{"id":6159,"date":"2020-09-30T17:52:00","date_gmt":"2020-09-30T17:52:00","guid":{"rendered":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?p=6159"},"modified":"2022-06-17T17:54:10","modified_gmt":"2022-06-17T17:54:10","slug":"hijet-e-erreta-te-dubrovnikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/","title":{"rendered":"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut"},"content":{"rendered":"<div style=\"margin-top: 0px; margin-bottom: 0px;\" class=\"sharethis-inline-share-buttons\" ><\/div>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kan\u00eb kaluar nj\u00ebzet vjet nga rrethimi i Dubrovnikut, q\u00eb zgjati nga 1 tetori 1991 deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb qershorit 1992. Nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb bukura dhe jo vet\u00ebm n\u00eb rajon, u bombardua nga ushtria e ish-Jugosllavis\u00eb dhe forcat rezerviste malazeze. Teksa monumentet shkat\u00ebrroheshin, sht\u00ebpit\u00eb digjeshin dhe njer\u00ebzit vriteshin, sulmi mbi Dubrovnik u glorifikua nga media n\u00eb Podgoric\u00eb dhe nga agjitator\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve (PDS) q\u00eb ende udh\u00ebhiqet nga presidenti i vendit Millo&nbsp;Gjukanoviq.&nbsp;Ata u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb sulmin ta paraqesin si mbrojtje, pushtimin si \u00e7lirim, krimet si patriotiz\u00ebm. \u201cE urrej shahun p\u00ebr shkak t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb shahut\u201d,&nbsp;ka th\u00ebn\u00eb Gjukanoviqi n\u00eb ethe t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Forcat anti-luft\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequra nga Unioni Liberal, SDP dhe nga reformist\u00ebt, nga e p\u00ebrjavshmja <em>Monitor<\/em>, grupet e intelektual\u00ebve dhe dezertor\u00ebt trima q\u00eb nuk donin t\u00eb marshonin kund\u00ebr fqinj\u00ebve dhe v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb, u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019ia shpjegojn\u00eb publikut se r\u00ebnia e Dubrovnikut do t\u00eb ishte r\u00ebnia edhe e Malit t\u00eb Zi, q\u00eb kishte ndar\u00eb me Kroacin\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb shtet p\u00ebr shtat\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, por edhe nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb lidhjeve t\u00eb nd\u00ebrthurrura p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb ekzistenc\u00ebs mesdhetare. Dubrovniku kishte qen\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr malazez\u00ebt, p\u00ebr ata nga mal\u00ebsia q\u00eb do t\u00eb zbrisnin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tregti me banor\u00ebt e Dubrovnikut dhe p\u00ebr ata nga Boka dhe m\u00eb larg n\u00eb jug q\u00eb shkonin atje p\u00ebr shkollim, trajtime mjek\u00ebsore, martesa\u2026 Malazez\u00ebt gjithnj\u00eb kishin patur dy porta drejt bot\u00ebs s\u00eb jashtme \u2013 nj\u00ebra ishte Beogradi, tjetra Dubrovniku\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashk\u00eb me gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb qyteti n\u00ebnkuptonte n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, rrethimi i Dubrovniku shenjoi fundin e Jugosllavis\u00eb, q\u00eb fuqit\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb pretendonin se po shp\u00ebtonin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebnin gjith\u00e7ka, bashk\u00eb me Millosheviqin, ta rr\u00ebnonin vendin. Alarmet nuk i d\u00ebgjoi kush: t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin kund\u00ebr luft\u00ebs damkoseshin si tradh\u00ebtar\u00eb, ustash\u00eb apo agjent\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dubrovniku ishte vet\u00ebm fillimi i r\u00ebnies s\u00eb Malit t\u00eb Zi, njolla e par\u00eb e zez\u00eb n\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb kombi q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb kryesisht kishte qen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb, i njohur p\u00ebr betejat p\u00ebr liri. Para gjith\u00eb k\u00ebsaj, me nj\u00eb grusht shteti dramatik, Millosheviqi e cop\u00ebtoi lidershipin e Malit t\u00eb Zi dhe solli aparat\u00e7ik\u00eb t\u00eb rinj komunist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do ta sundonin Malin e Zi pa nd\u00ebrprerje p\u00ebr tre dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt n\u00eb vijim. N\u00eb fillim t\u00eb asaj periudhe, qeveria e Malit t\u00eb Zi iu bashkua Millosheviqit n\u00eb luft\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe e ndoq\u00ebn pas n\u00eb Sarajev\u00eb dhe n\u00eb Srebrenic\u00eb. Atje, t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr krime lufte u shnd\u00ebrruan n\u00eb heronj komb\u00ebtar\u00eb: Karaxhiqi, Shljivan\u00e7anini, Mlladiqi&#8230;&nbsp;P\u00ebr ta do t\u00eb k\u00ebndoheshin k\u00ebng\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebheshin festa n\u00eb sheshet e qytezave dhe n\u00eb tubimet n\u00ebp\u00ebr fshatra, ndonj\u00ebher\u00eb vazhdojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm pasi n\u00ebnshkrimet p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Dejtonit u ftoh\u00ebn dhe u than\u00eb dhe pas demonstratave masive n\u00eb Beograd gjat\u00eb viteve 1996 dhe 1997, t\u00eb nxitura nga disfata e Millosheviqit n\u00eb zgjedhjet lokale, Mali i Zi nd\u00ebrroi drejtimin. Zyrtar\u00ebt e Podgoric\u00ebs kthyen nj\u00eb faqe t\u00eb re me v\u00ebshtrimin drejt Per\u00ebndimit, duke u distancuar nga Beogradi i koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. Gjat\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s mbi IRJ-n\u00eb n\u00eb vitin 1999, Millo Gjukanoviqi rrezikoi konflikt t\u00eb armatosur me Millosheviqin dhe ushtrin\u00eb e tij duke hapur kufijt\u00eb me qindra mij\u00ebra refugjat\u00eb nga Kosova, gj\u00eb q\u00eb mbetet nj\u00eb pik\u00eb e rrall\u00eb e ndritshme n\u00eb historin\u00eb rishtazi t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por edhe pse Mali i Zi zyrtarisht e ka nd\u00ebrruar politik\u00ebn e vet dy dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr ta afruar vendin m\u00eb shum\u00eb me Evrop\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebekzistuar me pakicat q\u00eb m\u00eb her\u00ebt i kishte terrorizuar gjat\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb patur marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore me fqinj\u00ebt n\u00eb Ballkan, ai ende nuk e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kuptimplote shk\u00ebputjen nga e kaluara e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb perifrazuar Zharko Puhovskin, profesor nga Zagrebi, Mali i Zi sot sillet nj\u00ebsoj si Austria pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Austria kishte ndjekur politikat e Berlinit, por pas luft\u00ebs Per\u00ebndimit kryesisht merrej me Gjermanin\u00eb dhe krimet e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjukanoviqi u ka k\u00ebrkuar falje fqinj\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr gabimet e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb luft\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi, por ende gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij (q\u00eb, deri s\u00eb voni dukej se ishte i destinuar t\u00eb zgjaste p\u00ebrgjithnj\u00eb) nuk u b\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ta detyruar vendin t\u00eb merrej me t\u00eb kaluar\u00ebn. K\u00ebtu, akuzat p\u00ebr krime lufte t\u00eb kryera nga qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi gjat\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb jan\u00eb proceduar shum\u00eb ngadal\u00eb dhe me hezitim. Deri tani, n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb ngritur asnj\u00eb akuz\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb rrethimin e Dubrovnikut dhe rrethinat e tij. Vet\u00ebm ndaj gjeneralit Pavle Strugar u ngrit aktakuz\u00eb n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr Dubrovnikun, bashk\u00eb me disa nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij. Ai u ekstradua nga autoritetet malazeze dhe kaq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por n\u00eb fakt k\u00ebshtu ka ndodhur me t\u00eb gjitha p\u00ebrndjekjet e tjera p\u00ebr krime lufte. N\u00ebse di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb inicuar, gjykatat e Malit t\u00eb Zi kryesisht jan\u00eb marr\u00eb me ata q\u00eb kan\u00eb zbatuar urdh\u00ebrat dhe jo me ata q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtur. Shumica e proceseve kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb fiasko. Kjo mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr procesin m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm nga t\u00eb gjith\u00eb \u2013 rastin q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me deportimin e refugjat\u00ebve boshnjak\u00eb q\u00eb kishin k\u00ebrkuar strehim n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Gjat\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit 1992, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebqind prej tyre u kthyen mbrapsht nga qeveria e Malit t\u00eb Zi, n\u00eb kund\u00ebrshtim me konvent\u00ebn e Gjenev\u00ebs, tek forcat e Karaxhiqit n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, ku ata u vran\u00eb. Pas vitesh t\u00eb t\u00ebra t\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Podgoric\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dyshuarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Meq\u00eb ra fjala, edhe n\u00eb rastin e k\u00ebtyre deportimeve, vet\u00ebm kryer\u00ebsit u p\u00ebrball\u00ebn me gjyq dhe vet\u00ebm pas presionit t\u00eb konsideruesh\u00ebm nga media e pavarur dhe nga sektori i OJQ-s\u00eb. Sipas d\u00ebshmive, qeveria e Milo Gjukanoviqit apo m\u00eb sakt\u00eb, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, ishte ajo q\u00eb l\u00ebshoi vendimin p\u00ebr t\u2019i kthyer refugjat\u00ebt n\u00eb zon\u00ebn e luft\u00ebs, tek njer\u00ebzit prej t\u00eb cil\u00ebve ata kishin ikur. Pjes\u00ebtar\u00ebt e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Malit t\u00eb Zi asnj\u00ebher\u00eb nuk menduan t\u00eb ngren\u00eb akuza kund\u00ebr atyre q\u00eb i l\u00ebshuan k\u00ebto urdh\u00ebra p\u00ebr krim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mali i Zi \u00ebsht\u00eb vend pa drejt\u00ebsi, sikurse ka deklaruar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Millovan Gjillasi.&nbsp;Dhe drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb zinxhir\u00eb. Dhe sistemi gjyq\u00ebsor do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zinxhir\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb vendin e drejton udh\u00ebheq\u00ebsi i koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb n\u00eb fund, qeveria e Millo Gjukanoviqit u dor\u00ebzua nj\u00ebzeten\u00ebnt\u00eb vjet pas sulmit n\u00eb Dubrovnik, pas zgjedhjeve t\u00eb 30 gushtit. \u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebrse disa aktivist\u00eb anti-luft\u00eb nga rajoni e lidhin fatin dhe mbijetes\u00ebn e Malit t\u00eb Zi me Millo Gjukanoviqin. \u00cbsht\u00eb ekzakt\u00ebsisht e kund\u00ebrta: nuk mund t\u00eb ket\u00eb Mal t\u00eb Zi derisa ai t\u00eb ballafaqohet me hijet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb af\u00ebrme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Milka Tadiq Mijoviq&nbsp;<\/strong>\u00ebsht\u00eb gazetare, analiste dhe ligj\u00ebruese e gazetaris\u00eb. Ajo ka p\u00ebrfunduar Fakultetin e Shkencave Politike n\u00eb Beograd, me grad\u00eb master nga Fakulteti i Shkencave Politike n\u00eb Podgoric\u00eb. Ajo ka publikuar disa qindra artikuj, punime hulumtuese dhe analiza n\u00eb median rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ajo \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebautore e shum\u00eb punimeve dokumentuese q\u00eb merren me korrupsionin dhe abuzimin e pushtetit. Karrier\u00ebn n\u00eb gazetari e ka nisur nga fundi i viteve \u201880-t\u00eb <em>Televizija Titograd&nbsp;<\/em>dhe <em>Omladinski pokret<\/em>. Ajo ka qen\u00eb korrespondentja nga Podgorica p\u00ebr shum\u00eb organizata mediale jugosllave (<em>Stav<\/em>,&nbsp;<em>Danas<\/em>,&nbsp;<em>Radio 92<\/em>&#8230;). Ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr themeluesit e revist\u00ebs <em>Krug<\/em> dhe n\u00eb vitin 1990 edhe t\u00eb revist\u00ebs <em>Monitor<\/em>, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjavshmja e par\u00eb e pavarur n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Si an\u00ebtar\u00eb e <em>UJDI<\/em>&nbsp;ajo u angazhua n\u00eb aktivitete anti-luft\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb 90-ta. Ajo \u00ebsht\u00eb themeluesja e <em>Qendr\u00ebs p\u00ebr Gazetari Hulumtuese t\u00eb Malit t\u00eb Zi <\/em>(<em>CIN-CG<\/em>) dhe ka sh\u00ebrbyer si presidente e k\u00ebsaj qendre q\u00eb nga viti 2016. Qendra fokusohet tek hulumtimet p\u00ebr sistemin gjyq\u00ebsor, korrupsionin, t\u00eb drejtat e njeriut, integrimet evropiane etj.&nbsp;Tadiq-Mijoviq&nbsp;ka fituar shum\u00eb \u00e7mime p\u00ebr pun\u00ebn dhe hulumtimet e saj n\u00eb gazetari.&nbsp;<em>Reporter\u00ebt pa Kufinj\u00eb <\/em>e kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e tyre t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb vetme deri tani p\u00ebr <em>100 Heronjt\u00eb e Informacionit <\/em>n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kan\u00eb kaluar nj\u00ebzet vjet nga rrethimi i Dubrovnikut, q\u00eb zgjati nga 1 tetori 1991 deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb qershorit 1992. Nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb bukura dhe jo vet\u00ebm n\u00eb rajon, u bombardua nga ushtria e ish-Jugosllavis\u00eb dhe forcat rezerviste malazeze. Teksa monumentet shkat\u00ebrroheshin, sht\u00ebpit\u00eb digjeshin dhe njer\u00ebzit vriteshin, sulmi mbi Dubrovnik u glorifikua nga media n\u00eb Podgoric\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":5941,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_editorskit_title_hidden":false,"_editorskit_reading_time":5,"_editorskit_is_block_options_detached":false,"_editorskit_block_options_position":"{}","footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-6159","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog-al"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.0 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut - DWP-BALKAN<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"noindex, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut - DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kan\u00eb kaluar nj\u00ebzet vjet nga rrethimi i Dubrovnikut, q\u00eb zgjati nga 1 tetori 1991 deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb qershorit 1992. Nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb bukura dhe jo vet\u00ebm n\u00eb rajon, u bombardua nga ushtria e ish-Jugosllavis\u00eb dhe forcat rezerviste malazeze. Teksa monumentet shkat\u00ebrroheshin, sht\u00ebpit\u00eb digjeshin dhe njer\u00ebzit vriteshin, sulmi mbi Dubrovnik u glorifikua nga media n\u00eb Podgoric\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-09-30T17:52:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-06-17T17:54:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/milka-tadic.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"519\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"316\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Sunita Bosnjakovic\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Sunita Bosnjakovic\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"Sunita Bosnjakovic\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/f08a443f3e961375d7d1058ca3157c3d\"},\"headline\":\"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut\",\"datePublished\":\"2020-09-30T17:52:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-06-17T17:54:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/\"},\"wordCount\":1588,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/06\\\/milka-tadic.jpg\",\"articleSection\":[\"Kolumnet\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/\",\"name\":\"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut - DWP-BALKAN\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/06\\\/milka-tadic.jpg\",\"datePublished\":\"2020-09-30T17:52:00+00:00\",\"dateModified\":\"2022-06-17T17:54:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/f08a443f3e961375d7d1058ca3157c3d\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/06\\\/milka-tadic.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2022\\\/06\\\/milka-tadic.jpg\",\"width\":519,\"height\":316},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\",\"name\":\"DWP-BALKAN\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/f08a443f3e961375d7d1058ca3157c3d\",\"name\":\"Sunita Bosnjakovic\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/1423df5d0150a6d48f510bcea07b951d5bba8ed59b012cf95d0d67d320b791f9?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/1423df5d0150a6d48f510bcea07b951d5bba8ed59b012cf95d0d67d320b791f9?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/1423df5d0150a6d48f510bcea07b951d5bba8ed59b012cf95d0d67d320b791f9?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Sunita Bosnjakovic\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/author\\\/bosnjakovic\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut - DWP-BALKAN","robots":{"index":"noindex","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut - DWP-BALKAN","og_description":"Kan\u00eb kaluar nj\u00ebzet vjet nga rrethimi i Dubrovnikut, q\u00eb zgjati nga 1 tetori 1991 deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb qershorit 1992. Nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb bukura dhe jo vet\u00ebm n\u00eb rajon, u bombardua nga ushtria e ish-Jugosllavis\u00eb dhe forcat rezerviste malazeze. Teksa monumentet shkat\u00ebrroheshin, sht\u00ebpit\u00eb digjeshin dhe njer\u00ebzit vriteshin, sulmi mbi Dubrovnik u glorifikua nga media n\u00eb Podgoric\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/","og_site_name":"DWP-BALKAN","article_published_time":"2020-09-30T17:52:00+00:00","article_modified_time":"2022-06-17T17:54:10+00:00","og_image":[{"width":519,"height":316,"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/milka-tadic.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Sunita Bosnjakovic","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Sunita Bosnjakovic","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/"},"author":{"name":"Sunita Bosnjakovic","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/f08a443f3e961375d7d1058ca3157c3d"},"headline":"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut","datePublished":"2020-09-30T17:52:00+00:00","dateModified":"2022-06-17T17:54:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/"},"wordCount":1588,"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/milka-tadic.jpg","articleSection":["Kolumnet"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/","name":"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut - DWP-BALKAN","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/milka-tadic.jpg","datePublished":"2020-09-30T17:52:00+00:00","dateModified":"2022-06-17T17:54:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/f08a443f3e961375d7d1058ca3157c3d"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/#primaryimage","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/milka-tadic.jpg","contentUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/milka-tadic.jpg","width":519,"height":316},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/hijet-e-erreta-te-dubrovnikut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hijet e err\u00ebta t\u00eb Dubrovnikut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/","name":"DWP-BALKAN","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/f08a443f3e961375d7d1058ca3157c3d","name":"Sunita Bosnjakovic","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/1423df5d0150a6d48f510bcea07b951d5bba8ed59b012cf95d0d67d320b791f9?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/1423df5d0150a6d48f510bcea07b951d5bba8ed59b012cf95d0d67d320b791f9?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/1423df5d0150a6d48f510bcea07b951d5bba8ed59b012cf95d0d67d320b791f9?s=96&d=mm&r=g","caption":"Sunita Bosnjakovic"},"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/author\/bosnjakovic\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6159"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6159\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6160,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6159\/revisions\/6160"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5941"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}