ka ajo di dhe ka frik\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E di q\u00eb e gjitha kjo \u00ebsht\u00eb histori private, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak e tmerrshme n\u00eb krahasim me gjith\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur, me gjith\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar njer\u00ebzit e tjer\u00eb dhe me faktin se ata nuk mbijetuan. Por ka ndodhur. Ka ndodhur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb fundmi, shtatorin e kaluar, ja ku jam, p\u00ebr t\u00eb qindt\u00ebn her\u00eb, n\u00eb Sarajev\u00eb. Mund t\u00eb kishim bler\u00eb bostan, sugjeron dikush. Ja ku jemi, n\u00eb Markale. Nj\u00eb treg si \u00e7do treg tjet\u00ebr. P\u00ebrplot njer\u00ebz, me ngjyra, me gjall\u00ebri, si \u00e7do treg n\u00eb periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet ver\u00ebs dhe vjesht\u00ebs. Por un\u00eb ende <a href=\"https:\/\/www.icty.org\/x\/cases\/dragomir_milosevic\/tjug\/en\/071212.pdf\">kujtoj<\/a>. Nuk jam f\u00ebmij\u00eb, jam grua n\u00eb t\u00eb tridhjetat. Me mua jan\u00eb disa f\u00ebmij\u00eb t\u00eb Sarajev\u00ebs, adoleshent\u00eb q\u00eb kan\u00eb interesim, mund ta paramendoni, p\u00ebr etik\u00ebn mediale. Ata jan\u00eb 17 ose 18 vje\u00e7 dhe p\u00ebr fat, nuk kujtojn\u00eb. Por ka ndodhur dhe ne duhet ta kujtojm\u00eb, nuk duhet ta fshehim posht\u00eb qilimit, as Marisllavin, as Mlladiqin, as Lazareviqin, as Llugarin, Shljivan\u00e7aninin, Karaxhiqin (nj\u00ebher\u00eb, pran\u00eb nj\u00eb hoteli Holiday Inn nj\u00eb taksist m\u00eb tha: njer\u00ebzit e tu kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebtu), Sheshelin, Millosheviqin. Por ata f\u00ebmij\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt isha n\u00eb Sarajev\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Beograd, vijn\u00eb n\u00eb festivalin <em>Exit&nbsp;<\/em>, shkojn\u00eb n\u00eb Zagreb. Un\u00eb kujtoj, un\u00eb kam frik\u00eb nga furia nacionaliste, sepse e di sa leht\u00eb mund t\u00eb rikthehet, por kam edhe shpres\u00eb.&nbsp; Arseni dhe Kemo asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ecin n\u00ebp\u00ebr Haulikova dhe \u00c7arshi, por k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb, \u201ct\u00eb mbrojtur vet\u00ebm nga nj\u00eb vel i holl\u00eb i miq\u00ebsis\u00eb, q\u00eb gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb rast i pazgjidhur\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Jovana Gligorijeviq&nbsp;<\/strong>(1983) ka lindur n\u00eb Kragujevc, ku ka p\u00ebrfunduar Shkoll\u00ebn e Par\u00eb t\u00eb Mesme. Ajo ka studiuar filozofi n\u00eb Fakultetin e Filozofis\u00eb n\u00eb Beograd, por q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb studimeve ka filluar t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me t\u00eb p\u00ebrjavshmen \u201cVreme\u201d, ku punon si z\u00ebvend\u00ebskryeredaktore q\u00eb nga viti 2014. Viteve t\u00eb fundit ajo \u00ebsht\u00eb fokusuar tek puna me gazetar\u00eb t\u00eb rinj dhe edukimi medial p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb fituese e disa \u00e7mimeve p\u00ebr kontribut gazetaresk p\u00ebr toleranc\u00ebn, p\u00ebr artikuj q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me trajtimin e viktimave t\u00eb dhunimit, krimin e luft\u00ebs t\u00eb dhunimit n\u00eb Kosov\u00eb dhe artikuj p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto:&nbsp;Mirosllav Vujoviq P\u00ebrkthimi n\u00eb anglisht:&nbsp;Luna Gjorgjeviq Un\u00eb jam nga Kragujevci. Nuk po e them q\u00eb t\u00eb njihem m\u00eb mir\u00eb me ju, por si p\u00ebrkujtim se vij nga nj\u00eb qytet ku rreth 2,300 persona u ekzekutuan nga krime lufte. Vitin tjet\u00ebr do t\u00eb shenjojm\u00eb tet\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb q\u00eb nga krimi masiv n\u00eb Shumaric\u00eb. Jan\u00eb 80 vite me traum\u00eb kolektive, sepse q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2340,"comment_status":"open","ping_status":"publish","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_editorskit_title_hidden":false,"_editorskit_reading_time":0,"_editorskit_is_block_options_detached":false,"_editorskit_block_options_position":"{}","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-2995","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog-al"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.0 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Po, ka ndodhur - DWP-BALKAN<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"noindex, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Po, ka ndodhur - DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Foto:&nbsp;Mirosllav Vujoviq P\u00ebrkthimi n\u00eb anglisht:&nbsp;Luna Gjorgjeviq Un\u00eb jam nga Kragujevci. Nuk po e them q\u00eb t\u00eb njihem m\u00eb mir\u00eb me ju, por si p\u00ebrkujtim se vij nga nj\u00eb qytet ku rreth 2,300 persona u ekzekutuan nga krime lufte. Vitin tjet\u00ebr do t\u00eb shenjojm\u00eb tet\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb q\u00eb nga krimi masiv n\u00eb Shumaric\u00eb. Jan\u00eb 80 vite me traum\u00eb kolektive, sepse q\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-23T22:05:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-01-02T22:05:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"637\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"480\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"DWPBALKAN\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"headline\":\"Po, ka ndodhur\",\"datePublished\":\"2020-06-23T22:05:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-01-02T22:05:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/\"},\"wordCount\":1955,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg\",\"articleSection\":[\"Kolumnet\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/\",\"name\":\"Po, ka ndodhur - DWP-BALKAN\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-23T22:05:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-01-02T22:05:59+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg\",\"width\":637,\"height\":480},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/po-ka-ndodhur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Po, ka ndodhur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\",\"name\":\"DWP-BALKAN\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\",\"name\":\"DWPBALKAN\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"DWPBALKAN\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/author\\\/dwpbalkan\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Po, ka ndodhur - DWP-BALKAN","robots":{"index":"noindex","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Po, ka ndodhur - DWP-BALKAN","og_description":"Foto:&nbsp;Mirosllav Vujoviq P\u00ebrkthimi n\u00eb anglisht:&nbsp;Luna Gjorgjeviq Un\u00eb jam nga Kragujevci. Nuk po e them q\u00eb t\u00eb njihem m\u00eb mir\u00eb me ju, por si p\u00ebrkujtim se vij nga nj\u00eb qytet ku rreth 2,300 persona u ekzekutuan nga krime lufte. Vitin tjet\u00ebr do t\u00eb shenjojm\u00eb tet\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb q\u00eb nga krimi masiv n\u00eb Shumaric\u00eb. Jan\u00eb 80 vite me traum\u00eb kolektive, sepse q\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/","og_site_name":"DWP-BALKAN","article_published_time":"2020-06-23T22:05:00+00:00","article_modified_time":"2022-01-02T22:05:59+00:00","og_image":[{"width":637,"height":480,"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"DWPBALKAN","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"DWPBALKAN","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/"},"author":{"name":"DWPBALKAN","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"headline":"Po, ka ndodhur","datePublished":"2020-06-23T22:05:00+00:00","dateModified":"2022-01-02T22:05:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/"},"wordCount":1955,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg","articleSection":["Kolumnet"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/","name":"Po, ka ndodhur - DWP-BALKAN","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg","datePublished":"2020-06-23T22:05:00+00:00","dateModified":"2022-01-02T22:05:59+00:00","author":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/#primaryimage","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg","contentUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/jovana-gligorijevic---foto---m.jpg","width":637,"height":480},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/po-ka-ndodhur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Po, ka ndodhur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/","name":"DWP-BALKAN","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d","name":"DWPBALKAN","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","caption":"DWPBALKAN"},"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/author\/dwpbalkan\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2995"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2995\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2996,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2995\/revisions\/2996"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2340"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}