Revista Balkan Perspectives

Balkan.Perspectives është revistë rajonale që fokusohet tek ballafaqimi me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor. Revista botohet nga forumZFD në katër (4) gjuhë dhe është bashkëpunim ndërmjet Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Revista ofron hapësirë për shumëllojshmëri të këndvështrimeve lidhur me ballafaqimin me të kaluarën nga i gjithë rajoni. Duke sjellë një sërë pikëpamjesh, ne synojmë të sfidojmë stereotipet dhe narrativat etnocentrike, të inkurajojmë mendimin kritik dhe debatin më të gjerë për këto tema, si dhe të fuqizojmë qasjet konstruktive ndaj ballafaqimit me ngjarjet e të kaluarës së afërme. Ju mund të abonoheni në versionin elektronik të revistës duke dërguar një e-mail në adresën: balkan.perspectives@forumzfd.de. Ne mirëpresim dhe çmojmë mendimet tuaja për revistën tonë dhe shpresojmë se do të kënaqeni duke e lexuar!

Numri 19

04/2022

Edicioni #19 i Balkan.Perspectives i dedikohet brezave të rinj të Ballkanit Perëndimor; motivimit dhe sfidave të tyre në sfera të ndryshme që ndërlidhen me ballafaqimin me të kaluarën, ndërtimin e paqes dhe proceset e pajtimit.

Lexo revistën

Numri 18

11/2021

Bashkimi Evropian ka luajtur dhe ende luan një rol me rëndësi në kontekstin e drejtësisë tranzicionale dhe të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën pas konflikteve të dhunshme në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000 në vendet e ish-Jugosllavisë.

Lexo revistën

Numri 17

07/2021

Në Ballkanin Perëndimor, pas konflikteve të dhunshme të viteve 1990-të dhe fillimit të viteve 2000-të, trauma dhe dhuna janë skalitur në një shumëllojshmëri të hapësirave shoqërore. Numra të ndryshëm të revistës Balkan.Perspectives kanë shtjelluar ndërlikimet politike, shoqërore dhe kulturore dhe nevojën për të reflektuar vazhdimisht dhe në mënyrë kritike mbi atë se si konlfiktet e së kaluarës kanë ndikuar shoqëritë dhe vendet e ish-Jugosllavisë.

Lexo revistën

Numri 16

05/2021

Viti 2021 shenjon 30-vjetorin e ngjarjeve që eventualisht çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Narrativat e dhunës dhe luftës ende bëjnë jehonë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes politikave etnocentrike, narracionit revizionist të historisë, mohimit të krimeve të luftës, politikave nacionaliste dhe shpërfilljes së rëndësisë që ka ballafaqimi me këtë të kaluar të përbashkët.

Lexo revistën

Numri 15

12/2020

Në numrat e mëparshëm, ekipi redaktues i Balkan.Perspectives ka sjellë në vëmendjen tuaj se si dhe përse historia në Ballkanin Perëndimor po kundërshtohet, sfidohet dhe instrumentalizohet. (Ri)shkrimi i historisë nuk është neutral, por një proces politik i qëllimshëm që synon të krijojë realitete dhe narrativa dhe pasqyron marrëdhëniet e pushteteve në periudha të ndryshme kohore.

Lexo revistën

Numri 14

04/2020

Ballafaqimi me të kaluarën është temë e vështirë për t’u trajtuar, sidomos në Ballkanin Perëndimor, rajon me prirje për konflikte. Para se platformat online të shfaqeshin në mënyrë dramatike, çdo e vërtetë e konflikteve ishte e cënueshme nga manipulimet prej udhëheqësve dhe mjeteve të tyre të propagandës për të ringjallur mitet e kombeve të mëdha.

Lexo revistën

Numri 13

13/2019

 

Lexo revistën

Numri 12

10/2019

Data 30 gusht 2019, Dita e të Pagjeturve në ish-Jugosllavi, nuk kaloi pa u vërejtur. U organizuan marshime për ta drejtuar vëmendjen nga më shumë se 10,000 njerëz, që janë ende të pagjetur nga luftërat e fundit këtu.

Lexo revistën

Numri 11

06/2019

Kanë kaluar njëzet vjet që nga përfundimi i luftërave në Ballkanin Perëndimor. Si një rajon i larmishëm, kompleks dhe me kulturë e histori të pasur, këtu ka shumë gjëra për t’u çmuar.

Lexo revistën

Numri 10

11/2018

Me shumë kënaqësi ju sjell numrin 10 të revistës sonë Balkan.Perspectives: Ndërtimi i urave me imagjinatë dhe emocion: a mundet arti të sjellë shërim?

Lexo revistën

Numri 9

03/2018

Keni në duar numrin e nëntë të revistës Balkan.Perspectives nga forumZFD që merret me ballafaqimin me të kaluarën! Ky numër i dedikohet temës së gjykimeve dhe drejtësisë ndërlidhur me historinë e kohëve të fundit në Ballkan.

Lexo revistën

Numri 8

11/2017

Ditëve të fundit, ekipi ynë ka diskutuar për një shfaqje teatrore ku luanin aktorë nga i gjithë Ballkani. Ata shpalosnin kujtimet e tyre dhe histori të jetës së tyre, që të gjitha mjaft emocionuese.

Lexo revistën

Numri 7

06/2017

Edhe pse luftërat në Ballkanin Perëndimor nuk duhet t’i përshkruajmë vetëm si konflikte fetare, roli i fesë nuk duhet të lihet anash kur flasim për ballafaqimin me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor.s.

Lexo revistën

Numri 6

12/2016

Ballkani është një rajon ku përgjatë historisë së tij, kufijtë kanë ndryshuar shumë herë. Kufijtë janë imponuar nga fuqitë e huaja, janë thyer, janë rivizatuar, janë zhvendosur dhe janë kontestuar për vite me radhë.

Lexo revistën

Numri 5

09/2016

Po takohemi sërish në numrin e pestë të revistës Balkan.Perspectives nga forumZFD që merret me ballafaqimin me të kaluarën. Ky numër i kushtohet temës së gjinisë dhe shtjellon pse gjinia ka rëndësi në procesin e ballafaqimit me të kaluarën.

Lexo revistën

Numri 4

04/2016

Ballafaqimi me të kaluarën është një temë e gjerë dhe përmban shumë procese përmes të cilave mund të kalojë një shoqëri kur merret me dhunën dhe represionin politik të së kaluarës.

Lexo revistën

Numri 3

11/2015

Ballafaqimi me të kaluarën është një temë e gjerë dhe përmban shumë procese përmes të cilave mund të kalojë një shoqëri kur merret me dhunën dhe represionin politik të së kaluarës. Në botimet tona të mëparshme, ne kemi eksploruar tema abstrakte dhe emocionuese, si kujtimi i së kaluarës, përkujtimi i heronjve të njohur dhe të panjohur dhe se si të mbijetuarit i trajtojnë traumat e tyre.

Lexo revistën

Numri 2

06/2015

Princi në kalë të bardhë, kalorësi i qetë dhe i fshehtë që e lufton të keqën, gjysmëperëndia e fuqishme dhe shtatlartë e miteve antike – tregimet për heronjtë janë treguar gjithmonë. Ato ofrojnë rehati dhe na shtyjnë të besojmë në fitoren e së mirës mbi të keqen. Por, në kohët e konfliktit dhe të luftës, është më e vështirë të dallosh këto figura.

Lexo revistën

Numri 1

02/2015

Luftërat gjithmonë përbëjnë një katastrofë të theksuar për një shoqëri meqë shkatërrojnë rendin social dhe ballafaqojnë individin me dhunë e vdekje. Ato gjithashtu ndryshojnë identitetin e të gjithë pjesëmarrësve të përfshirë në konflikt. Shoqëritë e pasluftës në Ballkanin Perëndimor kanë krijuar narracione të ndryshme mbi të kaluarën, të cilat shpërputhen në shumicën e rasteve dhe zakonisht janë të ndikuara nga një pikëpamje etnocentrike.

Lexo revistën