forumZFD, Fondacioni për shoqëri të hapur dhe magazina javore Vreme të premten më
22 Prill 2016
organizojnë tyezën publike:
„Pikë takimi: Çfarë është Ballkani, çfarë flitet për të si dhe çfarë mund të jetë Ballkani?”
Tryeza do të mbahet në hotel SIRIUS (rruga. Agim Ramadani)
duke filluar nga ora 11:00 h
Kjo tryezë është e dyta me rradhë në vazhdimësinë e projektit “Pikë takimi” të cilën e realizon magazina javore „Vreme“ me përkrahjen e Fondacionit për shoqëri të hapur dhe forumZFD, si dhe mirret me marrëdhëniet kulturore dhe historike të Shqipëtarëve me popujt fqinjë jugoslloven. Projekti „Pikë takimi“ fillon me idejën të ballafaqohemi në mënyrë të hapur me stereotipet negative kulturore përkundër kohës dhe rrjedhjes historike, në traditat lokale të identifikojmë paradigmat e përmendura pozitive të bashkëpunimit dhe ndërveprimit, si dhe me qëllimin e fillimit të një diskutimi në pyetjet se në çfarë shoqërie dëshirojnë të jetojnë popujt e Ballkanit, cilat janë problemet e përbashkëta, si mund të matet koegzistenca funksionale si dhe cili është emëruesi i përbashkët i gjithë popujve të Ballkanit.
Për këto tema do të flasin:
• Milena Bogavac, shkrimtare dhe dramaturge nga Beogradi;
• Shkëlzen Gashi, publicist nga Prishtina;
• Kim Mehmeti, romansijer dhe publicist nga Shkupi;
• Zoran Ristić, drejtor i teatrit të Gracanicës.
Tryeza do të moderohet nga Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN Kosovës dhe Kryeredaktore e emisionit “Jeta në Kosovë” Përkthimi simultant në shqip, anglisht dhe sërbisht është i siguruar.
Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni Johannes Ruegeru: rueger@forumzfd.de