{"id":554,"date":"2018-04-26T20:39:00","date_gmt":"2018-04-26T20:39:00","guid":{"rendered":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?p=554"},"modified":"2022-06-13T19:00:38","modified_gmt":"2022-06-13T19:00:38","slug":"kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/","title":{"rendered":"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN"},"content":{"rendered":"<div style=\"margin-top: 0px; margin-bottom: 0px;\" class=\"sharethis-inline-share-buttons\" ><\/div>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AUTOR: EUGEN JAKOV\u00c7IQ<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha n\u00eb Ahmiqi (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb) me rreth nj\u00ebzet\u00eb aktivist\u00eb nga organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kroaci. Pastaj, u b\u00ebm\u00eb nderimet tona edhe viktimave n\u00eb Trusina (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb). N\u00eb Ahmiqi na prit\u00ebn ngroht\u00eb dhe mesazhi i popullat\u00ebs vendase ishte: \u201cJeni treguar guximtar\u00eb q\u00eb erdh\u00ebt k\u00ebtu. Ju falenderojm\u00eb q\u00eb ndani dhimbjen me ne\u201d. U prek\u00ebm sidomos nga mesazhi n\u00eb Trusina, ku kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Viktimave deklaroi: \u201cT\u00eb gjitha viktimat jan\u00eb nj\u00ebsoj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pavar\u00ebsisht se cilit grup etnik i p\u00ebrkasin. Secila n\u00ebn\u00eb vajton vdekjen e tyre\u201d. Q\u00eb nga krimet n\u00eb Ahmiqi (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb) ka kaluar nj\u00eb \u00e7erek shekulli. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat t\u00eb Bosnjes Qendrore, Batalioni i Kat\u00ebrt i Policis\u00eb ushtarake t\u00eb K\u00ebshillit Kroat t\u00eb Mbrojtjes dhe \u201cXhoker\u00ebt\u201d, nj\u00eb nj\u00ebsi speciale e forcave policore t\u00eb lartp\u00ebrmendura, vran\u00eb 116 civil\u00eb boshnjak\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 32 ishin gra dhe 11 f\u00ebmij\u00eb (f\u00ebmija m\u00eb i vog\u00ebl ishte vet\u00ebm tre muajsh), m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 16 prill 1993.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy or\u00eb pas krimit n\u00eb Ahmiqi, ushtar\u00ebt e Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, Nj\u00ebsia Zulfikar, vran\u00eb 15 civil\u00eb kroat\u00eb dhe shtat\u00eb ushtar\u00eb n\u00eb fshatin Trusina pran\u00eb Konjicit (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb). Kryesit e krimeve n\u00eb Ahmiqi dhe Trusina, sidomos komandant\u00ebt, u d\u00ebnuan me burgim t\u00eb gjat\u00eb dhe disa prej tyre u fut\u00ebn n\u00eb burg pas nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kishin kaluar t\u00eb fshehur, koh\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs organet shtet\u00ebrore u kishin siguruar logjistik\u00eb dhe forma t\u00eb ndryshme t\u00eb ndihm\u00ebs. Kriminel\u00ebt nga Ahmiqi iu shmang\u00ebn p\u00ebr ca koh\u00eb Tribunalit Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (TPNJ) sa ishin n\u00eb Kroaci, me ndihm\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb ish-presidentit kroat Franjo Tugjman. Kryesit direkt\u00eb t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs \u2013 Pashko Ljubi\u00e7iq, Vllado Qosiq, Ante Slishkoviq dhe Tomo Vllajiq \u2013 jetuan n\u00ebn identitete t\u00eb rreme n\u00eb periferit\u00eb e Zagrebit dhe Zar\u00ebs. Operacioni p\u00ebr shp\u00ebtimin e kriminel\u00ebve t\u00eb Ahmiqit u udh\u00ebhoq nga Markica Rebiq, ish-shefi i sh\u00ebrbimit ushtarak dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb Kroate.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke iu referuar k\u00ebsaj p\u00ebrvoje, sociologu i njohur kroat dhe bashk\u00ebudh\u00ebtari im n\u00eb udh\u00ebtimin q\u00eb e p\u00ebrmenda, Drazhen Llalliq (autor i hulumtimit \u201cBallafaqimi me t\u00eb kaluar\u00ebn \u2013 pik\u00ebpamjet dhe opinionet e akter\u00ebve dhe publikut n\u00eb periudh\u00ebn e pas-luft\u00ebs\u201d), shkruajti k\u00ebto fjal\u00eb nm\u00eb tekstin e tij q\u00eb u botua n\u00eb gazet\u00ebn &#8221;Ve\u010dernji list&#8221;: \u201c<strong>Gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Ahmiqi, u shqet\u00ebsova shum\u00eb. E kuptova arsyen kryesore t\u00eb shqet\u00ebsimit tim sapo vura k\u00ebmb\u00eb n\u00eb vendin e vizit\u00ebs: krimet n\u00eb at\u00eb fshat i kishin b\u00ebr\u00eb burra nga grupi im etnik; fakti q\u00eb ata ishin nga nj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk e ndryshonte k\u00ebt\u00eb fakt\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ashtu si ka th\u00ebn\u00eb kolegu Llalliq, pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb \u201ckriminieli gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb individ\u2026 dhe se nuk \u00ebsht\u00eb logjike q\u00eb t\u2019i b\u00ebhen akuza morale nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb (Karl Jaspers)\u201d gj\u00ebrat nuk jan\u00eb aq t\u00eb thjeshta dhe k\u00ebtu arrijm\u00eb n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb e konsideroj si jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb proceset e ballafaqimit me t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht se <strong>\u201cedhe pse t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb i p\u00ebrkasin nj\u00eb populli t\u00eb caktuar nuk jan\u00eb fajtor\u00eb p\u00ebr krime e kryera n\u00eb emrin e tyre, ata nuk duhet t\u00eb ndjehen t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pafajsh\u00ebm\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryesisht synoj t\u00eb them se kjo form\u00eb e purifikimit duhet t\u00eb pritet nga udh\u00ebheq\u00ebsit e nj\u00eb populli t\u00eb caktuar. Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr popullin kroat, qoft\u00eb n\u00eb Kroaci apo Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, atij i mungojn\u00eb politikan\u00ebt q\u00eb do ta pranonin k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb njer\u00ebzore dhe t\u00eb arsyeshme, pasi nj\u00eb num\u00ebr i madh i krimeve n\u00eb vitet 1990 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit n\u00eb fjal\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ish-Jugosllavin\u00eb. Kjo ka qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e theksuar n\u00eb vitet e fundit, sidomos gjat\u00eb situatave kur Tribunali i Hag\u00ebs ka shpallur aktgjykimet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale individuale, pavar\u00ebsisht faktit a ishin aktgjykime q\u00eb d\u00ebnonin apo lironin nga akuzat t\u00eb ashtuquajturit \u201cdjemt\u00eb tan\u00eb\u201d. Akti tragjik i pirjes s\u00eb helmit q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb nga kryesit e d\u00ebnuar p\u00ebr krime luft\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb prej aktgjykimeve t\u00eb fundit t\u00eb tribunalit ad hoc t\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb rastin e P\u00ebrlliq dhe t\u00eb tjer\u00ebt&nbsp;<a href=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/bh\/blog_one.php?cat_id=8&amp;text_id=51#_ftn1\">[1]<\/a>, rast ku kam qen\u00eb personalisht i pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit gjat\u00eb shpalljes s\u00eb aktgjykimit, ka treguar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon ne ende jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb sipas s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb me fanatiz\u00ebm t\u00eb d\u00ebshmosh \u201ct\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d t\u00ebnde dhe heroizmin se sa t\u00eb kujdesesh p\u00ebr njer\u00ebzit e tu, njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb duan dhe q\u00eb t\u00eb besojn\u00eb. Ky akt individual tragjik p\u00ebr fat t\u00eb keq i ka privuar vet\u00eb viktimat nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb arritur drejt\u00ebsin\u00eb. Ashtu si ka paralajm\u00ebruar Mille Llasiq, profesor pran\u00eb Fakultetit t\u00eb Filozofis\u00eb s\u00eb Univesitetit t\u00eb Mostarit, gjat\u00eb nj\u00eb interviste me \u201cSlobodna Dalmacija\u201d n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, \u201caktgjykimi i Hag\u00ebs n\u00eb rastin e kroat\u00ebve nga Bosnje dhe Hercegovina, i ngarkuar me aktin tragjik t\u00eb vet\u00ebvrasjes s\u00eb gjeneralit Pralljak, do t\u2019i kontribuoj\u00eb fitores s\u00eb kultur\u00ebs selektive t\u00eb kujtes\u00ebs n\u00eb rastin e t\u00eb tri etnike n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se viktimat do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb harrohen nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt dhe ata q\u00eb ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr turpin dhe rikthimin n\u00eb barbari do t\u00eb glorifikohen si heronj. Kundrejt kultur\u00ebs s\u00eb kujtes\u00ebs selektive, q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb harres\u00eb e kultivuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme, kultura v\u00ebrtet\u00eb kritike e kujtes\u00ebs kryesisht n\u00ebnkupton ndjenj\u00ebn e turpit p\u00ebr krimet dhe mizorit\u00eb e tjera q\u00eb jan\u00eb kryer kund\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebs humanitare n\u00eb emrin ton\u00eb\u201d. Ai gjithashtu ka shtuar se \u201cne vajtojm\u00eb vet\u00ebm viktimat tona dhe p\u00ebrkujtojm\u00eb vet\u00ebm heronjt\u00eb tan\u00eb, q\u00eb zakonisht jan\u00eb thjesht shfaj\u00ebsime n\u00eb syt\u00eb e nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs etni\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aktgjykimi i p\u00ebrmendur n\u00eb rastin e P\u00ebrlliq dhe t\u00eb tjer\u00ebve \u00ebsht\u00eb ende tem\u00eb q\u00eb nxit kund\u00ebrshti n\u00eb radh\u00ebt e publikut kroat, edhe pse \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i qart\u00eb. Dhoma e Ankesave ka v\u00ebrtetuar shumic\u00ebn e konkluzioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb aktgjykimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb lidhur me karakterin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb Kroacis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb, sipas konkluzionit, \u201cpati fuqi aktuale n\u00eb disa komuna n\u00ebp\u00ebrmjet K\u00ebshillit Kroat t\u00eb Mbrojtjes\u201d. Po ashtu \u00ebsht\u00eb konfirmuar se presidenti Franjo Tugjman, por edhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kroat\u00eb kishin t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim me nd\u00ebrmarrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale t\u00eb t\u00eb akuzuarve, si dhe n\u00eb disa komuna ekzistonte \u201cgjendja e pushtimit\u201d. N\u00eb vend t\u00eb keqardhjes, k\u00ebt\u00eb her\u00eb s\u00ebrish pat\u00ebm reagime prej disa prej politikan\u00ebve m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, q\u00eb gjithnj\u00eb mohojn\u00eb faktet e v\u00ebrtetuara nga gjykata, nd\u00ebrsa viktimat jan\u00eb harruar krejt\u00ebsisht, edhe pse faktet e thon\u00eb qart\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, se aktgjykimi n\u00eb fjal\u00eb ishte kryesisht p\u00ebrgjegj\u00ebsi e individ\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar dhe ish-udh\u00ebheqjes politike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb dhe jo e popullit kroat. Edhe nj\u00ebher\u00eb, nuk pati p\u00ebrballje me faktet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunitetit. Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb tyre, kriminel\u00ebt e d\u00ebnuar t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb fakt u viktimizuan n\u00eb nj\u00eb vajtim kolektiv t\u00eb besimit t\u00eb popullit kroat q\u00eb nuk mund t\u00eb kishte kryer krime n\u00eb luft\u00ebn e supozuar p\u00ebr mbrojtje. Ashtu si dhe kemi par\u00eb n\u00eb shembujt nga Serbia, n\u00eb rastin e Mlladiqit dhe disa raste t\u00eb tjera, p\u00ebr fat t\u00eb keq politikan\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb barazojn\u00eb popujt me kriminel\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe e turpshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Askush nuk m\u00ebrzitet q\u00eb faktet e v\u00ebrtetuara n\u00eb aktgjykimet e Hag\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb burim t\u00eb besuesh\u00ebm materialesh p\u00ebr t\u00eb luftuar mohimin e krimeve, p\u00ebr rind\u00ebrtim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe p\u00ebr p\u00ebrballjen e v\u00ebrtet\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn. Nuk duhej faj\u00ebsuar Tribunali se p\u00ebrse k\u00ebto burime p\u00ebrdoren kaq pak ose nuk p\u00ebrdoren aspak sot dhe se publiku i gjer\u00eb n\u00eb rajon apo ata q\u00eb form\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebdij\u00ebn e publikut jan\u00eb ekskluzivisht t\u00eb interesuar n\u00eb rezultatin final t\u00eb procedurave ligjore \u2013 d\u00ebnimi ose lirimi nga akuzat dhe tek koh\u00ebzgjatja e d\u00ebnimit. K\u00ebtu, gjith\u00e7ka q\u00eb ka \u00e7uar drejt k\u00ebtij rezultati \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfillur: gjith\u00eb ato fakte nga aktgjykimet, t\u00eb v\u00ebrtetuara p\u00ebrmes nj\u00eb procesi rigoroz t\u00eb grumbullimit t\u00eb provave duke respektuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb drejtat e t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo e gjitha \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Kroaci. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2014, aktivist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut ftuan qytetar\u00ebt e Zagrebit t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb paq\u00ebsore p\u00ebrball\u00eb katedrales s\u00eb Zagrebit, protest\u00eb kjo me titullin \u201cN\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrkujtuar viktimat e luft\u00ebs n\u00eb fshatin Ahmiqi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrkat\u00ebsisht, Dario Kordi<img decoding=\"async\" alt=\"Anchor\" src=\"blob:https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/d76a5409-f61a-425f-8869-e396f8ab8123\">qi<a href=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/bh\/blog_one.php?cat_id=8&amp;text_id=51#_ftn2\">[2]<\/a>, i cili u d\u00ebnua p\u00ebr krime lufte me aktgjykim p\u00ebrfundimtar, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb Ahmiqi, erdhi n\u00eb Kroaci n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pasi kishte vuajtur 2\/3 e d\u00ebnimit me burgim. Peshkop\u00ebt e Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Kroaci e prit\u00ebn si hero n\u00eb aeroportin e Zagrebit dhe n\u00eb katedralen e Zagrebit, ku u mbajt nj\u00eb mesh\u00eb p\u00ebr njeriun e d\u00ebnuar nga Tribunali i Hag\u00ebs p\u00ebr masakrimin e civil\u00ebve n\u00eb Ahmiqi. Ashtu si kolegu Llalliq ka th\u00ebn\u00eb, n\u00eb Kroaci dhe gjendja nuk \u00ebsht\u00eb aspak m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb (sidomos n\u00eb Serbi, q\u00eb i ka nisur luft\u00ebrat n\u00eb vendet e ish-Jugosllavis\u00eb), ekziston ende paradoksi sipas t\u00eb cilit <strong>\u201cdisa intelektual\u00eb, aktivist\u00eb p\u00ebr paqe nga shoq\u00ebria civile, teolog\u00eb, gazetar\u00eb si dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dhun\u00eb, ndjehen p\u00ebrgjgj\u00ebs p\u00ebr dhun\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb dhe shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, nd\u00ebrsa ata&nbsp; q\u00eb i kan\u00eb kryer krimet ose ata q\u00eb politikisht dhe moralisht jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto mizori, mohojn\u00eb se \u2018ana e tyre\u2019 t\u2019i ket\u00eb kryer ose p\u00ebrpiqen t\u2019i justifikojn\u00eb dhe t\u2019i glorifikojn\u00eb kriminel\u00ebt\u201d<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ana tjet\u00ebr, drejt\u00ebsia kroate ende \u00ebsht\u00eb e st\u00ebrngarkuar nga nj\u00eb num\u00ebr i madh i krimeve t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb nuk jan\u00eb ndjekur penalisht. Nga 490 krime t\u00eb regjistruara, n\u00eb 169 krime kryesit jan\u00eb t\u00eb panjohur. Nd\u00ebrsa koha kalon, do t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb hetohen krimet e kryera n\u00eb fillimin e viteve 1990, provat materiale do t\u00eb pak\u00ebsohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, po ashtu edhe viktimat e mbijetuara dhe d\u00ebshmitar\u00ebt. N\u00eb raportet vjetore paraprake, <em>Documenta <\/em>ka shkruar p\u00ebr lodhjen e viktimave dhe d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb disa her\u00eb gjat\u00eb procedurave penale. N\u00eb shum\u00eb raste, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb forcave serbe u shmangen organeve gjyq\u00ebsore n\u00eb Republik\u00ebn e Kroacis\u00eb dhe gjykohen n\u00eb munges\u00eb, gj\u00eb q\u00eb thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb bashk\u00ebpunimit rajonal. Trendi i gjykimeve n\u00eb munges\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb serioze n\u00eb praktik\u00ebn e gjykimeve t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs sa i p\u00ebrket respektimit t\u00eb parimit t\u00eb gjykimit t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebr vite me radh\u00eb nuk ka patur ndonj\u00eb korniz\u00eb ligjore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb do t\u00eb garantonte statusin dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr reparacion t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb viktimave civile t\u00eb luft\u00ebs. Po ashtu, procesi i ratifikimit t\u00eb Konvent\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Gjith\u00eb Personave nga Zhdukja e Detyrueshme nuk \u00ebsht\u00eb inicuar dhe Ligji p\u00ebr Personat e Zhdukur gjat\u00eb Luft\u00ebs p\u00ebr Mbrojtje nuk \u00ebsht\u00eb miratuar. Kjo zbraz\u00ebti ligjore e b\u00ebn t\u00eb pamundur p\u00ebr familjet e m\u00eb shum\u00eb se 1600 viktimave t\u00eb sigurojn\u00eb pranim t\u00eb vuajtjeve dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr reparacione.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa raste n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs q\u00eb gjithashtu p\u00ebrfshin edhe krimet e kryera n\u00eb Republik\u00ebn e Kroacis\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar procesin e ballafaqimit me t\u00eb kaluar\u00ebn apo q\u00ebndrimin kritik ndaj krimeve t\u00eb veta. Kjo gj\u00eb nuk e ka nxitur gjyq\u00ebsorin kroat q\u00eb t\u00eb inicoj\u00eb procedura penale n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fakteve t\u00eb v\u00ebrtetuara me aktgjykime p\u00ebrfundimtare dhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krimet e kryera. N\u00eb aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb (Ivan \u00c7ermak) dhe n\u00eb aktgjykimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb dat\u00ebs 16 n\u00ebntor 2012, Ante Gotovina dhe Mlladen Marka\u00e7i u liruan nga akuzat dhe TPNJ-ja ia kaloi vazhdimin e ndjekjes penale p\u00ebr krimet e kryera pa asnj\u00eb dyshim gjyq\u00ebsorit n\u00eb Kroaci. Prokurorit\u00eb kompetente kan\u00eb nxjerr\u00eb vet\u00ebm tri aktakuza, nd\u00ebrsa deri m\u00eb tani, gjykatat kroate kan\u00eb nxjerr\u00eb dy aktgjykime p\u00ebrfundimtare sa i p\u00ebrket krimeve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ashtu si ka deklaruar Mirko Klarin, themeluesi i agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve t\u00eb Hag\u00ebs SENSE, n\u00eb nj\u00eb prej publikimeve t\u00eb <em>Documenta-s<\/em>&nbsp;\u2013 Qendra p\u00ebr Ballafaqimin me t\u00eb Kaluar\u00ebn, organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut ku kam punuar p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb merren me tem\u00ebn e ndjekjes penale t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs, prokurorit\u00eb n\u00eb rajon kan\u00eb trash\u00ebguar nga Haga rastet e qindra, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb mij\u00ebra, t\u00eb dyshuarve q\u00eb jan\u00eb hetuar nga prokuroria e Tribunalit gjat\u00eb dy shekujve t\u00eb fundit, mir\u00ebpo jan\u00eb lejuar t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes rrjet\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr peshqit e m\u00ebdhenj. Krimet e luft\u00ebs nuk jan\u00eb subjekt i parashkrimit dhe deri koh\u00ebve t\u00eb fundit, ka patur gjykime t\u00eb personave t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime lufte t\u00eb kryera gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Gjermani, Hungari, Itali dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera. Nuk ka arsye q\u00eb n\u00eb dekadat n\u00eb vijim n\u00eb rajonin ton\u00eb t\u00eb mos zhvillohen gjykime t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Eugen Jakov\u00e7iq \/&nbsp;<em>Documenta<\/em>&nbsp;\u2013 Qendra p\u00ebr Ballafaqimin me t\u00eb Kaluar\u00ebn<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Eugen JAKOV\u00c7IQ<\/strong>, gazetar dhe aktivist i <em>Documenta<\/em>&nbsp;\u2013 Qendra p\u00ebr Ballafaqimin me t\u00eb Kaluar\u00ebn. Ai ka themeluar dhe ka implementuar projektin medial <em>CENZURA<\/em>&nbsp;nga Spliti p\u00ebr shum\u00eb vite. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, ai ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 400 intervista dhe programe televizive. Ai ka fituar \u00e7mimin e gazetaris\u00eb nga HND Forum 21 p\u00ebr programet televizive m\u00eb t\u00eb mira. Si aktivist dhe gazetar, ai ka p\u00ebrcjell\u00eb tema q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb e luft\u00ebs, mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe lirin\u00eb e medias. Q\u00eb nga viti 2009 ai punon si koordinator p\u00ebr media pran\u00eb <em>Documenta<\/em>, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb nisma t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile kroate dhe rajonale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ballafaqimin me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ka implementuar disa fushata me r\u00ebnd\u00ebsi ky\u00e7e t\u00eb <em>Documenta-s<\/em>&nbsp;q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb drejtat e viktimave civile t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AUTOR: EUGEN JAKOV\u00c7IQ Isha n\u00eb Ahmiqi (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb) me rreth nj\u00ebzet\u00eb aktivist\u00eb nga organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kroaci. Pastaj, u b\u00ebm\u00eb nderimet tona edhe viktimave n\u00eb Trusina (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb). N\u00eb Ahmiqi na prit\u00ebn ngroht\u00eb dhe mesazhi i popullat\u00ebs vendase ishte: \u201cJeni treguar guximtar\u00eb q\u00eb erdh\u00ebt k\u00ebtu. Ju falenderojm\u00eb q\u00eb ndani dhimbjen me ne\u201d. U prek\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5495,"comment_status":"open","ping_status":"publish","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_editorskit_title_hidden":false,"_editorskit_reading_time":8,"_editorskit_is_block_options_detached":false,"_editorskit_block_options_position":"{}","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-554","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog-al"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.0 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN - DWP-BALKAN<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"noindex, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN - DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"AUTOR: EUGEN JAKOV\u00c7IQ Isha n\u00eb Ahmiqi (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb) me rreth nj\u00ebzet\u00eb aktivist\u00eb nga organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kroaci. Pastaj, u b\u00ebm\u00eb nderimet tona edhe viktimave n\u00eb Trusina (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb). N\u00eb Ahmiqi na prit\u00ebn ngroht\u00eb dhe mesazhi i popullat\u00ebs vendase ishte: \u201cJeni treguar guximtar\u00eb q\u00eb erdh\u00ebt k\u00ebtu. Ju falenderojm\u00eb q\u00eb ndani dhimbjen me ne\u201d. U prek\u00ebm [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-04-26T20:39:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-06-13T19:00:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/eugen.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"2048\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1365\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"DWPBALKAN\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"DWPBALKAN\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"headline\":\"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN\",\"datePublished\":\"2018-04-26T20:39:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-06-13T19:00:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/\"},\"wordCount\":2605,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/eugen.jpg\",\"articleSection\":[\"Kolumnet\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/\",\"name\":\"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN - DWP-BALKAN\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/eugen.jpg\",\"datePublished\":\"2018-04-26T20:39:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-06-13T19:00:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/eugen.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/eugen.jpg\",\"width\":2048,\"height\":1365},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\",\"name\":\"DWP-BALKAN\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d\",\"name\":\"DWPBALKAN\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"DWPBALKAN\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/author\\\/dwpbalkan\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN - DWP-BALKAN","robots":{"index":"noindex","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN - DWP-BALKAN","og_description":"AUTOR: EUGEN JAKOV\u00c7IQ Isha n\u00eb Ahmiqi (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb) me rreth nj\u00ebzet\u00eb aktivist\u00eb nga organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kroaci. Pastaj, u b\u00ebm\u00eb nderimet tona edhe viktimave n\u00eb Trusina (Bosnje dhe Hercegovin\u00eb). N\u00eb Ahmiqi na prit\u00ebn ngroht\u00eb dhe mesazhi i popullat\u00ebs vendase ishte: \u201cJeni treguar guximtar\u00eb q\u00eb erdh\u00ebt k\u00ebtu. Ju falenderojm\u00eb q\u00eb ndani dhimbjen me ne\u201d. U prek\u00ebm [&hellip;]","og_url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/","og_site_name":"DWP-BALKAN","article_published_time":"2018-04-26T20:39:00+00:00","article_modified_time":"2022-06-13T19:00:38+00:00","og_image":[{"width":2048,"height":1365,"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/eugen.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"DWPBALKAN","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"DWPBALKAN","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/"},"author":{"name":"DWPBALKAN","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"headline":"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN","datePublished":"2018-04-26T20:39:00+00:00","dateModified":"2022-06-13T19:00:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/"},"wordCount":2605,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/eugen.jpg","articleSection":["Kolumnet"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/","name":"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN - DWP-BALKAN","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/eugen.jpg","datePublished":"2018-04-26T20:39:00+00:00","dateModified":"2022-06-13T19:00:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/#primaryimage","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/eugen.jpg","contentUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/eugen.jpg","width":2048,"height":1365},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/kroacia-ballafaqimi-me-te-kaluaren\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KROACIA \u2013 BALLAFAQIMI ME T\u00cb KALUAR\u00cbN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/","name":"DWP-BALKAN","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/94e01f70a9f8ac0de7af6559b5fc802d","name":"DWPBALKAN","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/860e14507555fe53536d2bd5f0f8121391672605a7c1af4ce2d1ba6ca58de406?s=96&d=mm&r=g","caption":"DWPBALKAN"},"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/author\/dwpbalkan\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=554"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5503,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/554\/revisions\/5503"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}