Dokumentimi i kampeve të ndalimit dhe objekteve të tjera të ndalimit në Bosnjë e Hercegovinë në periudhën 1992-1995

Projekti me emër “Dokumentimi i Kampeve të Ndalimit dhe Objekteve të tjera të Ndalimit, në Bosnjë e Hercegovinë,në periudhën 1992-1995” u prezantua dje më 17 prill të 2015 në Banja Llukë. Ky projekt implementohet nga “Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale” (Centre for Democracy and Transitional Justice, CDTP) nga Banja Lluka në bashkëpunim me associacionin “Drejtësia Tranzicionale, Llogaridhënia dhe Përkujtimi nga Sarajeva “(Transitional Justice, Responsibility and Remembrance, TPOS). Presidenti i këtij asociacioni njëherazi hulumtues projektesh, Zllatica Gruhonjiq, theksoi se “qëllimi primar i projektit është të themelohet një regjistër i të gjitha objekteve të ndalimit, të përshkruhen objektet dhe kushtet në të cilat janë mbajtur të burgosurit e luftës dhe civilët, të krijohet një listë e personave të vrarë dhe viktimave të torturës dhe të krijohet një regjistër më i kompletuar i të gjithë të burgosurve në kampet e ndalimit dhe të burgosurve të tjerë. Në periudhën nga korriku 2013 e deri në fund të 2014, “CDTP” dhe “TPOS” kanë dokumentuar 165 kampe të ndalimit, duke krijuar profile dhe narrative të fakteve mbi kampet e ndalimit dhe objektet e tjera të ndalimit. Hulumtuesist e “CDTP “dhe “TPOS”, mblodhën faktet e dhëna në profile, duke përdorur të dhëna nga një varg burimesh të pavarura, siç janë : vendimet e gjykatave, dëshmitë e gjykatave mbi të cilat bazoheshin vendimet e atyre gjykatave, dëshmitë e dëshmitarëve të Tribunalit të Hagës, të gjykatave vendore në Bosnje e Hercegovinë dhe gjykatave të shteteve në rajon, si dhe deklaratat e ish të burgosurve dhënë “CDTP “dhe “TPOS”. Poashtu janë përdorur 64 libra e publikime, 221 raporte të mediave, raportet e organizatave joqeveritare, që kanë monitoruar gjykimet për krime lufte, raporte të forenzikës, fotografi, harta dhe burime të tjera.

Miodrag Zhivanoviq, profesor në Fakultetin e Filozofisë në Banja Llukë, iu drejtua gjithashtu audiencës. Ai theksoi rëndësinë e hulumtimit për qëllimin e gjetjes së fakteve dhe të vërtetës mbi të kaluarën, sepse, sipas asaj që tha profesori Zhivanoviq, “sot ne kemi pesë të vërteta dominuese në Bosnjë e Hercegovinë: secila nga elitat tona etno-politike ka të vërtetën e saj, e këto janë tri të vërteta: e vërteta e katërt është e vërteta e refugjatëve dhe personave të zhvendosur, ndërsa e vërteta e pestë është ajo e bashkësisë ndërkombëtare. Për këtë arsye specifike, çdo pjesë e hulumtimit të gjetjes së fakteve ka kuptimin e saj, meqë i kontribuon gjetjes të së vërtetës. Sa më shumë që I afrohemi të vërtetës, aq më shumë i afrohemi besimit e rrjedhimisht pajtimit”.

Publicisti dhe eksperti i kulturës, Sërxhan Shushnica, theksoi se “detyra për krijimin e profileve të kampeve të ndalimit dhe objekteve të tjera të ndalimit, sikurse çështja e krimeve të luftës, personave të vrarë e të pagjetur, në fakt, kërkon arkivimin shkencor dhe hulumtues të kujtesës sone ,si rezultat I së cilës është objetivizimi i saj.

Publiku vendor e ndërkombëtar ka të drejtën t’i dijë të dhënat faktografike të krimeve. Projekte të tilla objektivizojnë të vërtetën, e cila është një dhe e vetme. Forca të caktuara politike në shoqëri, të cilat do t’i quaja burgosës, manipulatorë e masterë të kujtesës sonë, refuzojnë ta dëgjojnë të vërtetën.

Qëllimi i tyre është të objektivizohet e vërteta dhe të mbyllet e vërteta e plotë mbi dimensionin e vërtetë të krimeve të luftës, meqë kjo e vërtetë do të përbënte një bazë për çlirim, që i nevojitet secilit në Bosnje e Hercegovinë.

Për këtë arsye, ky dhe projekte të tjera të ngjashme në sektorin e OJQ-ve, sikurse çdo lloj përpjekje e institucioneve zyrtare, individëve, dhe organizatave është një hap i rekomandueshëm drejt gjetjës të së vërtetës, të vërtetës së vetme”.

Gjatë konferencës u prezantua faqja e internetit e CDTP-së (www.cdtp.org) që përmban listën e të gjitha kampeve dhe objekteve të ndalimit të gjetura deri më tani.