(source: http://www.balkaninsight.com/ | Sven Milekic BIRN Zagreb)
Babai im u vra menjëherë dhe u hodh në një pus. Unë mbijetova se shoferi i autobusit tim të shkollës dhe një mik i babait tim më njohën. Pastaj ata më çuan në një kamp përqendrimi me një autobus shkolle,” kujton Sudbin Music në gjuhën e tij amtare në skenën e Teatrit Kombëtar në Mynih, duke e tronditur audiencën me fuqinë e saj autentike.
Në veprën “Vitet e Errëta”, Music, një boshnjak 41-vjeçar nga Prijedori, në veriperëndim Bosnjës dhe Hercegovinës, tregon historinë se si ai i mbijetoi krimet masive të kryera në vendlindjen e tij në vitin 1992, kur paraushtarakët dhe policia serbe vrau, burgosi dhe dëboi boshnjakët dhe kroatët vendas.
Ai tha se u takua me regjisorin gjerman të veprës, Milo Rau, kur ai erdhi në Prijedor të shikonte disa nga vendet e varreve masive dhe ish-kampet e përqendrimit.
Katër aktorë të tjerë të tregojnë historitë e tyre personale në vepër si edhe histori të mbijetesës së rrethimit të Sarajevës, bombardimeve të NATO-s të Beogradit në vitin 1999, shkatërrimit dhe çlirimit të qytetit gjerman të Bremenit në vitin 1945 dhe të emigrantëve nga Rusia Sovjetike që erdhën të jetonin në Gjermani.
“Ne e vumë publikun në gjendje konfuzioni; a janë historitë tona të vërteta apo të trilluara? Me fjalë të tjera, secili prej nesh bën një pyetje, prej nga fillon realiteti ynë?” shpjegoi ai.
Në një pikë, pasi tregon historinë se si ai zhvarrosi të atin, Music e transformon veten në një figurë bashkëkohore të Hamletit, duke luajtur gjithashtu rolin e fantazmës së babait të tij.
Music thotë se duke aktruar në vepër, ai po nderon të gjithë ata që humbën jetën gjatë luftës. “Unë ngre një lloj monumenti për të gjithë njerëzit që humba gjatë viteve 1990,” tha ai.
Të gjithë aktorët kishin dyshime se ajo që ata po bënin ishte një “striptizë”, duke zbuluar traumat e tyre personale në skenë, vazhdoi ai. Ai tha gjithashtu se shqetësohej që familja e tij do të shikonte veprën, duke u druajtur se do të ishte tepër tronditëse për ata.
“Megjithatë, mezi prej të performojmë në ish-Jugosllavi,” shtoi ai.
‘Mos digj këpucë për t’u ngrohur’
“Ai kontaktoi me kushëririn tim që jeton në Gjermani dhe kushëriri im më thirri për ta shoqëruar atë rrotull në Prijedor, edhe pse ai nuk kishte ndërmend të më merrte mua si aktor,” tha Music për BIRN.
Pasi vizitoi Tomasicën, varrin më të madh masiv nga lufta e viteve 1990, Rau i kërkoi Music të merrte pjesë në vepër, gjë të cilën fillimisht ai refuzoi ta bënte sepse nuk kishte eksperienca të mëparshme në aktrim. Pas një jave, Rau i telefonoi atij përsëri dhe Music pranoi të merrte pjesë duke treguar historinë e jetës së tij.
Një tjetër aktore në vepër, 39-vjeçarja Vedrana Seksan, nga Sarajeva, tha se ajo mezi po pret ta luajë veprën në kryeqytetin boshnjak pavarësisht se është nervoze që mamaja dhe të afërm të tjerë të saj do ta shikojnë atë.
“Në një provë të përgjithshme, vajza ime 16-vjeçare ishte në publik. Në një çast, dëgjova që ajo po qante dhe ky ishte një çast shumë i vështirë për mua,” tha ajo.
Ajo shpjegoi se vajza e saj po dëgjonte për herë të parë disa nga tregimet e saj mbi rrethimin sepse ajo nuk kishte dashur “ta ngarkonte” atë me këto histori më parë.
Mamaja e saj ofroi gjithashtu disa këshilla kur ata biseduan për veprën, duke i thënë Seksanit “të informonte njerëzit në Gjermani të mos përdorin kurrë këpucë për ngrohje, sepse ato marrin flakë shpejt dhe nuk çlirojnë nxehtësi”, duke iu referuar momenteve kur njerëzit në Sarajevën e rrethuar dogjën këpucët e tyre në përpjekjet për t’u ngrohur.
“I thashë mamasë: “Por, mama, ata jetojnë në Europë. Kanë sistem qendror ngrohjeje me gaz.’ Ajo thjesht u përgjigj: ‘Edhe unë kisha jetuar në Europë me sistem të përgjithshëm ngrohje me gaz para luftës.’”
Gjatë procesit të krijimit të tekstit për shfaqjen, aktorët ritreguan historitë e tyre dhe mendimet mbi tre pika – ‘nëna’, ‘e keqja’ dhe ‘arti’ – duke përshkruar se çfarë kuptimi kishte secila prej tyre. Dëshmitë e tyre u transkriptuan për redaktim; vetëm ajo e Seksanit ishte rreth 14 orë e gjatë.
“Në fund, me shumë ndryshim, dëshmia ime është në versionin përfundimtar të prerë rreth 15 minuta, e cila bie në një linjë më të madhe historie së bashku me dëshmitë e aktorëve të tjerë,” tha ajo.
“Nuk e kam bërë kurrë më parë këtë lloj teatri dhe e di që s’do ta bëja përsëri, sepse është një eksperiencë shumë e bukur, por gjithashtu e dhimbshme,” shtoi ajo.
Problemi me harresën
Rau, regjisori i shfaqjes, tha se “Vitet e Errëta” është pjesa e dytë e “Triologjia Europa”. Pjesa e parë u quajt “Lufta Civile” dhe u përqendrua në konfliktin në Siri. E treta, e cila do të vihet në skenë vitin që vjen do të quhet “Perandori” dhe do të përqendrohet në Europën bashkëkohore.
“Jam përpjekur ta tregoj historinë e asaj që ndodh kur një epokë shndërrohet në një tjetër epokë – për shembull, fundi i bllokut sovjetik, fundi i Jugosllavisë, fundi i Gjermanisë naziste, dhe ajo që vjen pas,” tha ai.
“Në këtë vepër ka një rregull dhe ai është që gjithçka e thënë është e vërtetë. Sigurisht që nuk e di, për shembull, nëse është e vërteta e Subdin Music apo është e vërteta objektive,” tha ai.
Rau tha se shfaqja, e cila u vu në skenë për herë të parë në prill të këtij viti, ka shkaktuar reagime të fuqishme emocionale.
“Kjo shfaqje është shumë prekëse për shumë njerëz. Në publik ka njerëz që qajnë. U habitëm shumë dhe, në një farë mënyre, të lumtur që u shfaqën emocione të tilla, duke qenë se menduam se kush do të ishte i interesuar për histori Sarajeva apo Rusia,” tha ai.
Rau mendon se vepra është e rëndësishme sepse trajton zakonin evropian të të harruarit të kaluarës për hir të së ardhmes – diçka që është e vështirë të bëhet në Ballkan, ku konfliktet e fundit ende formësojnë realitetet e përditshme.
“Është shumë problematike, sidomos për Vedranës dhe Sudbinin, të përpiqen të harrojnë atë që ndodhi në vitet 1990,” tha ai.
“Në fund, siç thoshte edhe Sigmund Frojdi: “Ajo që e varrosni të gjallë do të kthehet si fantazmë”.
‘Vitet e Errëta’ do të vihet në skenë në Teatrin Kombëtar në Mynih të martën.
Disqus