Ballafaqimi me të Kaluarën

Koncepti i Ballafaqimit me të Kaluarën, vendosë në qendër të interesit pyetjen se si shtetet i trajtojnë shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, pas konflikteve të armatosura, regjimeve autoritare dhe diktatoriale.

Termi “Ballafaqimi me të Kaluarën”, fillimisht ndërlidhej me politikat dhe përpjekjet e Gjermanisë post-naziste, kur ajo po merrej me përvojën dhe pasojat e ideologjisë naziste dhe politikës së asgjësimit të “Rajhut të Tretë.” Me kalimin e kohës, modeli me origjinë gjermane i “Ballafaqimit me të Kaluarën”, mori përmasa më të mëdha. Përveç masave juridike, administrative e legjislative për trajtimin e krimeve të së kaluarës, “Ballafaqimi me të Kaluarën”, u zgjerua për të përfshirë debatet private, publike dhe akademike, të fokusuara në edukim dhe kurikulë si dhe në qasjet artistike ndaj krimeve të kaluara. Për më tepër, një rol dominues mori çështja e fajit dhe përgjegjësisë individuale e kolektive.

Shpesh herë termi “Drejtësisë Tranzicionale”, përdoret në të njejtin kontekst, e nganjëherë madje edhe si sinonim i “Ballafaqimit me të Kaluarën”. Më 2004, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, publikoi një raport mbi “Sundimin e Ligjit dhe Drejtësisë Tranzicionale në Shoqëritë në Konflikt dhe atyre të Post-Konfliktit”, ku përdori definicionin në vijim:

“Drejtësia Tranzicionale” […] përfshin tërë proceset dhe mekanizmat e ndërlidhura me përpjekjet e një shoqërie, për të trajtuar një trashëgimi të gjerë abuzimesh dhe për të siguruar llogaridhënien, për t’i shërbyer drejtësisë dhe për të arritur pajtimin. Këto mund të përfshijnë mekanizmat ligjorë dhe joligjorë, reparacionet, mekanizmat e kërkimit të së vërtetës, reformat institucionale, verifikimin dhe përjashtimin ose kominimin e krejt këtyre” [1].

Këta mekanizma ndërlidhen me disa të drejta të viktimave dhe obligimeve shtetërore të orientuara drejt atyre viktimave:

  1. Të drejtën për drejtësi (luftimin e pandëshkueshmërisë, rritjen e llogaridhënies, ndjekjen e krimeve të luftës);
  2. Të drejtën për të ditur (procesin e gjetjes së fakteve, hulumtimet, gjetjen e së vërtetës dhe përhapjes të së vërtetës (komisionet për të vërtetën; kërkimin e personave të pagjetur, zhvarrimet, tregimin e ngjarjeve, dëshmitë publike, historinë gojore).
  3. E drejta për reparacion (material: dëmshpërblimin, kompensimin, rehabilitimin simbolik: kërkimfaljen, përvjetorët, komemoracionet, muzetë, rishkiminin e librave shkollorë dhe të tjerë)
  4. Garancën për mospërsëritjen e krimeve dhe shkeljeve të tjera të normave/reformave institucionale: demobilizimin, verifikimin/lustrimin, reformimin e sektorit të sigurisë (në polici e ushtri), institucionet ligjore e shtetërore;

forum ZFD” në Ballkanin Perëndimor ka “Ballafaqimin me të Kaluarën”, në qendër të anagazhimit dhe të mandatit të saj. Derisa e njeh rëndësinë e procesit juridik dhe reformës institucionale, “forumZFD”, thekson nevojën për masa jo-ligjore siç është: puna rreth krijimit të kujtesës kolektive dhe edukimit për paqe në nivele të ndryshme të shoqërisë, veçanërisht në nivelin bazë dhe nivelit të ka të bëjë kryesisht me komunitetin.

Njohuria dhe qasja e “forumZFD” është e gjerë, gjithëpërfshirëse dhe një që përpiqet të japë përgjigjie në disa pyetje dhe mangësi të koncepteve aktuale të Ballafaqimit me të Kaluarën dhe Drejtësisë Tranzicionale, siç janë:

  1. Qasjet në drejtësinë tranzicionale janë reduktuar shpesh deri tek nocioni i “drejtësisë së ndjekjes së dënimit”, që kanë rezultuar me neglizhimin e komponentëve më të ‘butë’, siç është puna me kujtesën. Nuk janë trajtuar si duhet dilemat rreth padrejtësisë së motivuar nga politika e shoqëria dhe diskriminimit në shoqëritë e pasluftës, e që kanë rrezikuar vendosjen e një paqeje të qëndrueshme. Andaj, nuk janë trajtuar arsyet bazë të konfliktit dhe formave strukturale të dhunës [2].
  2. Edhe pse përmenden në konceptimin e “Drejtësisë Tranzicionale dhe Ballafaqimit me të Kaluarën”, puna rreth kujtesës kolektive, dekonstruktimin e nacionalizmit, mashkullorësisë e heroizmit, si dhe krijimi i një kulture konstruktive të përkujtimit kërkojnë më shumë vëmëndje.
  3. Konceptet e “Ballafaqimit me të Kaluarën dhe Drejtësisë Tranzicionale”, janë përqëndruar në dy grupe shoqërore: viktimat dhe autorët e krimeve, duke neglizhuar faktin se e tërë shoqëria dhe komunitetet lokale duhet të merren me çështjet që ndërlidhen me luftën dhe forma të tjera të dhunës. Përvoja e popullit të prekur nga konflikti përfshinë një spektër të gjerë akterësh si për shembull: kundërshtarët, rezistuesit e luftës, fëmijët, të moshuarit, gratë dhe të tjera.

[1]Raport i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara mbi Sundimin e Ligjit dhe Drejtësisë Tranzicionale në Shoqëritë e Konfliktit e Post-Konfliktit (S/2004/616) Ky raport mund të gjendet në:
http://daccess-dds-ny.un.org/doc/UNDOC/GEN/N04/395/29/PDF/N0439529.pdf

[2] Shiko për shembull: Diane Enns: Drejtësia pas Dhunës, Perspektiva kritike nga Ballkani Perëndimor, Studimet në Drejtësi Sociale, Vol.7, Nr. 2 (2013)