Xho Berri, vajza e një deputeti britanik që u vra në sulmin e IRA-s në vitin 1984, dhe autori i krimit, Patrik Megi, janë bërë miq që nga viti 2000 kur ata vendosën të ballafaqohen me të kaluarën e tyre të hidhur dhe të angazhohen në pajtim.
Të ulur në një tavolinë të vogël të një restoranti në Prishtinë, Xho Berri dhe Patrik Megi, në pamje të parë duken si të afërm që merren me një punë të nxituar dhe bezdisëse.
Ata po përgatiten të flasin në një ngjarje për pjesën më të vështirë të jetës së tyre, atë që ndërlidhen me trashëgiminë e hidhur të konfliktit të Irlandës së Veriut, rimëkëmbjen dhe pajtimin.
Në vitin 1984, babai i Xho Berrit, deputeti konservator, Anthoni Berri, ishte në mesin e pesë personave të vrarë në një sulm me bombë të IRA-s gjatë konferencës së Partisë Konservatore britanike që kishte për cak kryeministren, Margaret Theqër dhe kabinetin e saj. Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) ishte një organizatë paraushtarake që luftoi për krijimin e një republike të bashkuar të Irlandës. Më pak se një vit më vonë, në vitin 1985 Megi u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Në ditët e para të përgatitjes për funeralin e babait të saj, Berri atëherë 27-vjeçare, u mbështoll në pikëllim dhe mijëra pikëpyetje mbi konfliktin dhe përmes kësaj u zhyt në çështjen e pajtimit.
Berri donte të takonte aktivistin e IRA-s, përgjegjës për vrasjen e babait të saj. Asaj iu desh të priste plot 14 vjet për ta bërë këtë.
“Nuk e kisha se si”
Megi u lirua si pjesë e Aktit të Faljes pas së ashtuquajturës, Marrëveshja e së Premtes së Mirë ose marrëveshjes së paqes e vitit 1998, që i dha fund dhunës dhe konfliktit etno-nacionalist në Irlandën e Veriut.
Pas kësaj, Berri filloi kërkimin për të. “Unë kisha marrë vendim, por nuk e dija mënyrën se si, si të gjeja një mënyrë për të takuar Magee,” shpjegon Berri.
Jo shumë kohë pasi, Patrik Megi, doli nga burgu, ai dëgjoi se dikush i lidhur me rastin e Brajton (Brighton) donte ta takonte. “U pajtova sepse tashmë kisha menduar për t’u përfshirë në çështjen e pajtimit,” thotë Megi.
Në nëntor vitit 2000, Xho Berri më në fund takoi Patrik Megi. “Po mendoja… a kam një ‘armik’ dhe mendime hakmarrëse, apo a gjej një mënyrë për të dhënë një kontribut të vogël për paqen – madje edhe për të kuptuar personin (aktivistin e IRA-s) që vrau babanë tim?,” shton ajo.
Ata nuk kishin dikë që u lehtësonte takimin e tyre. “Isha shumë e frikësuar. Si do të ndihesha? Nuk doja të zemërohesha dhe të fajësoja”, thotë ajo. “Ai po vinte në një situatë, duke mos ditur se si do të isha apo çfarë do të thosha”.
Kur ai mbërriti, Berry mbajti frymën. “E pashë në sy. Doja ta shikoja në sy dhe ta shihja sikur kjo të ishte gjithçka që doja”.
Duke përshkruar një moment të rrallë kur viktimat dhe autorët kanë mundësinë të takohen me njëri-tjetrin, Megi thotë se është e vështirë për dikë që ka kryer krime të dëgjojë 0për zemërimin dhe dhimbjen e viktimave. “Unë gjithmonë do të mbaj barrën që kam shkatërruar qeniet e tjera njerëzore,” shton ai.
Që atëherë, Berri dhe Megi kanë punuar me viktima dhe ish-luftëtarë qw kanw ndihmuar me organizatën – Building Bridges for Peace, (Ndërtimi i urave të paqes) një organizatë që promovon paqen dhe për të kuptuar më mirë rrënjët e luftës, terrorizmit dhe dhunës.
“Dëgjojeni vrasësin”
Në kohën kur kreu sulmin në vitin,1984, Megi, ishte 33 vjeç dhe po punonte në një kantier ndërtimi në Dublin. Në atë kohë kishte qindra njerëz që shkonin në burg për t’i dhënë fund sundimit britanik në Irlandën e Veriut.
“Nëse je një republikan i përfshirë në luftë, atëherë je mësuar me antipatinë dhe keqinterpretimin dhe që njerëzit të shohin si një lloj demoni. Por unë nuk i kisha asnjë nga këto,” tha ai.
Të qenit pjesë e një organizate dhe I përfshirë në një luftë politike, thotë ai, e veçoi atë nga thjerrëza normale e të burgosurve dhe ndikimi i burgut tek ata. “Ne republikanët mendonim se burgu ishte një tjetër front në luftën tonë. Ky ishte një faktor bashkues dhe të jepte forcë”.
Si një anëtar aktiv i IRA-s, Megi thotë se ai nuk kishte plane për të vrarë. “Në fakt, nuk po mendohej shumë; nuk kishte të menduar efikas. Shumë prej këtyre ideve ishin reaksionare, në kuptimin, që do të thotë të reagosh ndaj rrethanave, ti ke pak kontroll mbi nevojën për t’u mbrojtur,” shpjegon ai.
Duke folur për një recetë të ngjashme për pajtim në Kosovë, Berri thekson se në një situatë ku e kaluara nuk mund të ndryshohet, njerëzit duhet të përpiqen të lehtësojnë barrën mbi krahët e tyre dhe “të përpiqen të pajtohen me të kaluarën e hidhur”.
“Unë e kuptoj që njerëzit ende nuk mund të kenë një shans, një mundësi për pajtim. Por unë mendoj se kjo (pajtimi) i ndihmon njerëzit teksa shërohen nga një trashëgimi shkatërruese”.
Duke trajtuar traumën dhe dhimbjen, Berri thotë se “ka diçka pozitive që del gjithashtu nga trauma”.
“Më duhej të shkoja përtej urrejtjes, dhe nëse e urrej Patrikun, atëherë kam humbur dy herë: babain dhe mundësinë që të kem një jetë të lumtur, nëse jam e mbushur me urrejtje e hidhërim. Doja t’i jepja fund ciklit të dhunës dhe hakmarrjes tek unë”.
Berri thotë se ajo u ndje e çarmatosur nga ndjeshmëria e Megi.
“Ai filloi ta shihte babanë tim si qenie njerëzore dhe tha se është fajtor për demonizimin e babait tim”.
“Nuk e pashë si qenie njerëzore kur vendosa atë (bombë),” shton Megi.
Kur Megi doli nga burgu, ai thotë se ishte plotësisht i përkushtuar ndaj procesit të paqes në Iralndën e Veriut.
“Duhet të krijoni një hapësirë ku mund ta bëni këtë, ku të ndiheni të sigurt për të artikuluar perspektivën tuaj në mënyrë që të tjerët të mos ndihen të kërcënuar nga perspektiva juaj,” thotë ai.
Megi thotë se pjesëtaret e forcave të armatosura janë të pirur për t’i bërë ata të mos mendojnë për atë që bëjnë, por të veprojnë sipas porosisë. “Kjo vjen nga konflikti, në një kuptim, ata duhet ta zhbëjnë këtë,” thekson Megi.
“Është gjithmonë e mundur që ata të mos shohin qenie njerëzore atje”, thotë ai sepse “ ato shpesh janë thjesht mjet për qëllimin”.
“Mendoj se sa herë që demonizojmë tjetrin, kemi të bëjmë me fillimin e jetës ose vdekjes së këtij individi. Ne të gjithë vuajmë pas daljes nga konflikti,” Berry.
Megi thotë se bashkëpunimi I tij me Berrin për rimëkëmbje e ndihmoi atë të rivendoste pak humanizmin, diçka që ai humbi kur shpërtheu që ai hodhi dhe vrau 5 persona. “Pra, për mua, është pjesë e shërimit tim,” thotë ai.
Berri thotë se më shumë se 24 vjet pas luftës, ajo sheh se ekziston një nevojë urgjente për pajtim, i cili shkon thellë në Kosovë.
Kur Megi doli, ai tha se ishte plotësisht i përkushtuar ndaj procesit të paqes.
“Duhet të krijoni një hapësirë ku mund ta bëni këtë, ku të ndiheni të sigurt për të artikuluar perspektivën tuaj në mënyrë që të tjerët të mos kërcënohen nga perspektiva juaj”.
Magee tha se në të gjitha konfliktet forcat e armatosura “përpiqen të zhveshin nga humanizmi njerëzit me të cilët janë në konflikt”, thotë ai.
“ Kjo ka të bëjë me njohjen e traumës dhe dhimbjes që është aty dhe ta pranoj atë”.
Berri thotë se urrejtja mund të vonojë rimëkëmbjen e mëtejshme.
“Mund të tingëllojë mirë në një afat të shkurtër, por e vonon shërimin dhe nevojën për drejtësi. Hakmarrja na mban të mbyllur në të kaluarën,” thotë ajo.
Berri shpjegon se kjo është diçka që ajo kurrë nuk do t’ua rekomandonte viktimave.
“Ne të gjithë kemi mënyrën tonë të rimëkëmbjes,” tha ajo.
Serbeze Haxhiaj është gazetare hulumtuese dhe redaktore e lajmeve në Prishtinë, Kosovë, e cila e ka fokusin tek korrupsioni, të drejtat e njeriut, çështjet e sigurisë, ekstremizmi fetar, terrorizmi dhe krimet e luftës. Aktualisht ajo është redatore pranë Radio Televizionit të Kosovës dhe gazetare e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).