{"id":3488,"date":"2018-05-14T12:57:00","date_gmt":"2018-05-14T12:57:00","guid":{"rendered":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?p=3488"},"modified":"2022-01-06T12:58:17","modified_gmt":"2022-01-06T12:58:17","slug":"nen-hijen-e-luftes-diplomatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/","title":{"rendered":"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike"},"content":{"rendered":"<div style=\"margin-top: 0px; margin-bottom: 0px;\" class=\"sharethis-inline-share-buttons\" ><\/div>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Foto:&nbsp;Rade Vilimonoviq<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb koh\u00ebn kur u publikua Raporti i Progresit p\u00ebr Serbin\u00eb i BE-s\u00eb ku nga Serbia k\u00ebrkohej nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb \u201cdemonstronte p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb nxiste besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe pajtim\u201d, pati nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme verbale nd\u00ebrmjet politikan\u00ebve serb\u00eb dhe kroat\u00eb. Duke reaguar ndaj nj\u00eb provokimi t\u00eb Ministrit t\u00eb Mbrojtjes Aleksandar Vulin, sipas t\u00eb cilit Aleksandar Vu\u00e7iqi do t\u00eb vendoste p\u00ebr vizit\u00ebn e tij n\u00eb Kroaci dhe jo Qeveria e Kroacis\u00eb, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Kroacis\u00eb deklaroi se p\u00ebr momentin, Vulini ishte persona non-grata n\u00eb Kroaci. Kjo u pasua nga p\u00ebrdhosja e flamurit kroat n\u00eb Parlamentin Serb. Sulmi kund\u00ebr flamurit kroat \u2013 shakovnica \u2013 u urdh\u00ebrua nga krimineli i luft\u00ebs Vojisllav Sheshelj, i d\u00ebnuar rishtazi, dhe u pasua nga refuzimi i Ambasadorit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Zagreb p\u00ebr t\u00eb pranuar not\u00ebn e protest\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb kroate, ndaj n\u00eb fund, \u201cperandoria ktheu goditjen\u201d duke vendosur se p\u00ebr momentin, Ministri i Mbrojtjes s\u00eb Kroacis\u00eb Damir K\u00ebrsti\u00e7eviq, ishte persona non-grata n\u00eb Serbi (me siguri q\u00eb kjo ndales\u00eb vlente edhe p\u00ebr k\u00ebshilltarin e tij Ante Gotovin\u00ebn). Nuk ka mbetur pothuajse asnj\u00eb minist\u00ebr apo media pro-qeveritare n\u00eb Serbi q\u00eb nuk ka kontribuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kreative p\u00ebr incidentin m\u00eb t\u00eb fundit diplomatik me Kroacin\u00eb. Di\u00e7ka e ngjashme ndodhi koh\u00ebve t\u00eb fundit edhe kur udh\u00ebheq\u00ebsi i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00eb dhe Metohi Marko Gjuriq u arrestua. Drama u shpall nga Presidenti i Serbis\u00eb q\u00eb u d\u00ebrgoi mesazh autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs: \u201cPavar\u00ebsisht a e lejoni apo jo, Gjuriqi dhe Sellakoviqi do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn e veriut; t\u00eb shohim se \u00e7\u2019do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d. Pjes\u00ebtar\u00ebt e forcave speciale t\u00eb Kosov\u00ebs ROSU kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb me an\u00eb t\u00eb mjeteve shp\u00ebrthyese, gazit lotsjell\u00ebs dhe prangave, p\u00ebrfshir\u00eb dhe arrestimin e Gjuriqit. Q\u00eb nga ai \u00e7ast, terma si \u201cshteti bandit i Kosov\u00ebs\u201d, \u201cterrorist\u00ebt\u201d, \u201cshpallje lufte\u201d u rikthyen n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mediale dhe shum\u00eb prej tyre p\u00ebrdoren nga ata q\u00eb me zell b\u00ebjn\u00eb \u00e7do dit\u00eb thirrje p\u00ebr paqe dhe stabilitet n\u00eb rajon. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakont\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt e rajonit t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb situata t\u00eb tilla kryesisht p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb brendshme, p\u00ebr t\u2019i bindur \u201cnjer\u00ebzit\u201d se ata jan\u00eb e vetmja garanci p\u00ebr mbijetes\u00eb p\u00ebrball\u00eb pushtimit nga lloj-lloj armiqsh. Sidoqoft\u00eb, k\u00ebto klithje nd\u00ebrkufitare i sh\u00ebrbejn\u00eb edhe korrupsionit, nepotizmit, mbytjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit, medias dhe organeve t\u00eb kontrollit. Krijimi i tensioneve dhe m\u00eb pas, qaravitjet e stilit Gandi nga vet\u00eb iniciator\u00ebt e luft\u00ebrave verbale jan\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb simuluar d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr pajtim dhe stabilitet p\u00ebrball\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por edhe p\u00ebr t\u00eb treguar se armiqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb betuar nuk e d\u00ebshirojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00eb \u201cluft\u00ebn\u201d m\u00eb t\u00eb fundit me Prishtin\u00ebn, Evropa, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u sajuan performancat e tilla politike, ishte n\u00eb mesin e fataliteteve. Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme Da\u00e7iq deklaroi: \u201cKur \u00ebsht\u00eb fjala tek Serbia, BE-ja vuan nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb shurdh-memece. Ndoshta kjo s\u00ebmundje \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebrueshme\u201d. Gjat\u00eb hapjes s\u00eb nj\u00eb fabrike t\u00eb re p\u00ebr pjes\u00eb makinash, Presidenti shtoi: \u201cNe nuk flasim me personat me t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb flasim, pra me Kosov\u00ebn, por me mbrojt\u00ebsit e tyre t\u00eb fuqish\u00ebm\u2026&nbsp; \u00cbsht\u00eb problem kur duhet t\u00eb flas\u00ebsh me ata q\u00eb shkat\u00ebrruan Serbin\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe njoh\u00ebn Kosov\u00ebn n\u00eb vitin 2008\u201d. Mir\u00ebpo Brukseli \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg, si n\u00eb distanc\u00eb kohore dhe hap\u00ebsinore, ashtu edhe t\u00eb parave, tok\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtim, lejeve p\u00ebr eksport dhe import dhe t\u00eb qosheve t\u00eb rehatshme pran\u00eb. Raportet e progresit p\u00ebr Serbin\u00eb nuk jan\u00eb aspak interesante p\u00ebr t\u2019u lexuar, sidomos pjes\u00ebt q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb e krimeve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>***<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshe nga raportet e m\u00ebparshme t\u00eb progresit, raporti i fundit i publikuar nga mesi i prillit 2018 p\u00ebrqendrohet m\u00eb shum\u00eb tek \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sigurimin e drejt\u00ebsis\u00eb penale n\u00eb rastet e krimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb konflikteve t\u00eb armatosura n\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e viteve 1991-1999. Deklarimet e politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje faktet e v\u00ebrtetuara nga gjykata p\u00ebr krimet e luft\u00ebs, nuk kan\u00eb kaluar t\u00eb pav\u00ebzhguara nga Komisioni Evropian. Gjithashtu ata kan\u00eb v\u00ebrejtur se autoritete t\u00eb ndryshme shtet\u00ebrore kan\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb platform\u00eb publike p\u00ebr kriminel\u00ebt e d\u00ebnuar t\u00eb luft\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ata e kishin fjal\u00ebn p\u00ebr Veselin Shljivan\u00e7anin (i d\u00ebnuar me 10 vjet burg p\u00ebr ndihm\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen e torturave n\u00eb Vukovar), i cili u shnd\u00ebrrua n\u00eb mjetin kryesor t\u00eb partis\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse p\u00ebr konfrontim me Tribunalin e Hag\u00ebs dhe q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb takimin e komitetit drejtues t\u00eb SNS-s\u00eb me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Vukovarit. Komisioni Evropian gjithashtu ka v\u00ebrejtur se \u201cheroi i Kosov\u00ebs\u201d dhe i d\u00ebnuari nga Haga, gjenerali Vlladimir Llazareviq \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ligj\u00ebrues pran\u00eb Akademis\u00eb Ushtarake n\u00eb Beograd. \u201cKemi sjell\u00eb rregullin q\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb m\u00eb t\u00eb shquar q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb t\u00eb ken\u00eb hap\u00ebsir\u00eb pran\u00eb Akademis\u00eb Ushtarake dhe t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb kadet\u00ebt\u201d, tha Ministri i Mbrojtjes Vulin duke shtuar se \u201cgjeneral\u00ebt e luft\u00ebs kan\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mund t\u2019ua m\u00ebsojn\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb rinj\u201d. (\u201cProfesor\u201d Llazareviqi u d\u00ebnua me 15 vjet burgim p\u00ebr krimet e kryera kund\u00ebr civil\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb). Autor\u00ebt e Raportit t\u00eb Progresit nuk jan\u00eb aspak t\u00eb k\u00ebnaqur me m\u00ebnyr\u00ebn si dhe shkall\u00ebn deri ku Serbia ndjek penalisht kriminel\u00ebt e vet t\u00eb luft\u00ebs. Duket se kan\u00eb dyshime t\u00eb thella sa i p\u00ebrket \u201ct\u00eb dh\u00ebnave\u201d p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb ka paraqitur kreu i delegacionit serb, Suzana Paunoviq, Shefe e Zyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut dhe t\u00eb Drejta t\u00eb Minoriteteve para Komitetit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb OKB-s\u00eb vitin e kaluar. \u201cStatistikat\u201d e saj ishin aq impresionuese sa n\u00eb fund asaj iu desh t\u00eb dilte n\u00eb p\u00ebrfundimin se Beogradi ishte m\u00eb i suksessh\u00ebm edhe se Tribunali i Hag\u00ebs. Sipas saj, ne e kishim mundur Hag\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha sferat: n\u00eb dinamik\u00ebn e aktakuzave t\u00eb reja, numrin total t\u00eb t\u00eb akuzuarve, numrin e viktimave t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb procedurat gjyq\u00ebsore deri m\u00eb tani. Mir\u00ebpo realiteti \u00ebsht\u00eb disi m\u00eb ndryshe. Mungesa e prokurorit p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn janar 2016 deri maj 2017 i ka st\u00ebrzgjatur edhe m\u00eb tej gjykimet edhe ashtu t\u00eb gjata p\u00ebr krimet e luft\u00ebs. N\u00eb vitin 2017 pati vet\u00ebm tri aktakuza t\u00eb reja (q\u00eb t\u00eb tria n\u00eb raste q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb nga Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs). Shteti vazhdon t\u2019i mbroj\u00eb gjeneral\u00ebt me \u00e7do kusht. T\u00eb gjith\u00eb gjykmet e hapura kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb rangjeve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb ushtri dhe polici dhe institucionet mjek\u00ebsore me zem\u00ebrgjer\u00ebsi nxjerrin arsyetime mjek\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb akuzuarit q\u00eb i shmangen prej vitesh daljes para gjykat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>***<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrmjet shtetit dhe gjyq\u00ebsorit lidhur me kriminel\u00ebt e luft\u00ebs demonstrohet edhe nga dy vendimet e fundit gjyq\u00ebsore q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb fyerje brutale p\u00ebr viktimat. Zyra e Prokurorit p\u00ebr Krime Lufte hoqi dor\u00eb nga ndjekja penale e t\u00eb vetmit zyrtar t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb, gjeneralit Dragan Zhivanoviq, i cili ka qen\u00eb komandanti i skuadr\u00ebs ushtarake dhe territoriale q\u00eb dogji t\u00eb gjitha sht\u00ebpit\u00eb dhe vrau 120 civil\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb fshatrat pran\u00eb Pej\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Qyshkun. Duke vepruar k\u00ebshtu, Prokuroria e njoftoi avokatin e viktimave p\u00ebr vendimin q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga ndjekja penale e gjeneralit Zhivkoviq rreth n\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb. I vetmi shpjegim logjik se p\u00ebrse u desh kaq gjat\u00eb q\u00eb mesazhi t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb tij ishte q\u00eb prokuroria t\u00eb pengonte t\u00eb drejt\u00ebn e viktimave p\u00ebr ankes\u00eb brenda afatit, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn vazhdim\u00ebsi t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb vet n\u00eb mbrojtje t\u00eb gjeneral\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb dhe t\u00eb policis\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krime t\u00eb kryera kryesisht n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb 8 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, Sasha Cvjetan mori nj\u00eb kartolin\u00eb urimi t\u00eb posa\u00e7me nga Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Beograd \u2013 atij iu lejua leje me kusht pasi kishte vuajtur dy t\u00eb tretat e d\u00ebnimit. Ky kriminel ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burg p\u00ebr vrasjen e shtat\u00eb grave dhe shtat\u00eb f\u00ebmij\u00ebve pran\u00eb Podujev\u00ebs. Viktima m\u00eb e re n\u00eb mosh\u00eb ishte vet\u00ebm dy vje\u00e7. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ligji parasheh q\u00eb gjykata <em>mund<\/em> (kur kushtet jan\u00eb plot\u00ebsuar) t\u00eb jap\u00eb leje me kusht p\u00ebr persona t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda. Mir\u00ebpo ligji gjithashtu thot\u00eb se <em>nuk duhet<\/em>. Duke vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me opinionin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb burgut n\u00eb Sremska Mitrovica, se sjellja e Cvjetanit ishte \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat e brendshme dhe se i d\u00ebnuari po planifikonte t\u00eb gjente nj\u00eb pun\u00eb pasi ta vuante d\u00ebnimin\u201d, Gjykata e Lart\u00eb e Beogradit deklaroi si n\u00eb vijim n\u00eb dekretin e vet: \u201cKa arsye t\u00eb presim se i d\u00ebnuari, Cvjetan Sasha, do t\u00eb sillet mir\u00eb pas lirimit dhe nuk do t\u00eb kryej\u00eb m\u00eb krime gjat\u00eb lejes me kusht\u201d. Sikurse deklarohet nga Qendra p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut gjat\u00eb komentimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, \u201cp\u00ebr vet\u00eb arsyen se krimet e r\u00ebnda q\u00eb shkaktuan vuajtje t\u00eb m\u00ebdha tek viktima, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkesave ligjore q\u00eb duhen plot\u00ebsuar, gjykata duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh edhe rrethana t\u00eb tjera, si shprehja e pendimit t\u00eb sinqert\u00eb, bashk\u00ebndjerja me viktimat dhe vuajtjet e tyre dhe rr\u00ebfimi i krimit\u201d. Megjithat\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Beograd ishte e mendimit se k\u00ebto as q\u00eb ia vlente t\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb k\u00ebto rrethana.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>***<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">As edhe fraza irrituese se korniza ligjore \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, por ka probleme me implementimin e saj nuk \u00ebsht\u00eb e zbatueshme n\u00eb rastin e t\u00eb drejtave t\u00eb viktimave civile t\u00eb luft\u00ebs. Raporti m\u00eb i fundit i Progresit thot\u00eb se ligji ekzistues, q\u00eb garanton beneficione sociale vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb viktimave t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb ndryshuar pavar\u00ebsisht faktit se edhe Komiteti p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut i OKB-s\u00eb, edhe K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs e kan\u00eb vler\u00ebsuar si diskriminues. Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare, ka nd\u00ebrmjet 15,000 dhe 20,000 viktima civile t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Serbi p\u00ebr momentin. P\u00ebrkufizimi i viktimave civile t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb ligjin ekzistues q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar q\u00eb n\u00eb vitin 1996, n\u00eb koh\u00ebn e Sllobodan Millosheviqit, p\u00ebrjashton personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00ebn 50% (n\u00eb rastin e veteran\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar pragu \u00ebsht\u00eb 20%), t\u00eb mbijetuarit e p\u00ebrdhunimit dhe t\u00eb mbijetuarit e formave t\u00eb tjera t\u00eb dhun\u00ebs seksuale, si dhe t\u00eb zhdukurit q\u00eb nuk jan\u00eb shpallur t\u00eb vdekur. Viktimat civile t\u00eb luft\u00ebs gjithashtu nuk mund t\u00eb jen\u00eb qytetar\u00eb joserb\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb viktima t\u00eb forcave ushtarake apo paramilitare serbe, sepse nj\u00eb nga k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u2019u konsideruar viktim\u00eb civile e luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb l\u00ebndimi apo vdekja t\u00eb jet\u00eb shkaktuar nga \u201carmiku\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ky ligj nuk i merr n\u00eb shqyrtim pothuajse t\u00eb gjitha viktimat joserbe, sepse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ata jan\u00eb l\u00ebnduar nga forca q\u00eb Serbia i konsideron \u201cmiq\u00ebsore\u201d. K\u00ebto viktima nuk p\u00ebrfshijn\u00eb Fatima Sara\u00e7in, Uzeir Bullutoviqin dhe Mushan Husoviqin, t\u00eb cil\u00ebt vdiq\u00ebn gjat\u00eb nj\u00eb sulmi me mortaja dhe k\u00ebmb\u00ebsori t\u00eb trupave \u201cmiq\u00ebsore\u201d uzhi\u00e7ki t\u00eb Ushtris\u00eb Jugosllave kund\u00ebr fshatit Kukuroviq n\u00eb Sanxhak n\u00eb vitin 1993. As Gjykata Kushtetuese, instanca m\u00eb e lart\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Serbin\u00eb pro-evropiane nuk ka patur ndonj\u00eb koment p\u00ebr ligjin q\u00eb nuk njeh t\u00eb drejtat e dhjet\u00ebra mij\u00ebra personave q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb viktima t\u00eb tortur\u00ebs, dhun\u00ebs seksuale, trajtimit \u00e7njer\u00ebzor, burgimit t\u00eb paligjsh\u00ebm, mobilizimit t\u00eb detyruesh\u00ebm dhe dor\u00ebs \u201cmiq\u00ebsore\u201d t\u00eb ushtris\u00eb dhe policis\u00eb serbe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>***<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb Kroaci, Presidenti i Serbis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb teatrale dor\u00ebzoi tek homolog\u00ebt e tij t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr tre t\u00eb zhdukur, duke demonstruar d\u00ebshir\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur fatin e m\u00eb shum\u00eb se 10,000 personave q\u00eb jan\u00eb ende t\u00eb zhdukur q\u00eb nga periudha e luft\u00ebs n\u00eb vitet 1990. Kroacia deklaroi se ky informacion ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me raste t\u00eb personave q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb gjetur. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb t\u00eb zhdukurit p\u00ebrdoren si arm\u00eb diplomatike n\u00eb duart e qeverive nacionaliste t\u00eb Ballkanit, n\u00eb vend se t\u00eb trajtohen si problem humanitar q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efikase. Komisioni Evropian ia p\u00ebrkujton k\u00ebt\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Raportin e Progresit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga marsi i vitit 2018, n\u00eb rajon jan\u00eb 10,332 persona fati i t\u00eb cil\u00ebve nuk dihet: 6,675 t\u00eb zhdukur jan\u00eb nga konflikti n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, 2,057 nga konflikti n\u00eb Kroaci dhe 1,658 nga konflikti n\u00eb Kosov\u00eb. Shum\u00eb familje jan\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb zbulojn\u00eb se ku gjenden mbetjet mortore t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjeve t\u00eb tyre, mir\u00ebpo qeverit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin po d\u00ebrgojn\u00eb mesazhin q\u00eb ish-presidenti i Serbis\u00eb Tomisllav Nikoliq i d\u00ebrgoi ish-prokurorit p\u00ebr krime lufte: \u201cAi duhet t\u00eb mendoj\u00eb se \u00e7far\u00eb po zhvarros n\u00eb Serbi\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr imazhin e nj\u00eb vendi t\u00eb zbuloj\u00eb varrez\u00eb masive t\u00eb re n\u00eb ndonj\u00eb Batajnic\u00eb t\u00eb re apo Petrovo Sello t\u00eb ri. T\u00eb dh\u00ebnat nga Bosnja dhe Hercegovina jan\u00eb paralajm\u00ebrim i mjaftuesh\u00ebm se \u00e7far\u00eb rezultatesh tmerruese mund t\u00eb dalin nga ndonj\u00eb k\u00ebrkim i v\u00ebrtet\u00eb dhe deri tani, k\u00ebrkimet p\u00ebr t\u00eb zhdukur kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb zhvarrosjen e 456 f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb 9 foshnja. K\u00ebtu, nuk ka shenja se dikush mund t\u00eb jet\u00eb duke k\u00ebrkuar p\u00ebr varreza masive apo persona t\u00eb varrosur n\u00ebp\u00ebr fushat, guroret apo pyjet e Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>***<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb fundmi, Raporti i Progresit t\u00eb KE-s\u00eb deklaron se Serbia ka d\u00ebshtuar n\u00eb plot\u00ebsimin e kushtit detyrues p\u00ebr t\u00eb ekstraduar tre pjes\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb stafit t\u00eb Vojisllav Sheshelit t\u00eb akuzuar p\u00ebr p\u00ebrbuzje t\u00eb gjykat\u00ebs, m\u00eb sakt\u00ebsisht, p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnim dhe dh\u00ebnie rryshfeti d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb rastin e Vojisllav Sheshelit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, s\u00ebrish gjith\u00e7ka ishte \u201csipas ligjit\u201d. Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Beograd vendosi q\u00eb ata t\u00eb mos arrestohen dhe t\u00eb mos ekstradohen n\u00eb Hag\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj aktakuze. Nuk dihet se deri n\u00eb \u00e7\u2019shkall\u00eb Gjykata ka qen\u00eb e ndikuar nga fakti se n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebjn\u00eb fjal\u00eb disa nga pikat e aktakuz\u00ebs kund\u00ebr Jojiqit, Ostojiqit dhe Radet\u00ebs, Aleksandar Vu\u00e7iqi ka qen\u00eb k\u00ebshilltari ligjor i Sheshelit dhe Tomisllav Nikoliqi drejtuesi i ekipit t\u00eb tij ligjor. Po ashtu, nuk dihet se \u00e7far\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh \u201cligjore\u201d ka kryer udh\u00ebheq\u00ebsi aktual p\u00ebr pajtimin n\u00eb Ballkan p\u00ebr shefin e tij dhe p\u00ebr babain e tij politik, mir\u00ebpo nga vendimet e fundit gjyq\u00ebsore, nga deklaratat politike dhe nga heshtja e Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit p\u00ebr Krime Lufte \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nuk duhet t\u00eb presim q\u00eb Raporti i Progresit i KE-s\u00eb i radh\u00ebs t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb se sa i kaluari. Po kush e vret mendjen se \u00e7far\u00eb shkruajn\u00eb diplomat\u00ebt evropian\u00eb! Ata nuk votojn\u00eb n\u00eb Serbi dhe nuk mund t\u00eb dalin d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb gjykime p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr oficer\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb dhe t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si rojet pretoriane t\u00eb k\u00ebtij regjimi t\u00eb kalamendur, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nevoja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Svetllana Llukiq<\/strong> \u00ebsht\u00eb gazetare prej shum\u00eb koh\u00ebs, me baz\u00eb n\u00eb Beograd&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto:&nbsp;Rade Vilimonoviq N\u00eb koh\u00ebn kur u publikua Raporti i Progresit p\u00ebr Serbin\u00eb i BE-s\u00eb ku nga Serbia k\u00ebrkohej nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb \u201cdemonstronte p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb nxiste besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe pajtim\u201d, pati nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme verbale nd\u00ebrmjet politikan\u00ebve serb\u00eb dhe kroat\u00eb. Duke reaguar ndaj nj\u00eb provokimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2243,"comment_status":"open","ping_status":"publish","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_editorskit_title_hidden":false,"_editorskit_reading_time":0,"_editorskit_is_block_options_detached":false,"_editorskit_block_options_position":"{}","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-3488","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog-al"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.7 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike - DWP-BALKAN<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"noindex, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike - DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Foto:&nbsp;Rade Vilimonoviq N\u00eb koh\u00ebn kur u publikua Raporti i Progresit p\u00ebr Serbin\u00eb i BE-s\u00eb ku nga Serbia k\u00ebrkohej nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb \u201cdemonstronte p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb nxiste besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe pajtim\u201d, pati nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme verbale nd\u00ebrmjet politikan\u00ebve serb\u00eb dhe kroat\u00eb. Duke reaguar ndaj nj\u00eb provokimi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-05-14T12:57:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-01-06T12:58:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/rsz_photo.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"512\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"342\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"DWPBALKAN\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"headline\":\"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike\",\"datePublished\":\"2018-05-14T12:57:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-01-06T12:58:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/\"},\"wordCount\":2792,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/rsz_photo.jpg\",\"articleSection\":[\"Kolumnet\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/\",\"name\":\"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike - DWP-BALKAN\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/rsz_photo.jpg\",\"datePublished\":\"2018-05-14T12:57:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-01-06T12:58:17+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/rsz_photo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/rsz_photo.jpg\",\"width\":512,\"height\":342},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\",\"name\":\"DWP-BALKAN\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\",\"name\":\"DWPBALKAN\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"DWPBALKAN\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/author\\\/dwpbalkan\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike - DWP-BALKAN","robots":{"index":"noindex","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike - DWP-BALKAN","og_description":"Foto:&nbsp;Rade Vilimonoviq N\u00eb koh\u00ebn kur u publikua Raporti i Progresit p\u00ebr Serbin\u00eb i BE-s\u00eb ku nga Serbia k\u00ebrkohej nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb \u201cdemonstronte p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb nxiste besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe pajtim\u201d, pati nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme verbale nd\u00ebrmjet politikan\u00ebve serb\u00eb dhe kroat\u00eb. Duke reaguar ndaj nj\u00eb provokimi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/","og_site_name":"DWP-BALKAN","article_published_time":"2018-05-14T12:57:00+00:00","article_modified_time":"2022-01-06T12:58:17+00:00","og_image":[{"width":512,"height":342,"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/rsz_photo.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"DWPBALKAN","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"DWPBALKAN","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/"},"author":{"name":"DWPBALKAN","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"headline":"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike","datePublished":"2018-05-14T12:57:00+00:00","dateModified":"2022-01-06T12:58:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/"},"wordCount":2792,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/rsz_photo.jpg","articleSection":["Kolumnet"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/","name":"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike - DWP-BALKAN","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/rsz_photo.jpg","datePublished":"2018-05-14T12:57:00+00:00","dateModified":"2022-01-06T12:58:17+00:00","author":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/#primaryimage","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/rsz_photo.jpg","contentUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/rsz_photo.jpg","width":512,"height":342},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/nen-hijen-e-luftes-diplomatike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00ebn hijen e luft\u00ebs diplomatike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/","name":"DWP-BALKAN","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d","name":"DWPBALKAN","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","caption":"DWPBALKAN"},"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/author\/dwpbalkan\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3488"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3488\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3489,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3488\/revisions\/3489"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}