Presidenti Hashim Thaçi me një nismë për pajtim

http://www.balkaninsight.com

President Hashim Thaci prezantoi një Komision të ri të Vërtete dhe Pajtimi, i cili tha ai do të inkurajonte faljen e përbashkët midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.Die Morina, Doruntina Baliu, BIRNPrishtinë

Hashim Thaçi të hënën nisi konsultimet për krijimin e komisionit të ri, duke thënë se pajtimi në midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës nuk ka qenë në varësi të ndjesës së Serbisë për rolin e saj në luftën e viteve 1998-1999.

” Dikush mund të pyes nëse fillimisht ndodhë kërkimfalja, pastaj pajtimi? Por e vërteta dhe pajtimi nuk arrihen me kushtëzime, mirëpo me vullnet dhe ndjenjë të mirë,” tha Thaçi, i cili ishte lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit.

Ai tha se mbajtja mend e asaj që ndodhi gjatë luftës dhe përcaktimi i të vërtetës ishin tepër të rëndësishme, por u shpreh gjithashtu se njerëzit nuk duhet të kërkojnë hakmarrje.

” Brezat e rinj duhet të dinë, çka kanë bërë brezat e mëparshëm. Besimi i ndërsjellë duhet fituar, jo duke mohuar, por duke marrë përgjegjësi dhe duke respektuar dinjitetin dhe integritetin e palëve” tha ai.

Thaçi tha se komisioni do të mbështeste sistemin gjyqësor në ndjekjen penale të krimeve të luftës.

Në mbledhjen e parë konsultative për krijimin e komisionit që u mbajt ditën e hënë morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të shtetit, ambasadorë dhe përfaqësues të familjeve të viktimave serbe dhe shqiptare të luftës

“Së pari, e vërteta duhet të dalë në shesh e pastaj të vijë pajtimi,” tha Bajram Qerkini, një përfaqësues i familjeve shqiptare të Kosovës të personave të zhdukur.

“Ka më shumë se 100 fëmijë nën moshën tetë vjeçare që janë ende të zhdukur. Jemi ne ata që mund të shtrijmë dorën e pajtimit në momentin kur të mësohet e vërteta,” shtoi Qerkini.

Përfaqësuesi i familjeve serbe të Kosovës të personave të zhdukur, Milorad Trifunoviç, bëri gjithashtu thirrje për drejtësi.

“Ne duam të dimë të vërtetën për ata që kryen krimet dhe ne duam drejtësi. Gjithçka mund të zëvendësohet, por jetët e njerëzve jo. Le të shkojmë drejt pajtimit,” tha Trifunoviç.

Zyrtarët e Kosovës u ofruan ta mbështesin komisionin e propozuar.

“Janë mijëra viktima të pafajshme, ndërsa drejtësia për to ende nuk është vendosur. Janë me dhjetëra masakra, të kryera gjatë luftës, për të cilat askush nuk është dënuar,” tha kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli.

Kryeministri Isa Mustafa tha se pavarësisht asaj që ka ndodhur në të kaluarën, Kosova dhe Serbia nuk duhet të mbahen peng nga historia, duke u shprehur se komisioni mund të ndihmojë në procesin e pajtimit.

“E gjithë kjo do të ndihmojë për të sqaruar një të ardhme të përbashkët,” tha Mustafa.

Por nisma e Thaçit u prit me skepticizëm nga një ish-diplomat i BE-së që tha se një komision i ngjashëm, i nisur nga ish-presidenti jugosllav Vojislav Kostunica në vitin 2011, nuk arriti asgjë.

“Ky komision duhet të gjejë një qëllim të përbashkët në të dyja etnitë dhe një person të besueshëm që t’i përfaqësojë të dy komunitetet dhe të drejtojë këtë nismë,” tha Daan Everts, ish-kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë.