Source: recom.link
Dokument i politikës së avokimit për përfshirjen e drejtësisë tranzicionale në plan programet zyrtare të shkollës së mesme
Përmbledhje e ekzekutive
Rinia e Kosovës aktualisht nuk është duke mësuar lidhur me çështjet e drejtësisë tranzicionale, që do të thotë ka një deficit brengosës të njohurive lidhur me rëndësinë e trajtimit të së kaluarës. Në mënyrë më të përgjithshme, ky deficit i njohurive është një tipar karakteristik i shoqërisë së Kosovës si tërësi.
Kjo situatë ka pasoja afatgjata për pajtimin, qëndrueshmërinë shoqërore dhe paqen pozitive. Duke e pasur parasysh se rinia e Kosovës e përbënë të ardhmen e vendit dhe se të rinjtë janë pre e versioneve të politizuara dhe të manipuluara të historisë, është me rëndësi kyçe për të investuar në edukimin e tyre dhe për prezantimin e tyre me njohuri të bazuara në faktet mbi këtë çështje.
Ky dokument hulumton sfidat që rezultojnë në mungesë të drejtësisë tranzicionale dhe arrin në përfundimin se aksionet e imta që ndërmerren për të trajtuar këtë çështje janë të pamjaftueshme. Së këndejmi, ai avokon përfshirjen e një kapitulli mbi drejtësinë tranzicionale në planprogramin e edukatës qytetare të shkollave.