<p>Asociacioni “Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale”, organizoi një aksion tjetër që kishte për qëllim ofrimin e mbështetjes për themelimin e iniciativës “KOMRA”. “KOMRA” është një iniciativë qytetare që fton shtetet e ish-Jugosllavisë të formojnë së bashku një Komision Rajonal Fakt-Gjetës për krimet e luftës dhe shkelje të tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë. Aksioni u zhvillua më 25 prill në sheshin “Trg Krajine” në Banja Llukë.</p>
<p>Në të morën pjesë punëtorët e “Qendrës për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale” së bashku me një grup vullnetarësh dhe aktivistësh nga Banja Lluka.</p>
<p>Ata mblodhën 67 nënshkrime në mbështetje të “KOMRA”-së, ndërsa shpërndanë 85 buletine e 125 fletëpalosje të iniciativës “KOMRA”. Në këtë mënyrë, “Qëndra për Demokraci e Drejtësi Trnazicionale “vazhdoi promovimin e iniciativës “KOMRA”. Në të njejtën kohë nisi zgjerimi i mbështetjes publike përmes projektit “KOMRA”, që paraqet formën e vetme për eliminimin e kufizimeve dhe mangësive të gjykimeve, që siguron gjetjen e fakteve për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës dhe që dërgon në pranimin publik të viktimave, si parakusht për ndërtimin e paqës, krijimin e besimit dhe mospërsëritjen e krimeve. Krimet e luftës dhe viktimat nuk duhet të harrohen.</p>
<p>Përmes aksionit “Unë mbështes KOMRA-në”, ne po shprehim respektin tonë për të gjitha viktimat, ndërsa ndajmë përgjegjësine e përbashkët për një të ardhme pa krime.</p>