Source: balkaninsight.com
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, autoritetet e Kosovës i bënë homazhe viktimave femra të luftës dhe transmetuan një dokumentar në parlament mbi dhunën seksuale gjatë konfliktit të vitit 1999.
Petrit Collaku, BIRN, Prishtinë
Foto: Homazhet në nder të viktimave femra të luftës në një monument pranë parlamentit. Foto: Parlamenti i Kosovës.
Parlamenti i Kosovës ditën e martë shfaqi një dokumentar mbi gratë që vuajtën dhunë seksuale gjatë luftës me forcat serbe.
Dokumentari paraqiti fushatën e ndërgjegjësimit të vitit të kaluar për përdhunimet e kohës së luftës, i titulluar “Duke menduar për ty”, gjatë të cilit njerëzit dhuruan veshjet në nder të viktimave.
Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, tha se Kosova kujton sakrificat dhe kontributet që gratë bënë në rrugën e vendit drejt pavarësisë.
“Shumë prej grave që i mbijetuan tmerreve të luftës vazhduan të përballen me akte çnjerëzore të kryera kundër tyre të vetme dhe në heshtje,” tha Veseli.
Presidentja Atifete Jahjaga e vlerësoi dokumentarin se ishte i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë.
“Është një histori që tregon një padrejtësi të madhe që është bërë ndaj njerëzve të pafajshëm në Kosovë. Ai përshkruan një krim mizor lufte që kishte për qëllim të ringjallte ndjenjat e frikës dhe shtypjes,” tha Jahjaga.
Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa bënë gjithashtu homazhe në monumentin e heroinave të luftës jashtë parlamentit në Prishtinë.