Ne, Gjatë luftës dhe përtej

Kur ndodhin luftëra botërore, si ajo aktualja në Ukrainë, na rikujtojnë neve, banorëve të Gadishullit Ballkanik, historinë tonë dhe fatkeqësitë që çdo brezi i është dashur të durojë për shekuj të tërë. Kudo nëpër rajon ka monumente, por ka edhe rrënoja që na kujtojnë çdo ditë armiqësitë që kanë ndodhur këtu. Nuk ka pothuajse asnjë familje në kuptimin e gjerë të fjalës që nuk ka një pjesëtar të vetin të vdekur gjatë luftërave.


Edhe pse shpeshherë luftërat u nisën për arsye ekonomike, në rajonin tonë, këto luftëra ndërmjet popujve që jetonin pranë-tjetrit përshkallëzoheshin në vrasje ndërmjet personave të dashur, të afërmve, ndërmjet njerëzve që deri dje kishin qenë miq, duke krijuar urrejtje të mëdha që më pas kanë zgjatur për dekada të tëra. Ka familje që ende nuk e dinë ku i kanë të dashurit e tyre, të cilët ende nuk i kanë gjetur, që kanë vdekur. Histori të tilla familjare në kontekstin e luftërave më pas zmadhohen në mite apo edhe tabu familjare. Më pas, këto mite ushqejnë sistemin e vlerave lokale për të toleruar luftërat, shkatërrimin dhe për t’i shkaktuar dhimbje palës që është etiketuar si armiku.


Për shkak të ndikimit në jetën e tyre në përgjithësi, kanë nxitur shpeshherë të ashtuquajturat ripërkufizime të sistemit të vlerave. Ndryshimet dramatike në jetët e përditshme të banorëve, ndryshimi në rutinën e tyre të përditshme dhe nxitja e ideve që shpeshherë frymëzohen nga lëvizjet nacionaliste si reagon ndaj të tjerëve që gjithashtu janë sjellë në mënyrë të ngjashme kanë shkaktuar radikalizimin e pothuajse të gjithë pjesëmarrësve. Në ato rrethana, janë shfaqur udhëheqës të ndryshëm që artikulojnë nevojat e banorëve të tyre. Por fakti befasues është se në të vërtetë, shumica dërrmuese e popullsisë nuk e ka ndjerë nevojën për të vrarë dhe për të shkatërruar. Ideologjia që e motivon popullsinë me siguri promovon drejtimet dhe nevojat, që nëpërmjet mediave të ndryshme paraqiten sikur të jenë nevojat e vetë banorëve. Mbrojtja e tjetrit, apo përpjekjet për vlera më të larta, zakonisht ndërthuren në mozaikun e pothuajse të gjitha ideologjive të paraluftës. Kështu, në mbrojtje të popullsisë së vet, udhëheqësit i drejtojnë grupet e tyre etnike për t’i fajësuar të tjerët dhe në këtë mënyrë, banorët ua mundësojnë të udhëheqin në mënyrë autokratike derisa të arrijnë sundimin, që përfundon me diktaturë. Që një diktaturë e tillë të zgjasë më shumë, ajo prodhom armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Pastaj, është normale për armikun që të shkaktojë ndjenja negative, duke përjetuar katarsisin e vet duke “marrë diçka”.


Mirëpo, çfarë ndodh me njeriun normal, të zakonshëm, me atë që as ka patur nevojë, as ka dashur dhe as e ka provokuar luftën? Çfarë ndodh në kokën e tyre? Cila ka qenë sjellja e tyre para luftës? Si ndjehen?
Luftërat që po ndodhin duket sikur mbizotërohen nga dy ndjenja bazë me intensitet të lartë dhe me një gjendje specifike njohëse. Këto gjendje janë FRIKA dhe ZEMËRIMI. Zhvillimi i këtyre ndjenjave ndodh gradualisht. Para fillimit të vetë luftës, makineria e propagandës ishte përqendruar të krijonte frustrim, pastaj zemërim që përshkallëzohej në tërbim dhe urrejtje. Është interesante se makineritë e propagandës që kontrollohen nga elitat shkaktojnë një mënyrë specifike të perceptimit dhe konkluzioneve që përmbajnë shumë iluzione dhe paragjykime. Ato prodhojnë gjithashtu një ndjenjë të plotfuqishmërisë dhe pacenueshmërisë. Elitat që provojnë luftërat për arsyet e veta kanë iluzionin (dhe me të drejtë) se asnjë luftë nuk i cenon. Duke qenë se lufta është sinonim i dhimbjes dhe vdekjes, që shkakton frikë dhe turbullirë për çdo person të arsyeshëm, nuk është e lehtë për popullsinë ta dojë luftën. Kur njerëzit e zakonshëm kanë urrejtje dhe zemërim ndaj “të tjerëve”, gradualisht nëpërmjet ndikimit të shoqërisë dhe të medias, sipas nevojave të atyre elitave, ata marrin informacion ose “fakte” se “armiku” do të marrë atë që u takon atyre, se do t’ua rrëmbejë përditshmërinë e jetës dhe do të rrezikojë sigurinë e të dashurve të tyre.


Kjo nënkupton se e gjitha kjo shkakton frikë në çaste të ekspozimit. Në afat të gjatë, çon në shtim të ankthit dhe parehatisë në radhët e banorëve. Njerëzit nuk duan të ndjejnë frikë, ata gjithnjë priren ta tejkalojnë frikën. Mënyra më e zakonshme për të tejkaluar frikën është ta mohosh ose shtypësh këtë ndjenjë. Këto janë mënyrat jofunksionale të ballafaqimit me frikën. Po ashtu, shumë njerëz, kur ndjejnë frikë dhe nuk mund ta shpërfillin, e zëvendësojnë me një tjetër ndjenjë. Për shembull, kur dikush ka frikë, ai/ajo zemërohet gjithnjë e më shumë. Ose kur dikush ka frikë, ai/ajo shpërfaq gëzim dhe gjendje humori të pakontrolluara që përmbajnë elemente të euforisë. Kjo metodë është jofunksionale, por është pothuajse e pavetëdijshme.


Tek fëmijët, frika tejkalohet kur e kuptojnë diçka, kur ndjehen të mbrojtur dhe kur ndjejnë se rrethohen nga dashuria dhe përkatësia. Prandaj, rrëfimet që të rriturit ua tregojnë në atmosferë të sigurtë, imagjinata dhe kontakti u mundësojnë ta zvogëlojnë frikën në nivelin që i zotëron më. Lidhur me frikën në fëmijëri, mund të zhvillohen shumë simbole, si shtriga të ndryshme, monstra, zana të mira dhe magjistarë, që ose e nxisin, ose e zvogëlojnë ndjenjën e frikës. Njësoj është edhe tek të rriturit. Mirëpo në vend të përrallave dhe rrëfimeve, ekzistojnë tekste të ndryshme lajmet e rreme dhe propaganda. Simbolet janë sublimuar në personazhe që përfaqësojnë të keqen dhe personazhe që përfaqësojnë të mirën. A e merrni dot me mend se kush është personazhi më i keq në botë tani? Për periudhën 1940–1945 e kemi një konsensus se kush ka qenë personazhi më i keq (ose personazhët) kryesorë të këqinj.


Të rriturit (por edhe shumica e fëmijëve), priren të shmangin atë që u shkakton frikë, priren ta mbrojnë veten dhe si mbrojtje përfundimtare priren të shkatërrojnë atë që u shkakton frikë. Pra, ashtu si karrigia luhatëse, edhe shtimi i frikës shkakton një mobilizim të përgjithshëm emocional që rezulton në urrejtje ndaj burimit të frikës, që çon në rritje të zemërimit që pasohet nga tërbimi dhe egërsia. Dhe në shumicën e rasteve, frika (nëse është e mirëshuar tërësisht) zëvendësohet nga zemërimi. Në nivel grupi, të frikësuarit priren të krijojnë grup, të bashkohen që të kenë ndjensinë e përkatësisë dhe në ato rrethana të ndjejnë më pak frikë. Në nivel grupi, më shpejt dhe pa shumë logjikë apo kontroll të fakteve, urrejtja për atë që e tremb grupin gufon lehtë, duke u përshkallëzuar më tej në zemërim dhe në nevojën për të eliminuar burimin e frikës. Prandaj, kur fillojnë luftërat, thonë se e para që e pëson është e vërteta. Kuptueshëm, e vërteta bazohet mbi fakte dhe logjike dhe lufta mbizotërohet intensivisht nga ndjenjat e frikës dhe zemërimit. Ky mbizotërim i këtyre ndjenjave dhe mënyra specifike e përzgjedhjes së informacionit dhe fakteve që mbështeten nga iluzione dhe paragjykime, shkaktojnë një mënyrë specifike të konjicionit dhe të të menduarit tek shumica e njerëzve. Përmes referencës së kornizës së analizës transaksionale si teori e personalitetit, kjo quhet kontaminim. Diagnoza e përbashkët e identifikuar tek njerëzit e cenuar nga lufta është çrregullimi i stresit post-traumatik. Është një nga diagnozat që pjesëmarrësit dhe ata që janë prekur nga lufta i kontribuojnë duke e “rijetuar” luftën pa ndërprerë, edhe pse është diçka e së kaluarës. Kjo e cenon cilësinë e jetës së tyre në afat të gjatë. Opinionet, ndjenjat dhe jeta sociale cenohen.


Sa për ilustrim, m’u kujtua një intervistë që pata dhënë për gazetën “Fokus” në vitin 2001, pas konfliktit ushtarak në vendin tonë. Ishte një situatë kur bashkëqytetarët tanë, të motivuar nga ideologji të ndryshme, u futën në konflikt të armatosur. Pati edhe të vdekur dhe të plagosur dhe shtëpi të shkatërruara. Që të dyja palët e konfliktit ishin të mendimit se kishin të drejtë të përfshihen në veprime armiqësore dhe që të dyja palët mbështesnin luftëtarët dhe humbjet e tyre. Nga njëra në kishim shtetin zyrtar dhe nga ana tjetër njerëzit që i përkisnin një komuniteti etnik. Mirëpo, ashtu si përfundojnë të gjitha luftërat, ky i ashtuquajturi konflikt ushtarak përfundoi me një marrëveshje. Për fat mirë, për të gjithë pjesëmarrësit, mirëpo pati edhe një amnisti disa muaj pas konfliktit. Asohoke, e kritikova dhe nuk po them që nuk duhet të ketë amnisti, por se ishte e hershme dhe për njërën nga grupet e popullsisë ajo ndërpreu një proces të natyrshëm, të brendshëm për çdo qenie njerëzore, atë që të jetë në gjendje të ndjejnë keqardhje për humbjet. Njerëzit që kalojnë nëpër këtë proces, i cili ka disa faza që zakonisht zgjasin një vit, u përballën me amnistinë në gjysëm të rrugës së pendimit. Kur keqardhja ndërpritet, ka prirjen të pësojë regresion dhe të rikthehet në fazat fillestare. Fazat fillestare të çdo keqardhjeje janë mohimi dhe zemërimi. Kështu, një pjesë e madhe e popullsisë ngeci në dy fazat e para si pasojë e ndërhyrjes shtetërore. Ata nuk mund të ndiqnin rrjedhën e natyrshme të keqardhjes. Për shkak të kësaj, unë asokohore i vura tekstit titullin “Pengjet e urrejtjes “.


Në fund të fundit, lufta nuk është vetëm vdekje dhe shkatërrim. Është edhe një dukuri e fuqishme shoqërore, edhe pas përfundimit të saj, njerëzit e prekur prej saj e ndjejnë për një kohë të gjatë. Po ashtu, nëse lufta cenon një pjesë globale të popullsisë, mund të jetë arsye për të ripërkufizuar vlerat ekzistuese, që çojnë në tjetërsimin e njerëzve të parë nëpërmjet treguesit kryesor, pra pakësim të empatisë. Për fat të keq sot, lufta në Ukrainë që ka cenuar miliona njerëz me siguri nuk do të jetë e fundit. Ajo do të cenojë miliona njerëz që do të ndryshojnë si persona. Kjo do të cenoje edhe ata të cilët ,edhe pse nuk janë pjesëmarrës, janë sidoqoftë dëshmitarë dhe do të nxisë një mënyrë specifike të njohurisë për dhe rritjes së dy emocioneve të fuqishme të frikës dhe zemërimit.

Stanislav Petkovski-Sašo nga Shkupi është specialist i psikologjisë klinike, analist transaksional CTA dhe terapist i sistemit familjar. Është themelues dhe drejtues i qendrës së këshillimit psikologjik “Modus Center”. Një nga themeluesit dhe kryetar i Asociacionit për Analiza Transaksionale të Maqedonisë dhe anëtar i Asociacionit Evropian (EATA) dhe Asociacionit Botëror (ITAA) për analiza transaksionale. Për 20 vjet, ai ka udhëhequr seminare grupore në të cilat pjesëmarrësit mund të mësojnë dhe përmirësojnë aftësitë e komunikimit.