Lidhja me Recom: http://www.recom.link/the-eus-policy-framework-on-support-to-transitional-justice/
BE e ka miratuar kornizën e politikave në mbështetje të drejtësisë tranzicionale gjatë punimeve të Këshillit të Punëve të Jashtme që u mbajtën të hënën, me 16 nëntor. BE-ja është aktive në mbështetjen që jep për drejtësinë tranzicionale. Këtë e bën duke parandaluar konfliktet, duke reaguar ndaj krizave dhe përmes ndërtimit të paqes, si dhe aktiviteteve të tjera për siguri dhe zhvillim. BE-ja është një nga organizatat më të mëdha që japin kontribut për nisma të drejtësisë tranzicionale në mbarë botën, që ofron financim për drejtësi, nisma për kërkimin e së vërtetës, reforma institucionale dhe programe të reparacionit, madje dhe mbështetje për shoqërinë civile dhe grupet e viktimave.
Korniza e politikave kërkon të sigurojë që BE-ja do të vazhdojë të luajë rol aktiv dhe angazhim të pandërprerë me vende partnere dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale në mbështetje të proceseve të drejtësisë tranzicionale. BE-ja thekson nevojën për qasjen vendore që është specifike për kontekstin e drejtësinë tranzicionale, me kujdes të posaçëm për të drejtat dhe pjesëmarrjen e viktimave.
BE-ja promovon qasje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë ndaj drejtësisë tranzicionale, me synimin për të luftuar mosndëshkimin. Kjo qasje ofron njohje dhe kompensim për viktimat, nxit mirëbesimin, fuqizon sundimin e ligjit dhe kontribuon në pajtim dhe mospërsëritje.
Përmbledhje e dokumentit
Ky dokument është pjesë e implementimit të Planit të Veprimit të BE-së për të Drejta të Njeriut dhe Demokraci – 2015 – 2019, që paraqet në veprimin 22 (b) zotimin për të zhvilluar dhe për të implementuar politikat e BE-së për Drejtësi Tranzicionale. Objektivi është që të sigurohet korniza për mbështetje të BE-së për mekanizmat dhe proceset e drejtësisë tranzicionale dhe të rritet zotësia e BE-së për të luajtur një rol më aktiv dhe të pandërprerë si gjatë angazhimit me vendet partnere, ashtu dhe me organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Kjo kornizë paraqet se si BE-ja mund të angazhohet në situata ku ka patur dhunë dhe abuzime në të kaluarën, përfshirë shkelje dhe abuzime të rënda të të drejtave të njeriut dhe shkelje të rënda të ligjit humanitar ndërkombëtar, duke mbështetur kombinimin specifik të kontekstit me masa që promovojnë të vërtetën, drejtësinë, reparacionet, si dhe garancinë se këto nuk do të përsëriten më, pra duke siguruar drejtësi tranzicionale. Kjo kornizë mbështetet tek dhe plotëson politikat e fuqishme ekzistuese të BE-së në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime dhe merr parasysh kornizën dhe aktivitetet e OKB-së për drejtësinë tranzicionale. Gjithashtu, theksi vihet tek mënyra si dizajnohen dhe implementohen strategjitë e drejtësisë tranzicionale:
të gjitha këto procese duhet të jenë në pronësi vendore apo shtetërore, të jenë gjithëpërfshirëse, me perspektivë gjinore dhe të respektojnë detyrimet e shteteve sipas së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, pjesëmarrja e shoqërisë civile, viktimave, personave që u përkasin grupeve pakicë, grave dhe të rinjve në këto procese luan një rol të rëndësishëm. Sot, drejtësia tranzicionale shihet si pjesë integrale e ndërtimit dhe shtetit dhe paqes, prandaj duhet të përfshihet edhe në përpjekjet më të zgjeruara të BE-së për reagim ndaj krizave, parandalimit të konflikteve, sigurisë dhe zhvillimit.
Korniza e Politikave të BE-së për mbështetje ndaj drejtësisë tranzicionale