{"id":7792,"date":"2023-03-29T10:06:36","date_gmt":"2023-03-29T10:06:36","guid":{"rendered":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?p=7792"},"modified":"2023-03-29T10:06:44","modified_gmt":"2023-03-29T10:06:44","slug":"tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/","title":{"rendered":"<strong>Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi<\/strong>"},"content":{"rendered":"<div style=\"margin-top: 0px; margin-bottom: 0px;\" class=\"sharethis-inline-share-buttons\" ><\/div>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00eb jet\u00ebn time kam d\u00ebgjuar tregimet e grave q\u00eb i mbijetuan luft\u00ebs. Si kat\u00ebrvje\u00e7are, edhe un\u00eb kam kaluar n\u00ebp\u00ebr kolon\u00ebn e refugjat\u00ebve. Isha d\u00ebshmitare se si n\u00ebnat, bijat, tezet, gjyshet dhe miket i mbajn\u00eb mend ato \u00e7aste dhe imazhe; si ato, me aq guxim dhe sa shpesh kan\u00eb p\u00ebrjetuar frik\u00eb dhe vuajtje n\u00eb heshtje, t\u00eb braktisura p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ball\u00eb vet\u00eb traumave t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb sfer\u00ebn publike, pak \u00ebsht\u00eb folur se si grat\u00eb i kan\u00eb vuajtur pasojat e tmerrshme t\u00eb luft\u00ebs. Ne dim\u00eb shum\u00eb p\u00ebr burrat, ata ishin shpesh n\u00ebp\u00ebr fush\u00ebbeteja, sepse ashtu kishin zgjedhur ose nuk kishin patur zgjedhje tjet\u00ebr. Burrat ishin edhe n\u00ebp\u00ebr burgje, kampe&#8230; Mir\u00ebpo grat\u00eb ishin ato q\u00eb, n\u00eb heshtje, me l\u00ebmshin n\u00eb fyt, jetuan n\u00ebp\u00ebr at\u00eb stuhi duke u p\u00ebrkujdesur p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur dy gra, t\u00eb cilat n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin vajza t\u00eb vogla, mbajt\u00ebn fjalime publike rreth p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tyre si refugjat\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Operacionit Stuhia, ato shkaktuan potere t\u00eb madhe publikisht. Nj\u00ebra prej tyre ishte Anja Shimpraga, p\u00ebrfaq\u00ebsuese parlamentare e Partis\u00eb s\u00eb Pavarur Demokratike Serbe. N\u00eb vitin 2020, ajo e rr\u00ebfeu tregimin e saj para Parlamentit Kroat. E dyta ishte Sanja Vuliq, e cila mbajti nj\u00eb fjalim n\u00eb Novi Sad vitin e kaluar, gjat\u00eb ceremonis\u00eb p\u00ebrkujtimore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt vdiq\u00ebn gjat\u00eb Stuhis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shkuan n\u00eb ekzil.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Anja Shimpraga ishte tet\u00eb vje\u00e7 kur u largua nga Knini bashk\u00eb me familjen e saj gjat\u00eb Operacionit Stuhia. N\u00eb fjalimin e saj emocionues para Parlamenit, ajo p\u00ebrcolli p\u00ebrvoj\u00ebn e saj dhe foli p\u00ebr rrug\u00ebn e bashkimit q\u00eb do t\u00eb donte ta merrnim n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pas fjalimit t\u00eb saj, Anja u duartrokit nga shumica e koleg\u00ebve n\u00eb Parlament. Mir\u00ebpo, pati edhe nga ata q\u00eb d\u00ebgjuan vet\u00ebm fjal\u00ebt q\u00eb ua dogj\u00ebn vesh\u00ebt dhe e shan\u00eb q\u00eb ajo foli n\u00eb serbisht. Anja u rikthye n\u00eb Kroaci me familjen e vet dhe vazhdoi t\u00eb jetoj\u00eb dhe studioj\u00eb atje. Sot, ajo \u00ebsht\u00eb Z\u00ebvend\u00ebspresidente e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sanja Vuliq nga Dvori mbajti fjalim t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb ceremonin\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb Novi Sad. Ajo rr\u00ebfeu se si, si dymb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are, kishte p\u00ebrjetuar pasigurin\u00eb dhe frik\u00ebn teksa ishte nisur drejt s\u00eb panjohur\u00ebs bashk\u00eb me familjen e vet. Sanja q\u00ebndroi n\u00eb Serbi, vend q\u00eb ajo e konsideron t\u00eb sajin tani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zgjodha t\u2019i theksoj fjalimet e k\u00ebtyre dy grave, sepse kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr p\u00ebrvojat e Operacionit Stuhia dhe t\u00eb refugjat\u00ebve, grat\u00eb flasin m\u00eb s\u00eb paku, pasi pyeten m\u00eb s\u00eb paku. Z\u00ebrat e tyre heshten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebta jan\u00eb z\u00ebrat e vajzave t\u00eb vogla q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebtuar me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra bashk\u00eb me prind\u00ebrit, v\u00ebllez\u00ebrit, motrat, gjysh\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrmit, t\u00eb cilat u p\u00ebrball\u00ebn me kushte t\u00eb tmerrshme n\u00eb rrug\u00eb dhe jetuan p\u00ebrmes pasigurive t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre, pa e kuptuar se \u00e7far\u00eb po ndodhte. K\u00ebto jan\u00eb vajzat, rinia e t\u00eb cilave u nd\u00ebrpre, jet\u00ebt, miqt\u00eb, dashurit\u00eb, librat shkollor\u00eb dhe kujtimet e t\u00eb cilave mbet\u00ebn pas n\u00eb vendet ku ato u rrit\u00ebn. Gjat\u00eb atyre viteve t\u00eb ndjeshme t\u00eb adoleshenc\u00ebs, ato shkuan n\u00eb mjedise t\u00eb reja ku duhej t\u00eb p\u00ebrshtateshin. Ishin mjaft t\u00eb rritura p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme rreth vuajtjeve t\u00eb n\u00ebnave dhe baballar\u00ebve dhe u desh t\u00eb merren me sfidat e jet\u00ebs, me t\u00eb gjitha ndryshimet q\u00eb sjell procesi i rritjes, t\u00eb p\u00ebrshtateshin me mjedise t\u00eb reja dhe t\u00eb mos u shkaktonin prind\u00ebrve telashe t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebta jan\u00eb z\u00ebrat e grave t\u00eb rritura, me ose pa familje, t\u00eb cilat gjithashtu kan\u00eb vuajtur pasojat e konkurrenc\u00ebs nd\u00ebrmjet burrave n\u00eb pushtet dhe egove t\u00eb tyre. K\u00ebto gra e bart\u00ebn dhimbjen brenda vetes gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, kryesisht n\u00eb heshtje. Ato ishin krejt\u00ebsisht t\u00eb pafajshme e megjithat\u00eb iu desh t\u2019i linin pas sht\u00ebpit\u00eb e tyre, t\u00eb vinin n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ri, t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re atje dhe ta gjenin veten. Qet\u00ebsisht dhe pa u ankuar shum\u00eb, t\u00eb vet\u00ebdijshme se gjithnj\u00eb ekzistonin ato q\u00eb pat\u00ebn situat\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebta jan\u00eb z\u00ebrat e n\u00ebnave, t\u00eb cilave iu desh t\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre pa e ditur se ku i kishin bashk\u00ebshort\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tjer\u00eb; n\u00eb pritje t\u00eb lajmeve nga fush\u00ebbeteja, duke patur frik\u00eb nga m\u00eb e keqja. Megjithat\u00eb, ato e ruajt\u00ebn q\u00ebndrimin q\u00eb t\u00eb mos ua bartnin f\u00ebmij\u00ebve shqet\u00ebsimin q\u00eb mbanin mbi supet e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebta jan\u00eb z\u00ebrat e gjysheve q\u00eb lan\u00eb pas sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, disa prej t\u00eb cilave madje p\u00ebrjetuan luft\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, edhe pse kishin menduar se lufta e madhe kishte shenjuar fundin dhe kishte sjell\u00eb paqen n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. T\u00eb s\u00ebmura n\u00eb mosh\u00ebn e tyre t\u00eb shtyr\u00eb, ato s\u00ebrish mblodh\u00ebn ato pak sende dhe u nis\u00ebn drejt t\u00eb panjohur\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb pas jet\u00ebt, kafsh\u00ebt, tok\u00ebn dhe gjith\u00e7ka q\u00eb kishin krijuar n\u00eb vite jete n\u00eb varf\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kishte dhe nga ato q\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb rrin\u00eb pas, sepse nuk donin t\u00eb iknin nga sht\u00ebpit\u00eb. Ato ishin kryesisht gra t\u00eb moshuara, t\u00eb cilat q\u00ebndruan n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre me bashk\u00ebshort\u00ebt ose vet\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt u larguan drejt s\u00eb panjohur\u00ebs. Ato q\u00ebndruan atje duke menduar &#8220;epo, nuk i kemi b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb keq askujt, askush nuk do t\u00eb na l\u00ebndoj\u00eb, sepse nuk p\u00ebrb\u00ebjm\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim&#8221;. Ato q\u00ebndruan pas duke u shqet\u00ebsuar p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre q\u00eb kishin ikur dhe as nuk mund t\u2019u telefononin p\u00ebr t\u2019i pyetur a ishin mir\u00eb, apo n\u00ebse ishin t\u00ebgjall\u00eb. Ato mbet\u00ebn n\u00eb pritje t\u00eb d\u00ebgjonin s\u00eb paku ndonj\u00eb lajm. T\u00eb moshuara dhe t\u00eb dob\u00ebta, edhe ato p\u00ebrjetuan abuzim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb duart e ushtris\u00eb apo grupeve paramilitare. Ato i detyruan t\u00eb hidhen brenda puseve apo u vran\u00eb pran\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve t\u00eb tyre, n\u00eb pragjet e sht\u00ebpive t\u00eb tyre, i lan\u00eb atje q\u00eb dikush t\u2019ua gjente trupat. Ato q\u00eb p\u00ebrjetuan keqtrajtimin, pan\u00eb se si t\u00eb huajt ua mor\u00ebn sendet, pan\u00eb t\u2019ua digjnin sht\u00ebpit\u00eb e fqinj\u00ebve. Ato tentuan t\u00eb mos provokojn\u00eb, por as kjo gj\u00eb nuk i ndihmoi disa prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka tregime t\u00eb panum\u00ebrta q\u00eb nuk jan\u00eb rr\u00ebfyer kurr\u00eb publikisht. E rrethuar nga k\u00ebto tregime gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs sime, shpeshher\u00eb i kam d\u00ebgjuar. I kam hasur k\u00ebto tregime edhe si gazetare. M\u00eb kujtohet nj\u00eb n\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb vend pran\u00eb vendit q\u00eb sot quhet Hrvatska Kostajnica e cila kishte humbur n\u00ebn\u00ebn dhe djalin e saj me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara gjat\u00eb Operacionit Stuhia. N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Stuhis\u00eb, ajo u largua me bashk\u00ebshortin e saj dhe me dy f\u00ebmij\u00ebt e tjera, nd\u00ebrsa n\u00ebna e saj nuk kishte dashur t\u00eb ikte; ajo kishte dashur t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj. Djali i saj, shum\u00eb i lidhur me gjyshen, kishte dashur t\u00eb q\u00ebndronte me t\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, askush nuk e kishte menduar se nuk do t\u00eb ktheheshin s\u00eb shpejti. Megjithat\u00eb, gj\u00ebrat u zhvilluan ndryshe dhe ata mbet\u00ebn n\u00eb Bosnje, pa e ditur se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me t\u00eb dashurit e tyre. Pastaj mor\u00ebn lajmin e tmerrsh\u00ebm: nj\u00eb grua e moshuar dhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara i kishin vrar\u00eb. Kryesi nuk do t\u00eb dihet kurr\u00eb. Tani, gruaja jeton me familjen e saj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qytez\u00eb, p\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ku ia vran\u00eb n\u00ebn\u00ebn dhe djalin. M\u00eb kujtohet trishtimi n\u00eb syt\u00eb e saj dhe fjal\u00ebt q\u00eb m\u2019i tha teksa po shkonim drejt varreve t\u00eb t\u00eb dashurve t\u00eb saj: &#8220;Sa keq q\u00eb nuk jeton pak m\u00eb af\u00ebr q\u00eb t\u00eb pinim kafe dhe t\u00eb bisedonim&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpesh nuk jemi n\u00eb dijeni se sa nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje kan\u00eb grat\u00eb q\u00eb u kan\u00eb mbijetuar tmerreve t\u00eb tilla, edhe ato q\u00eb nuk kan\u00eb humbur t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb luft\u00eb; apo se n\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb kjo shoq\u00ebri nuk ka menduar p\u00ebr to dhe ka d\u00ebshtuar me ofrimin e ndihm\u00ebs p\u00ebr to, me p\u00ebrjashtim t\u00eb disa aktivisteve. Shumica e grave as nuk kan\u00eb marr\u00eb ndihm\u00eb psikologjike apo mir\u00ebkuptim. Shum\u00eb prej tyre as q\u00eb i kan\u00eb pyetur se si u ka ndikuar trauma e jet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam rritur n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb till\u00eb, n\u00eb mesin e grave t\u00eb tilla trim\u00ebresha, t\u00eb cilat i kan\u00eb varrosur ato trauma brenda vetes ose kan\u00eb vazhduar t\u2019i luftojn\u00eb ato. Kam kaluar koh\u00eb me gra dhe vajza q\u00eb i kan\u00eb mbijetuar t\u00eb qenit refugjate dhe krejt asaj q\u00eb sjell kjo gjendje. I kam d\u00ebgjuar t\u00eb m\u00eb tregojn\u00eb se si kur arrit\u00ebn n\u00eb Serbi nuk kishin para t\u00eb blinin asgj\u00eb p\u00ebr vete. Se si nuk kan\u00eb shkuar n\u00eb ekskursione t\u00eb shkoll\u00ebs, nuk kan\u00eb veshur rrobat q\u00eb u p\u00eblqenin dhe q\u00eb shoq\u00ebria bashk\u00ebmoshatare i diskriminonte, sepse vishnin rroba t\u00eb dhuruara. Kam d\u00ebgjuar shum\u00eb edhe p\u00ebr at\u00eb kolon\u00eb t\u00eb mjeruar t\u00eb refugjat\u00ebve. Dhe \u00e7do person q\u00eb njoh ka tregimin e vet, n\u00eb dukje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, por unik gjithsesi. \u00c7do person i mban mend ato \u00e7aste ose i kujton p\u00ebrmes tregimeve t\u00eb m\u00eb t\u00eb moshuarve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto tregime na shpalosin se sa i shp\u00ebrfillur \u00ebsht\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi fem\u00ebror. Ato shpalosin se si traumat kryesisht mbeten t\u00eb pash\u00ebruara dhe t\u00eb varrosura diku thell\u00eb brenda tyre dhe p\u00ebr disa prej tyre, k\u00ebto trauma kan\u00eb ndikuar n\u00eb sh\u00ebndetin e tyre dhe kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pasoja afatgjata.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pjesa tjet\u00ebr e jona q\u00eb jetuan n\u00ebp\u00ebr at\u00eb koh\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrvoja dhe mendime t\u00eb ndryshme nga Anja dhe Sanja, t\u00eb cilat i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb tregimet e tyre me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Mund t\u00eb kemi ndjenja t\u00eb ndryshme tani dhe ta shohim luft\u00ebn me sy tjet\u00ebr. Mir\u00ebpo, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Stuhia shihet ekskluzivisht nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi mashkullor dhe nga perspektiva e atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, nga perspektiva e pak \u201cperandor\u00ebve q\u00eb luajt\u00ebn luftash\u201d, ne kurr\u00eb nuk do t\u00eb arrijm\u00eb tek traumat dhe dhimbjet m\u00eb t\u00eb thella q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar njer\u00ebzit. Dhe vuajtja njer\u00ebzore do t\u00eb mbetet dyt\u00ebsore n\u00eb k\u00ebto debate \u2013 kush e nisi i pari dhe kush \u00ebsht\u00eb agresori dhe kush \u00ebsht\u00eb viktima. Ne t\u00eb gjith\u00eb ishim viktima, gra, burra,f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb moshuar t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe ndoshta ka ardhur koha q\u00eb ta shohim luft\u00ebn me ata sy. Ndoshta \u00ebsht\u00eb koha ta shohim vuajtjen e grave n\u00eb tregime si ato t\u00eb Anj\u00ebs dhe Sanj\u00ebs dhe t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gra t\u00eb tjera q\u00eb m\u00eb s\u00eb paku kishin faj p\u00ebr luft\u00ebrat. Vet\u00ebm q\u00eb ato nuk ishin n\u00eb fush\u00ebbeteja nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk u plagos\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Masha Samarxhija \u00ebsht\u00eb studente e gazetaris\u00eb n\u00eb Fakultetin e Shkencave Politike n\u00eb Zagreb. Viteve t\u00eb fundit ajo ka bashk\u00ebpunuar intensivisht me sektorin civil dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb minoriteteve n\u00eb Kroaci. Ajo ka punuar p\u00ebr shoqat\u00ebn serbe t\u00eb biznesit Privrednik n\u00eb Zagreb n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme q\u00eb promovojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen e komunitetit serb. Aktualisht, \u00ebsht\u00eb ushtronin profesionin e lir\u00eb si gazetare dhe punon me disa organe mediatike n\u00eb Kroaci.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjith\u00eb jet\u00ebn time kam d\u00ebgjuar tregimet e grave q\u00eb i mbijetuan luft\u00ebs. Si kat\u00ebrvje\u00e7are, edhe un\u00eb kam kaluar n\u00ebp\u00ebr kolon\u00ebn e refugjat\u00ebve. Isha d\u00ebshmitare se si n\u00ebnat, bijat, tezet, gjyshet dhe miket i mbajn\u00eb mend ato \u00e7aste dhe imazhe; si ato, me aq guxim dhe sa shpesh kan\u00eb p\u00ebrjetuar frik\u00eb dhe vuajtje n\u00eb heshtje, t\u00eb braktisura p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ball\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7785,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"_editorskit_title_hidden":false,"_editorskit_reading_time":0,"_editorskit_is_block_options_detached":false,"_editorskit_block_options_position":"{}","footnotes":""},"categories":[1081],"tags":[],"class_list":["post-7792","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-balkan-perspectives-22-alb"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.7 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi - DWP-BALKAN<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"noindex, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi - DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjith\u00eb jet\u00ebn time kam d\u00ebgjuar tregimet e grave q\u00eb i mbijetuan luft\u00ebs. Si kat\u00ebrvje\u00e7are, edhe un\u00eb kam kaluar n\u00ebp\u00ebr kolon\u00ebn e refugjat\u00ebve. Isha d\u00ebshmitare se si n\u00ebnat, bijat, tezet, gjyshet dhe miket i mbajn\u00eb mend ato \u00e7aste dhe imazhe; si ato, me aq guxim dhe sa shpesh kan\u00eb p\u00ebrjetuar frik\u00eb dhe vuajtje n\u00eb heshtje, t\u00eb braktisura p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ball\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"DWP-BALKAN\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-03-29T10:06:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-03-29T10:06:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"2560\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1829\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Pejovic\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Pejovic\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"Pejovic\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/fbfc3811f09d5c748f86a99468f278da\"},\"headline\":\"Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi\",\"datePublished\":\"2023-03-29T10:06:36+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-29T10:06:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/\"},\"wordCount\":2025,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/03\\\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg\",\"articleSection\":[\"Balkan.Perspectives #22 ALB\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/\",\"name\":\"Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi - DWP-BALKAN\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/03\\\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg\",\"datePublished\":\"2023-03-29T10:06:36+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-29T10:06:44+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/fbfc3811f09d5c748f86a99468f278da\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/03\\\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2023\\\/03\\\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg\",\"width\":2560,\"height\":1829},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/sq\\\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/\",\"name\":\"DWP-BALKAN\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/fbfc3811f09d5c748f86a99468f278da\",\"name\":\"Pejovic\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/ef73d01966281f6222006c4dab34f1ace3d1b8853dd150082c98e7bffddf0af9?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/ef73d01966281f6222006c4dab34f1ace3d1b8853dd150082c98e7bffddf0af9?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/ef73d01966281f6222006c4dab34f1ace3d1b8853dd150082c98e7bffddf0af9?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Pejovic\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/dwp-balkan.org\\\/staging\\\/author\\\/pejovic\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi - DWP-BALKAN","robots":{"index":"noindex","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi - DWP-BALKAN","og_description":"Gjith\u00eb jet\u00ebn time kam d\u00ebgjuar tregimet e grave q\u00eb i mbijetuan luft\u00ebs. Si kat\u00ebrvje\u00e7are, edhe un\u00eb kam kaluar n\u00ebp\u00ebr kolon\u00ebn e refugjat\u00ebve. Isha d\u00ebshmitare se si n\u00ebnat, bijat, tezet, gjyshet dhe miket i mbajn\u00eb mend ato \u00e7aste dhe imazhe; si ato, me aq guxim dhe sa shpesh kan\u00eb p\u00ebrjetuar frik\u00eb dhe vuajtje n\u00eb heshtje, t\u00eb braktisura p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ball\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/","og_site_name":"DWP-BALKAN","article_published_time":"2023-03-29T10:06:36+00:00","article_modified_time":"2023-03-29T10:06:44+00:00","og_image":[{"width":2560,"height":1829,"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Pejovic","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Pejovic","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/"},"author":{"name":"Pejovic","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/fbfc3811f09d5c748f86a99468f278da"},"headline":"Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi","datePublished":"2023-03-29T10:06:36+00:00","dateModified":"2023-03-29T10:06:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/"},"wordCount":2025,"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg","articleSection":["Balkan.Perspectives #22 ALB"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/","name":"Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi - DWP-BALKAN","isPartOf":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg","datePublished":"2023-03-29T10:06:36+00:00","dateModified":"2023-03-29T10:06:44+00:00","author":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/fbfc3811f09d5c748f86a99468f278da"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/#primaryimage","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg","contentUrl":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Masa-Samardzija-1-scaled.jpg","width":2560,"height":1829},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/sq\/tregimet-e-shperfillura-te-grave-qe-jetuan-ne-stuhi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tregimet e shp\u00ebrfillura t\u00eb grave q\u00eb jetuan n\u00eb stuhi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#website","url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/","name":"DWP-BALKAN","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/#\/schema\/person\/fbfc3811f09d5c748f86a99468f278da","name":"Pejovic","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ef73d01966281f6222006c4dab34f1ace3d1b8853dd150082c98e7bffddf0af9?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ef73d01966281f6222006c4dab34f1ace3d1b8853dd150082c98e7bffddf0af9?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ef73d01966281f6222006c4dab34f1ace3d1b8853dd150082c98e7bffddf0af9?s=96&d=mm&r=g","caption":"Pejovic"},"url":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/author\/pejovic\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7792"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7792\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7793,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7792\/revisions\/7793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7785"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dwp-balkan.org\/staging\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}