Në maj të vitit 2013, asociacioni “Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale” (Centre for Democracy and Transitional Justice, CDTP) nga Banja Lluka dhe asociacioni “Drejtësia Tranzicionale, Përgjegjësia dhe Përkujtimi në Bosnjë e Hercegovinë “(Transitional Justice, Responsibility and Remembrance in Bosnia and Herzegovina, TPOS), me bazë në Sarajevë, filluan punën në projektin me titull “Vënia në hartë e kampeve/objekteve të ndalimit në Bosnjë e Hercegovinë në periudhën 1992-1995”. Qëllimi i këtij projekti ishte zhvillimi i një hulumtimi empirik në bashkëpunim me ish-të burgosurit e kampeve të ndalimit, dokumentimi i kampeve të ndalimit, krijimi i një liste me numrat dhe emrat e të burgosurve të vrarë e të torturuar në kampet dhe objektet e ndalimit. Gjatë fazës përgatitore në maj të 2013, u krijua një pyetësor ,që do të përdorej në intervistat me ish-të burgosurit, ndërsa u mblodhën të dhëna të tjera lidhur me kampet e ndalimit, burgjet dhe objekte të tjera të ndalimit. Pas kësaj u krijua një ekip hulumtuesish në krye me koordinatorin e projektit.
Ekipit iu kërkua të krijojë gjithsejtë 15 profile të kampeve të ndalimit dhe objekteve të tjera të ndalimit ,deri në fund të vitit 2013. Më 2014, ekipi i hulumtuesve i udhëhequr nga koordinatori i projektit zhvilloi 150 profile të kampeve të ndalimit dhe objekteve të tjera të ndalimit. Gjatë punës në projekt, hulumtuesit zhvilluan 358 intervista më të burgosurit e kampeve të dikurshme të ndalimit. Rezultatet e punës së tyre u prezantuan gjatë një konference të mbajtur më 25 dhe 26 shkurt të vitit 2015, në Sarajevë.
Ky projekt u financua në vitin 2013 nga organizata “Mrojtësit e të Drejtave Civile”(Civil Rights Defenders), e cila gjithashtu mbështeti financiarisht CDTP në krijimin e një faqeje të internetit për asociacionin, ndërsa u përkujdes për blerjen e mjeteve të punës (një makinë multi-funksionale për kopjim, diktafon dhe një kamerë). Më 2014 dhe 2015, projekti u financua nga “Fondi Kombëtar për Demokraci” (The National Endoëment for Democracy, NED), “Mbrojtësit e të Drejtave Civile dhe Fondi i Vëllëzërve Rockefeller” (Rockefeller Brothers Fund). Profilet mund të gjinden në faqet e internetit të të dyja asociacioneve.