Bota po përjeton një pandemi që u shkaktua virusi i ri Covid-19, i njohur gjithashtu si koronavirus. Nga qyteti i Wuhanit në Kinë, ai është përhapur me shpejtësi dhe të papritur në të gjithë botën. Për gjysmë viti tani, bota ka numëruar raste pozitive dhe negative. Renditen vendet sipas numrit të të infektuarve, të shëruarve dhe të vdekurve. Numër i madh i të papunëve, ekonomitë po pësojnë rënie, kurse varfëria është në rritje.
Por në të njëjtën kohë me koronavirusin, një tjetër pandemi po ndodh në botë. Pandemi e lajmeve të rreme, dezinformatave dhe manipulimeve. Ashtu siç përhapej virusi dhe numri i të sëmurëve rritej, gjithashtu rriteshin teoritë e komplotit dhe rritej numri i lajmeve të rreme.
Dhe kështu, ju ndoshta keni lexuar diku se virusi ishte shpikur dhe nuk ekziston, që Bill Gates shpiku koronavirusin për të qenë në gjendje që përmes një vaksine të çipojë dhe të monitorojë popullsinë në botë. Me siguri keni dëgjuar që rrjeti 5G e shkakton dhe e përhape koronavirusin. Ju gjithashtu keni hasur në informacione që kinezët krijuan virusin në një laborator për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë, amerikanët krijuan virusin për të dëmtuar Kinën. Kontradiktore dhe e pabazuar, por tërheq vëmendjen sidomos në rrjetet sociale.
Ju keni lexuar mënyra dhe teknika të ndryshme se si të mbroheni dhe të mos infektoheni nga virusi dhe si ta kuroni nëse tashmë e keni atë. Rekomandohej të pini alkool, të hani sasi të mëdha të hudhër, ushqime djegëse dhe me erëza, shpëlarje dhe inhalime të ndryshme, ekspozimin afatgjat në dielli dhe rrezatim ultravjollcë. Ka pasur shkrime që mizat dhe mushkonjat e transmetojnë virusin, si dhe kafshët shtëpiake, dhe njerëzit nga frika i kanë braktisur kafshët e tyre. Sigurisht, asnjë prej këtyre gjërave nuk është vërtetuar dhe dëshmuar në mënyrë mjekësore dhe shkencore. Disa nga rekomandimet janë të parezikshme, por disa mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin e atyre që jo vetëm që lexojnë, por edhe besojnë në atë që shkruhet.
Persona zyrtarë po përhapin lajme të rreme
Është për tu ardhur keq që disa nga këto keqinformime kanë ardhur personalisht nga disa institucione dhe madje edhe nga zyrtarë. Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se duhet të fillohet një analizë për trajtimin e pacientëve me Covid-19 duke injektuar dezinfektues në trup për të vrarë virusin ose “futur” rrezet UV në trup për të eliminuar virusin.
Disa udhëheqës afrikanë kanë rekomanduar çajra bimorë, konjakë dhe të shkohet në kishë si një mënyrë për të luftuar virusin.
Lajmet e rreme, përveç keqinformimit të publikut, gjithashtu mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Pra, përkundër apeleve nga mjekët se metodat e Trump mund të shkaktojnë dëme të mëdha në trup dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore, dikush iu bind presidentit të tij. Në fund të prillit, dy burra në Gjeorgji dhe një burrë në Kansas pinë detergjentë dhe gjëra të lëngshme për pastrim për t’u mbrojtur kundër Covid-19, pas së cilës ata u shtruan në spital.
Organizata Botërore e Shëndetsisë është duke luftuar me koronavirusin në dy fronte. E para lidhet drejtpërdrejt me virusin, dhe e dyta është informacioni që ndodh për shkak të vëllimit në rritje të lajmeve të rreme dhe përhapjes së dezinformatave.
Për të informuar me saktësi dhe mbi të gjitha për të mbrojtur shëndetin e popullatës në botë, Organizata Botërore e Shëndetsisë ka krijuar një seksion të veçantë në faqen e saj të internetit, ku faktet shkencore hedhin poshtë lajmet e rreme që lidhen me virusin dhe kjo bëhet në një mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme pë të kuptojnë të gjithë.
Fabrika maqedonase për trolle
Përsëri, si në shumë situata të tjera, kriza po dëshmon të jetë një tokë mbarështimi për lajme të rreme, dhe media sociale është mjeti përmes të cilit ai lajm i rremë përhapet masivisht dhe menjëherë arrin në sytë dhe veshët e shumë njerëzve.
Për ta bërë situatën edhe më dramatike, rrjeti social Facebook njoftoi disa ditë më parë se fermat e trollit nga Maqedonia dhe Filipinet po përhapnin tekstet në faqen “Natural News”, pas së cilës ajo mbylli faqen e njohur për botimin e dezinformatave dhe teorive të komplotit. Përsëri, Maqedonia është një nga qendrat nga ku përhapet lajmi i rremë, i ngjashëm me atë gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA në 2016 kur Velesi u bë kryeqyteti botëror i lajmeve të rreme.
Aftësimi mediatik si zgjidhje e vetme
Si globalisht, ashtu edhe në nivel lokal, është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë tendencë të besojnë në të pavërteta. Kështu, 10% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut besojnë se virusi nuk ekziston, dhe më shumë se 37% besojnë se ai ishte lëshuar qëllimisht nga laboratori, sipas një studimi të kryer nga MCIC. Këto të dhëna shkatërruese tregojnë se niveli i leximit të mediave në mesin e qytetarëve është shumë i ulët dhe ata besojnë gjithçka që lexojnë në rrjetet sociale dhe portalet pa pyetur nëse ka saktësi apo të paktën logjikë minimale në ato që publikohen.
Dituria e dobët mediatike e popullatës e bën të ndjeshme përhapjen e organizuar të dezinformatave dhe manipulimeve nga qendra të ndryshme.
Informimi i shpejtë dhe në kohë është i nevojshëm për të arsimuar dhe përgatitur në tërësi publikun për krizën me të cilën përballet bota,e që është e re dhe e panjohur. Por dezinformatat dhe spekulimet mund të shkaktojnë panik dhe stres të panevojshëm, kujdes joadekuat për shëndetin, të inkurajojnë sjelljen e rrezikshme dhe kështu kontribuojnë në përhapjen e epidemisë, një numër në rritje të pacientëve dhe situatave kërcënuese për jetën.
Burimet zyrtare të informacionit për koronavirusin janë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si një burim global, dhe lokalisht në Maqedoninë e Veriut të dhënat zyrtare për epideminë vijnë kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, dhe më pas Ministria e Brendshme, Qendra e Menaxhimit me krizat, qeveria dhe komunat.
Njerëzimit urgjentisht i nevojitet një vaksinë kundër koronavirusit për të ndaluar epideminë dhe për të shpëtuar jetë, dhe kështu të sjellë jetën e njerëzve përsëri në normalitet. Por për fat të keq nuk ka vaksinë kundër lajmeve të rreme. Mbrojtja nga dezinformatat dhe ilaçi për dezinformatat është vetëm rritja e diturisë mediatike tek popullata. Zakoni i kontrollit të saktësisë dhe besueshmërisë së informacionit, si dhe burimit të tyre, duhet të forcohet ashtu si zakoni i larjes së rregullt dhe të shpeshtë të duarve.
Simona Atanasova është një gazetare e diplomuar me shumë vitr përvojë pune në media dhe organizata joqeveritare. Si gazetare ajo ka punuar në gazetën e përditshme “Nova Makedonija” dhe në agjencinë e lajmeve Meta. Ajo shkruan artikuj edukativë për shkrim-lexim mediatik dhe komente për KriTink dhe Shërbimin për kontrollin e fakteve të medias. Aktualisht, ajo punon si kordinatore komunikimi në Institutin për Demokraci “Societas Civilis”.