Kostoja psikologjike e pajtimit

Burimi: recom.link

Pajtimi pas konfliktit civil rrit kapitalin social, mirëpo ul mirëqenien individuale

Gjatë luftërave civile, individët dhe komunitetet që më parë kanë qenë fqinj të mirë, mund të përfundojnë duke luftuar kundër njëri-tjetrit. Një nga qasjet për të riparuar këto lidhje të këputura sociale është që kryerësit dhe viktimat të jenë bashkërisht pjesë e forumeve për të vërtetën dhe pajtimin. Cilliers et al. kanë gjetur se këto forume kanë ndihmuar në rikrijimin e lidhjeve sociale në Sierra Leone, mirëpo edhe kanë patur kosto tek shëndeti mendor i viktimave.

Autorët:

Jacobus Cilliers, Shkolla McCourt për Politika Publike, Georgetown University
Oeindrila Dube, Departamenti për Politika, New York University

Bilal Siddiqi, Grupi për Zhvillim të Hulumtimeve, Banka Botërore

Shkenca 13 maj 2016

Vol. 352, Numri 6287, fq. 787-794DOI: 10.1126/science.aad9682

Abstrakti

Luftërat civile i ndajnë kombet sipas linjave sociale, ekonomike dhe politike, shpeshherë duke vënë një fqinj kundër tjetrit. Për të rikthyer kohezionin social, shumë vende fillojnë nga përpjekjet për të gjetur të vërtetën dhe për pajtim. Ne kemi shqyrtuar pasojat e një përpjekjeje të tillë në Sierra Leone, që u dizajnua dhe u implementua nga një organizatë joqeveritare në Sierra Leone e quajtur Fambul Tok. Në kuadër të kësaj përpjekjeje u krijuan forume në nivel të komunitetit, ku viktimat kanë folur me hollësi për tmerret e luftës, ndërsa kryerësit janë rrëfyer për ato krime lufte. Kemi përdorur mostra rastësore për të studiuar impaktin që kjo nismë ka patur në 200 fshatra, duke shfrytëzuar të dhëna të mbledhura nga 2383 individë. Kemi gjetur se pajtimi ka patur pasoja si pozitive, ashtu dhe negative. Pajtimi ka çuar drejt faljes më të madhe të kryerësve dhe fuqizimit të kapitalit social: rrjetet shoqërore u zgjeruan dhe njerëzit i kanë kontribuar të mirave publike në fshatrat e trajtuara. Mirëpo, këto benefite kanë ardhur me kosto të konsiderueshme: trajtimi për pajtim po ashtu ka përkeqësuar shëndetin psikologjik, ka rritur depresionin, ankthin dhe çrregullimet e stresit posttraumatik në të njëjtat fshatra. Në disa fshatra ne kemi matur arritjet 9 muaj dhe pastaj 31 muaj pas intervenimit. Këto rezultate kanë treguar se efektet, si pozitive, ashtu dhe negative, kanë vazhduar të ekzistojnë edhe më tutje. Gjetjet tona sugjerojnë që politikëbërësit duhet t’i ristrukturojnë proceset e pajtimit në atë mënyrë që të reduktojnë kostot negative psikologjike, por duke ruajtur benefitet pozitive për shoqërinë.

Artikulli i plotë nga puna kërkimore i botuar tek Shkenca gjendet këtu ndërsa komentari që e shoqëron është këtu .

Publikuar në Shkenca, Vol 352, Botimi 6287, 13 maj 2016.