{"id":3887,"date":"2020-12-23T12:50:00","date_gmt":"2020-12-23T12:50:00","guid":{"rendered":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?p=3887"},"modified":"2022-01-13T12:51:01","modified_gmt":"2022-01-13T12:51:01","slug":"ska-atdhe-per-te-moshuarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/","title":{"rendered":"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit"},"content":{"rendered":"<div style=\"margin-top: 0px; margin-bottom: 0px;\" class=\"sharethis-inline-share-buttons\" ><\/div>\n<p>Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet pas miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Rehabilitim t\u00eb vitit 2006, \u00ebsht\u00eb ende e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh gjykata kompetente n\u00eb Serbi q\u00eb nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb vendime sipas k\u00ebtij Ligji.<a href=\"#_ftn1\"><sup>[1]<\/sup><\/a> Mir\u00ebpo fokusi i ve\u00e7ant\u00eb i k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb tek puna e Gjykat\u00ebs s\u00eb Qarkut n\u00eb Shabac. Para s\u00eb gjithash, Gjykata e Qarkut n\u00eb Shabac ishte nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb zellshmet p\u00ebr t\u00eb miratuar k\u00ebrkesat p\u00ebr rehabilitim, s\u00eb paku n\u00eb vitet e para pas miratimit t\u00eb ligjit. Gjykata e Qarkut n\u00eb Shabac, n\u00eb fakt, panelet e kryesuara n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nga Gjyqtari Gojko Llazarev, s\u00eb paku n\u00eb vitet e para pas miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Rehabilitim t\u00eb vitit 2006, jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht interesante. Vet\u00ebm dy vjet pas miratimit t\u00eb k\u00ebtij Ligji, Gjyqtari Llazarev, bashk\u00eb me gazetarin Miroljub Mijushkoviq, botuan nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb titulluar <em>N\u00ebn \u00e7ekanin e ideologjis\u00eb<\/em>, nj\u00eb burim ky i vlefsh\u00ebm p\u00ebr hulumtuesit e interesuar p\u00ebr praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore. Ky lib\u00ebr jep informata t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr vendimet e marra n\u00eb vitet 2006 dhe 2007 dhe se si autor\u00ebt e tij e kan\u00eb kuptuar kontekstin historik n\u00eb t\u00eb cilin jepeshin d\u00ebnime kund\u00ebr personave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt tani k\u00ebrkohej rehabilitimi. Autor\u00ebt e librit Llazarev dhe Mijushkoviq v\u00ebzhgojn\u00eb se: \u201cteoria ligjore gjithashtu t\u00eb \u00e7on tek Rezoluta 1096 p\u00ebr masat e shthurrjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb ish-sistemeve komuniste totalitare, e miratuar nga Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs m\u00eb 27 qershor 1996\u201d. Ata theksojn\u00eb m\u00eb tej se: \u201csipas k\u00ebsaj Rezolute, procesi i shthurrjes do t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi parimet e demilitarizimit, decentralizimit, privatizimit dhe deburokratizimit\u201d p\u00ebr t\u00eb \u201cnd\u00ebrtuar shoq\u00ebri, institucione dhe individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u201d \u201ckryesisht p\u00ebrmes ligjit\u201d. Llazarevi dhe Mijushkoviqi e kuptojn\u00eb se dispozita si k\u00ebto ia kan\u00eb hapur der\u00ebn miratimit t\u00eb legjislacionit rehabilitues, jo vet\u00ebm n\u00eb Serbi, por edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera ku socializmi dhe regjimet komuniste kolapsuan vet\u00ebm pak m\u00eb her\u00ebt. Kjo Rezolut\u00eb dhe dokumenta t\u00eb ngjash\u00ebm, t\u00eb miratuar kryesisht nga institucionet evropiane, kan\u00eb sh\u00ebrbyer jo vet\u00ebm si baz\u00eb p\u00ebr delegjitimizimin e \u2018ish-regjimeve\u2019, por edhe p\u00ebr kriminalizimin shum\u00eb t\u00eb pamatur dhe madje t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb regjimeve komuniste.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 7 dhjetor 2006, paneli i Gjykat\u00ebs s\u00eb Qarkut n\u00eb Shabac, i kryesuar nga Gjyqtari Lazarev, miratoi vendimin q\u00eb e miratonte k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rehabilitimin e \u201ct\u00eb ndjerit Pavle Kurtoviq, ish nga Shabaci, Rruga Karagjorgje 39,<a href=\"#_ftn2\"><sup>[2]<\/sup><\/a> lindur m\u00eb 1887 nga babai Kosta Kurtoviq dhe n\u00ebna Danica, e lindur Piroshki.\u201d<a href=\"#_ftn3\"><sup>[3]<\/sup><\/a> Ky vendim p\u00ebrcaktonte se \u201ci ndjeri Pavle Kurtoviq u vra n\u00eb Shabac m\u00eb 27 tetor 1944, nga pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes partizane, pa ndonj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor apo gjykim, p\u00ebr arsye ideologjike dhe politike, si viktim\u00eb e persekutimit dhe dhun\u00ebs, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e drejta e tij p\u00ebr jet\u00eb u shkel\u201d. Duke lexuar vendimin p\u00ebr rehabilitimin e Pavle Kurtoviqit dhe arsyetimin n\u00eb t\u00eb, mund t\u00eb arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se paneli i Gjyqtarit Lazarev pothuajse nuk kishte asnj\u00eb informat\u00eb t\u00eb thelluar p\u00ebr rrjedh\u00ebn e ngjarjeve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb sotme dhe q\u00eb ishte n\u00ebn pushtim gjerman dhe p\u00ebrfshinte edhe Shabacin. Duke i privuar nga konteksti vitet e luft\u00ebs: nga pushtimi, kolaboracionizmi, terrori n\u00eb mas\u00eb kund\u00ebr popullsis\u00eb civile, rezistenca antifashiste, an\u00ebtar\u00ebt e panelit q\u00eb rehabilitoi Pavle Kurtoviqin zgjodh\u00ebn interpretimin problematik t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe Shabacit gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, m\u00eb s\u00eb paku. Nj\u00eb interpretim i till\u00eb e sheh ardhjen e komunist\u00ebve n\u00eb pushtet n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1944 ekskluzivisht p\u00ebrmes prizmit t\u00eb atij q\u00eb quhej \u2018revolucion\u2019 gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb socialiste, nd\u00ebrsa sot quhet \u2018luft\u00eb civile\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjykata paraqiti disa prova p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se Kurtoviqi nuk kishte dal\u00eb para gjyqit. N\u00eb mesin e provave t\u00eb refuzuara nga Gjykata ishte komunikimi i Dhom\u00ebs s\u00eb Qarkut t\u00eb Gjykat\u00ebs Ushtarake t\u00eb Trupave t\u00eb Zon\u00ebs Ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb Per\u00ebndimore, botuar n\u00eb gazet\u00ebn lokale <em>Glas Podrinja<\/em>, ku tregohej se Dhoma e kishte nxjerr\u00eb Kurtoviqin para gjyqit dhe e kishte d\u00ebnuar me vdekje me pushkatim, me \u201chumbje t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb nderuara dhe me konfiskim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pron\u00ebs s\u00eb armikut t\u00eb popullit, Pavle Kurtoviq\u2026 sepse n\u00eb vitin 1941, me n\u00ebnshkrimin e tij t\u00eb plot\u00eb, ai kishte raportuar tet\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Shabacit n\u00eb Gestapo, duke i cil\u00ebsuar si komunist\u00eb\u201d. Arsyeja q\u00eb kjo prov\u00eb nuk u mor parasysh \u00ebsht\u00eb sepse Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se burri i cili ishte pushkatuar m\u00eb 27 tetor 1944 nuk mund t\u00eb kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb funksionale dy muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dosja policore p\u00ebr Llazar Petroviqin, q\u00eb ruhet n\u00eb Fondin e Policis\u00eb Speciale t\u00eb Qytetit t\u00eb Beogradit pran\u00eb Arkivit Historik t\u00eb Beogradit,<a href=\"#_ftn4\"><sup>[4]<\/sup><\/a> q\u00eb nuk ishte marr\u00eb parasysh gjat\u00eb vendimit p\u00ebr rehabilitim, tregon nj\u00eb rol krejt\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Pavle Kurtoviqit gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. I pari nga dy grupe t\u00eb dokumentave p\u00ebrmban dy dokumenta t\u00eb klasifikuar n\u00eb dosje, me titullin \u201cKurtoviq Paul, 14-22.8.1958\u201d. Q\u00eb t\u00eb dy dokumentat jan\u00eb krijuar pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb gusht 1958. I pari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr nga Departamenti i Siguris\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Sekretariatit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kontes\u00eb s\u00eb Shabacit q\u00eb mban dat\u00ebn 14 gusht 1958. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, Departamenti i Siguris\u00eb s\u00eb Kontes\u00eb s\u00eb Shabacit k\u00ebrkon t\u00eb dij\u00eb nga Sekretariati i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Serbis\u00eb \u201cn\u00ebse Kurtoviq Paul, farmacist, me adres\u00ebn n\u00eb Shabac, Rruga e Beogradit 39 gjat\u00eb luft\u00ebs, [nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb], ishte gjall\u00eb, ku ishte dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebnte\u201d. Ky dokument tregon m\u00eb tej se k\u00ebrkesa p\u00ebr informacion i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb instanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sepse nd\u00ebrkoh\u00eb, Departamenti i Shabacit i Agjencis\u00eb s\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror (DB) arriti t\u00eb siguroj\u00eb, sikurse deklaron, \u201cmaterial kompromentues nga koha e pushtimit\u201d. Shtat\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Sekretariati i Shtetit u p\u00ebrgjigj se \u201cpersoni i k\u00ebrkuar Kurtoviq Pavle Pavel, farmacist nga Shabac, u pushkatua nga ne n\u00eb vitin 1944 me rastin e \u00e7lirimit t\u00eb Shabacit\u201d. Materiali kompromentues nga koha e pushtimit q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb letr\u00ebn e Departamentit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Shabacit \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt pjes\u00eb e grupit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb dokumenteve q\u00eb gjenden n\u00eb dosjen e Dr. Llaza Petroviqit, q\u00eb Policia Kolaboracioniste e Millan Nediqit \u2018regjistroi\u2019 n\u00eb evidenc\u00eb me komentin se ai \u201cdyshohej si komunist nga Shabaci me rrethin\u00eb\u201d, bashk\u00eb me gjasht\u00eb burra t\u00eb tjer\u00eb: Gjura Ostojiqin, Ilija Rankoviqin, Rista Ukropin\u00ebn, Petar Saviqin, Selimir Jevtiqin dhe Zhika Popoviqin. Dokumentat n\u00eb dosjen e Dr. Llaza Petroviqit tregojn\u00eb se Policis\u00eb Speciale t\u00eb Qytetit t\u00eb Beogradit i ishte d\u00ebrguar raporti nga agjenti i Gestapos me dat\u00ebn 16 shtator 1941, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb komunikimit me informatorin e tij pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Emri i informatorit ishte Paul Kurtoviq, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb cilit \u201cai kishte q\u00ebndruar p\u00ebr disa jav\u00eb\u201d dhe i cili \u201clutej q\u00eb emri i tij t\u00eb trajtohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konfidenciale\u201d. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb nga ky burim historik se n\u00eb shtator 1941, informatori i policis\u00eb Pavle Paul Kurtoviqi kishte denoncuar gjat\u00eb bised\u00ebs s\u00eb tij me agjentin policor gjerman emrat e plot\u00eb t\u00eb tet\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb tij: Dr. Llazar Petroviqin, Dr. Gjura Ostojiqin, Ilija Rankoviqin, Rista Ukropin\u00ebn, Petar Saviqin, Selimir Jevtiqin, Zhika Popoviqin dhe Jovan Bllagojeviqin. P\u00ebrve\u00e7 tyre, ai kishte p\u00ebrmendur n\u00eb deklarat\u00ebn e tij edhe vajz\u00ebn e Jovan Bllagojeviqit, Vera Bllagojeviqin.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen <em>Blic<\/em> m\u00eb 7 korrik 2016, po at\u00eb dit\u00eb q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb festohet si Dita e Kryengritjes Serbe n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Gjyqtari Llazarev, q\u00eb gjithashtu ka rehabilituar edhe dy xhandar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Kolaboracioniste Serbe t\u00eb vrar\u00eb nga Zhikica Jovanoviq Shpanac m\u00eb 7 korrik 1941, e nj\u00ebjta polici q\u00eb hapi dosjen p\u00ebr Dr. Llaza Petroviqin mbi baz\u00ebn e informat\u00ebs nga Pavle Kurtoviqi, tha: \u201cNj\u00eb hero i luft\u00ebs m\u00eb tha se ishte e turpshme q\u00eb jam gjyqtar. Nuk reagova, sepse duhet koh\u00eb p\u00ebr ta pranuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d.<a href=\"#_ftn5\"><sup>[5]<\/sup><\/a> Ky hero i luft\u00ebs, edhe pse i deklaruar si i till\u00eb pas vdekjes, me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Kryengritjes Serbe m\u00eb 7 korrik 1953, nuk ishte Vera Bllagojeviqi. Sot, Vera Bllagojeviqi, bashk\u00eb me aktet e saj heroike, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend ku rron nd\u00ebrgjegja e shoq\u00ebris\u00eb serbe \u2013 n\u00eb margjina t\u00eb realitetit ton\u00eb shoq\u00ebror dhe politik. M\u00eb larg nga k\u00ebto margjina jan\u00eb vet\u00ebm institucionet e sistemit ligjor. Vras mendjen \u2013 deri kur?<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Sanja Petroviq Todosijeviq<\/p>\n\n\n\n<p>Bashk\u00ebpun\u00ebtore Hulumtuese pran\u00eb Institutit p\u00ebr Historin\u00eb e Vonshme t\u00eb Serbis\u00eb, Beograd&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>The full text could be found on the <a href=\"..\/kcfinder\/upload\/file\/BP15%20No%20Country%20for%20Old%20Men%20Sanja%20Petrovic%20long%20version%20BHS%20proofread%20ispravljena.pdf\">link.<\/a><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref1\"><sup>[1]<\/sup><\/a> Pes\u00eb vjet pas miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Rehabilitim, n\u00eb vitin 2011 u miratua nj\u00eb ligj i plot\u00ebsuar dhe i amenduar me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref2\"><sup>[2]<\/sup><\/a> Gjat\u00eb LDB-s\u00eb quhej Rruga e Beogradit.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref3\"><sup>[3]<\/sup><\/a> Teksti i vendimit dhe arsyetimit t\u00eb vendimit q\u00eb rehabiliton Pavle Kurtoviqin u botua n\u00eb librin &#8216;N\u00ebn \u00e7ekanin e ideologjis\u00eb&#8217;: Gojko Lazarev, Miroljub Mijushkoviq, <em>Pod maljem ideologije<\/em>, Shabac: Grafika \u0160abac, 2008, 24, 38\u201342.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref4\"><sup>[4]<\/sup><\/a> Istorijski arhiv Beograda, Uprava Grada Beograda, Specijalna policija IV-46\/9-3, k. 286\/4 Dosije Petrovi\u0107 Lazara<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref5\"><sup>[5]<\/sup><\/a> <a href=\"https:\/\/www.blic.rs\/vesti\/drustvo\/kontroverze-sudija-koji-je-rehabilitovao-zandarme-iz-bele-crkve-zikica-spanac-7-jula\/31wz97l\">https:\/\/\u00eb\u00eb\u00eb.blic.rs\/vesti\/drustvo\/kontroverze-sudija-koji-je-rehabilitovao-zandarme-iz-bele-crkve-zikica-spanac-7-jula\/31\u00ebz97l<\/a> (accessed on 13 November 2020)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet pas miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Rehabilitim t\u00eb vitit 2006, \u00ebsht\u00eb ende e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh gjykata kompetente n\u00eb Serbi q\u00eb nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb vendime sipas k\u00ebtij Ligji.[1] Mir\u00ebpo fokusi i ve\u00e7ant\u00eb i k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb tek puna e Gjykat\u00ebs s\u00eb Qarkut n\u00eb Shabac. Para s\u00eb gjithash, Gjykata e Qarkut n\u00eb Shabac ishte nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb zellshmet p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2820,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_editorskit_title_hidden":false,"_editorskit_reading_time":0,"_editorskit_is_block_options_detached":false,"_editorskit_block_options_position":"{}","footnotes":""},"categories":[814],"tags":[],"class_list":["post-3887","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-balkan-perspectives-15-alb"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit - DWP-BALKAN<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"noindex, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit - DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet pas miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Rehabilitim t\u00eb vitit 2006, \u00ebsht\u00eb ende e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh gjykata kompetente n\u00eb Serbi q\u00eb nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb vendime sipas k\u00ebtij Ligji.[1] Mir\u00ebpo fokusi i ve\u00e7ant\u00eb i k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb tek puna e Gjykat\u00ebs s\u00eb Qarkut n\u00eb Shabac. Para s\u00eb gjithash, Gjykata e Qarkut n\u00eb Shabac ishte nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb zellshmet p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-23T12:50:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-01-13T12:51:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/SANJA-PETROVIC.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"471\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"DWPBALKAN\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"headline\":\"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit\",\"datePublished\":\"2020-12-23T12:50:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-01-13T12:51:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/\"},\"wordCount\":1594,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/SANJA-PETROVIC.jpg\",\"articleSection\":[\"Balkan.Perspectives #15 - ALB\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/\",\"name\":\"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit - DWP-BALKAN\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/SANJA-PETROVIC.jpg\",\"datePublished\":\"2020-12-23T12:50:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-01-13T12:51:01+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/SANJA-PETROVIC.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/SANJA-PETROVIC.jpg\",\"width\":800,\"height\":471},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\",\"name\":\"DWP-BALKAN\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\",\"name\":\"DWPBALKAN\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"DWPBALKAN\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/author\\\/dwpbalkan\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit - DWP-BALKAN","robots":{"index":"noindex","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit - DWP-BALKAN","og_description":"Kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet pas miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Rehabilitim t\u00eb vitit 2006, \u00ebsht\u00eb ende e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh gjykata kompetente n\u00eb Serbi q\u00eb nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb vendime sipas k\u00ebtij Ligji.[1] Mir\u00ebpo fokusi i ve\u00e7ant\u00eb i k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb tek puna e Gjykat\u00ebs s\u00eb Qarkut n\u00eb Shabac. Para s\u00eb gjithash, Gjykata e Qarkut n\u00eb Shabac ishte nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb zellshmet p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/","og_site_name":"DWP-BALKAN","article_published_time":"2020-12-23T12:50:00+00:00","article_modified_time":"2022-01-13T12:51:01+00:00","og_image":[{"width":800,"height":471,"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/SANJA-PETROVIC.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"DWPBALKAN","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"DWPBALKAN","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/"},"author":{"name":"DWPBALKAN","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"headline":"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit","datePublished":"2020-12-23T12:50:00+00:00","dateModified":"2022-01-13T12:51:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/"},"wordCount":1594,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/SANJA-PETROVIC.jpg","articleSection":["Balkan.Perspectives #15 - ALB"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/","name":"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit - DWP-BALKAN","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/SANJA-PETROVIC.jpg","datePublished":"2020-12-23T12:50:00+00:00","dateModified":"2022-01-13T12:51:01+00:00","author":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/#primaryimage","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/SANJA-PETROVIC.jpg","contentUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/SANJA-PETROVIC.jpg","width":800,"height":471},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/ska-atdhe-per-te-moshuarit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"S\u2019ka atdhe p\u00ebr t\u00eb moshuarit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/","name":"DWP-BALKAN","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d","name":"DWPBALKAN","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","caption":"DWPBALKAN"},"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/author\/dwpbalkan\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3887"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3887\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3888,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3887\/revisions\/3888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2820"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}