Aty ku sistemi i arsimit mbetet i ndarë përgjatë vijave etnike, mësimi i historisë formësohet për t’iu përshtatur ideologjisë etno-nacionaliste të kohës që qëndron në themel të atyre vijave. Në Evropën Juglindore, kjo nuk ndodh vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë. Në vitet 2016 dhe 2017, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) financoi një historiane të re nga Sarajeva, Narcisa Semiqin, që të hulumtonte gjendjen në Kosovë në kuadër të projektit Ndërtimi i Njohurive për Shtetësinë e Re në Evropën Juglindore: Kuptimi i Konsideratave të Politikës Vendore dhe Ndërkombëtare të Kosovës. Së pari, ajo u përqendrua tek analiza e përmbajtjes së librave shkollore, me vëmendje te posaçme tek roli dhe riprodhimi i miteve të antikitetit që në mënyrë ideologjike janë të themel të pretendimeve territorial etno-nacionale. Së dyti, ajo eksploroi arsyet thelbësore kontekstuale, historike dhe socio-psikologjike për vazhdimësinë e këtyre narrativave, tërheqjen e popullit ndaj tyre dhe mangësitë shokuese në procesin e reformës në arsim përkundër njohurive arsimore dhe ligjit.
Ligji i vitit 2011 në Kosovë për arsimin parauniversitar parasheh respektimin e Kornizës Kryesore të Kurrikulës që “nxit frymën e respektit, të mirëkuptimit dhe tolerancës ndërmjet të gjitha komuniteteve”. Kjo është në përputhje me parimin e shumëetnicitetit që mishërohet në Kushtetutën e vitit 2008. Mirëpo, tekstet shkollore të historisë në Kosovë për arsimin fillor dhe të mesëm janë në kundërshtim me këto përcaktime. Analiza e përmbajtjes së librave shkollorë ekzistues tregon këmbënguljen e vazhdueshme të narrativave etno-nacionale të papërputhshme shqiptare dhe serbe, pavarësisht procesit të reformave politike të pasluftës nën mbikëqyrjen ndërkombëtare në vitet 2000. Të dy narrativat, dhe shqiptare, dhe serbe, vazhdimisht ia atribuojnë viktimizimin ekskluziv grupeve të veta përkatësisht, ndërkohë që e bëjnë tjetrin përgjegjës për ankesat e veta.
Analiza kualitative e përmbajtjes që ka bërë Semiq, pjesërisht e frymëzuar nga prejardhja e saj boshnjake, përcjell tipologjinë Pål Kolstø’s dhe identifikon mimezën strukturore: që mitet përkatëse etno-nacionaliste pasqyrojnë njëri-tjetrin në kuptim, funksion, qëllim dhe joshje emocionale, edhe pse paraqiten përmes dy nën-tipeve të ndryshme mitologjike të miteve antiquitas . Nën-tipi serb është “politik”, që shkon pas deri në shtet-formimin serb të kohës së Mesjetës; ai shqiptar është “kulturoro-arkeologjik” që pretendon prejardhje të lashtë dhe të pandërprerë kulturore të shqiptarëve nga kohërat ilire. Si ndodh që konstruksione të tilla mitologjike të kombit – që nga studuesit bashkohorë, ndërkombëtarë shihen me përbuzje si nacionalizëm romantik i tejkaluar Herderian i shekullit të 19-të – ende riprodhohen në Kosovë (por dhe më gjerë në rajon) zyrtarisht në mënyrë kaq të pacipë?
Në një rajon me pretendime territoriale të pazgjidhura (Serbia ende nuk e ka njohur zyrtarisht shtetin e pavarur të Kosovës), ndjesia e kombësisë, kur diskutohet apo dhe më keq, kur mohohet, prodhon emocione të fuqishme. Mund të argumentojmë se kjo nuk është dhe aq e ndryshme nga nacionalizmi bashkohor kudo në një botë të pasigurtë. Dëshira për t’i takuar një vendi dhe për të patur një ndjenjë të qëndrueshme të identitetit dhe vendin, në ndërlidhje me premtimin e nacinalizmit për të drejta territoriale dhe privilegje dhe të drejta të tjera, josh shumë grupe në Evropë që përballen me pasiguri. Megjithatë, për vendet e Evropës Juglindore, kontrasti ndërmjet të qenit të përkufizuar së jashtmi si “problem” në kuptimin e etno-nacionalizmit si rrënja e të keqes në Ballkan dhe premtimit të tij për shpëtim, është posaçërisht i mprehtë dhe specifik. Atëherë, a do të munden reformat në arsim të arrijnë “riformatimin e mendjeve të njerëzve” si ka kërkuar Pedi Eshdaun (Paddy Ashdown) pasi përfundoi mandatin e tij si Komisioneri i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën (BeH) nga viti 2002 në 2006? Ai krijoi një sistem të ndarë në baza në etniike në BeH, duke besuar se ata që kishin përjetuar dhunën ndëretnike ishin të prangosur pa kthim nga e kaluara.
Ashtu si me Bosnjen, edhe sistemi arsimor në Kosovë ka ende rrugë për të bërë për integrimin e tij. Këtu, sistemi shkollor i ndarë në baza etnike mund të dokumentohet që nga koha e arsimit “paralel” në vitet 1990, edhe pse me prefiks të përmbysur etnik sa i përket pushtetit kryesor që nga tërheqja e ushtrisë serbe nga Kosova në vitin 1999. Edhe pse përdorimi i librave shkollorë në serbisht që sigurohen nga Beogradi lejohet me ligj në Kosovën bashkohore, intervistat që Semiq ka bërë në vjeshtën e vitit 2016 kanë konfirmuar se “shkollat serbe nuk e zbatojnë ligjin, sepse nuk e informojnë Ministrinë për librat shkollorë që përdorin”. Në vitin 2010, një Komision i Pavarur, i thirrur sipas ligjit në lidhje me një kontest, rekomandoi zëvendësimin e një mitologjie me një tjetër, kur kritikoi lëshimin në përmbajtjen e librave shkollorë serbë të “popullsisë paraekzistuese shqiptare/ilire”.
Mirëpo, një studim i mëvonshëm konstatoi se mësimdhënësit vendorë në Kosovë janë tërësisht të aftë të japin interpretimet e tyre për historinë, edhe pse këto interpretime ende mund të ndikohen nga historitë e tyre familjare personale, shpeshherë traumatike dhe partizane. Në përputhje me theksin e strategjisë së re të Kosovës për të përmirësuar trajnimet për mësimdhënës dhe me një nismë të re të historianëve të Universitetit të Prishtinës identifikon si rrënjën e problemit shtresën e izoluar të studiuesve. Kjo përputhet me gjetjet e Semiqit, që gjithashtu vënë në pah nevojën për ndryshime makropolitike dhe kontekstuale për të ndryshuar joshjen popullore dhe emocionet nga nacionalizmi. Përtej rritjes së lëvizjes, ekspozimit me botën dhe konkurrueshmërisë së akademikëve vendorë duke iu siguruar bazën për hulumtim të librave shkollorë të historisë, ndjesitë e përmirësuara të mundësive në dispozicion përtej premtimit të nacionalizmit ende nuk janë materializuar në shoqëri në përgjithësi. Kjo sidomos nëse qytetarët e rinj kosovarë shohin perspektivën përtej nismave vetëm nga elita, ata mund të kërkojnë gjithnjë e më shumë arsim më konkurrues dhe më cilësor, të çliruar nga kategorizime etnike, si për shembull gjatë protestave këtë verë në BeH. Është e qartë se nuk është çështja tek formatizimi në kokat e njerëzve, por tek mundësitë arsimore, sociale dhe ekonomike që duhet të rishkruhen në mënyrë që narrativat nacionaliste të humbasin rëndësinë.