Balkan.Perspectives #20

Kurrë më…? Ballkani Perëndimor dhe lufta në Ukrainë 

Data e 24 shkurtit 2022 shënon një ndryshim madhor në Evropë. Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, parulla “Kurrë më!” ka simbolizuar përpjekjet politike, ekonomike dhe kulturore për t’iu kundërvënë luftërave dhe konflikteve të dhunshme, ligjërimeve nacionaliste, holokaustit, gjenocidit dhe shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut. Ajo vë fuqishëm theksin tek larmia evropiane, lartëson gjithëpërfshirjen dhe na mban tëgjithëve përgjegjës që të mësojmë nga e kaluara.

Sidoqoftë, pushtimi rus i Ukrainës dhe pamjet nga Kievi, Buça, Mariupoli dhe shumë qytete të tjera të Ukrainës, shkatërrimi, numri i viktimave dhe vala e personave të zhvendosur dhe e refugjatëve na bëjnë të vëmë në pikëpyetje aftësinë e komuniteteve evropiane dhe globale për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe për t’iu përmbajtur standardit të tyre të “Kurrë më!”. Prandaj, ky edicion i revistës Balkan.Perspectives e paraqet frazën “Kurrë më…?” si pyetje. Nga njëra anë, ky edicion mëton të reflektojë mbi përvojat e bëra gjatë viteve 1990-të dhe në fillim të viteve 2000-tëkur ky konsensus nuk iu përmbajt standardeve të veta me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, përfshirë rënien e Vukovarit, rrethimin e Sarajevës, masakrat gjatë luftës në Kosovë dhe gjenocidin nëSrebrenicë.

[expander_maker id=”2″ more=”Read more” less=”Read less”]

Nga ana tjetër, ky edicion i Balkan.Perspectives mëton të analizojë dhe shtjellojë ndikimet e mundshme individuale, kolektive dhe shoqërore që ka lufta në Ukrainë mbi Ballkanin Perëndimor. Ai thekson rëndësinë e proceseve të Ballafaqimit me të Kaluarën në rajonin tonë, rëndësinë e përkrahjes së Nismave për Paqe dhe përpjekjet kolektive për qasje gjithëpërfshirëse ndaj bashkëjetesës.

Ky edicion paraqet artikuj nga Stanislav Petkovski-Sasho dhe Nenad Markoviq nga Maqedonia e Veriut. Këta artikuj japin këndvështrime tëthelluara në shumëllojshmërinë e ndikimeve që ka pushtimi rus mbi politikat vendore maqedonase dhe se si konflikti i vitit 2001 ndërlidhet me ngjarjet aktuale. Nga Serbia, Ivana Jakshiq dhe Marija Ratkoviq përfshihen në një diskutim mbi aspektet e ritraumatizimit për shkak të konfliktit nëUkrainë dhe tek këndvështrimi femëror i luftës aktuale ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Në kontributet nga Bosnja dhe Hercegovina, Jasminko Haliloviq reflekton për përvojat e tij më të afërta pasi iu desh të largohej nga Kievi në shkurt 2022 ndërsa artikujt e Velma Shariqit janë dëshmi evijimësisë së luftës 30 vjet pas rrethimit të Sarajevës në vitin 1992. Visar Xhambazi reflekton për ndikimet e mundshme të pushtimit rus të Ukrainës në Kosovë, për rolin e organizatave ndërkombëtare dhe për procesin e dialogut me Serbinë. Në kontributin e saj, Feride Rushiti, po ashtu nga Ksoova, bën thirrje për diskutim serioz për traumën ende ekzistuese në shoqëritë e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor si dhe për ritraumatizimin qënxit lufta në Ukrainë.

Kemi kënaqësinë që të ndajmë me dëgjuesit tanë edhe edicionin e ri të Podkastit Balkan.Perspectives. Si zakonisht, podkastet mund t’i dëgjoni apo t’i shkarkoni nga uebfaqja jonë www.dwp-balkan.org ose nga shërbimi juaj i preferuar i dëgjimit si Spotify, Google Podcast ose Apple Podcast. Dëshirojmë të falenderojmë partnerët tanë, ekipin realizues prapa dhe para mikrofonëve si dhe të ftuarit tanë që kanëkontribuar për podkastet. Në Bosnje dhe Hercegovinë falenderojmë Oslobođenje KUN, Đorđe Krajišnik, Berina Bukva dhe Edvin Kanka Ćudić. Në Kosovë falenderojmë TILLT Radio, Serbeze Haxhiajn dhe Lulzim Pecin. Në Maqedoninë e Veriut falenderojmë Radio MOF dhe Nenad Marković. Në Serbi falenderojmë radioprogramin Ženergija në Radio Aparat dhe Sanja Radović.

Ky edicion i Balkan.Perspectives shenjon edicionin e 20-të. Gjatë kësaj kohe kemi parë se si revista është transformuar nga versioni i shtypur nëplatformë online për reflektime kritike rreth Nismave për Ballafaqimin me të Kaluarën në Ballkanin Perëndimor me formate të reja si podkasti, njëuebfaqe tërësisht të re me dizajn të ri që përmbush nevojat e lexuesve tanë. Shpresojmë që dhe në edicionet e radhës të kemi më shumë zhvillime. Kështu, ju urojmë lexim të këndëshëm, të shijoni podkastet dhe me shpresën se do të qëndroni me ne edhe për njëzetë edicione të tjera e më shumë.

Alexander Vojvoda
Kryeredaktor

[/expander_maker]

PodCast-it Balkan.Perspectives 

Podcast-i The Balkan Perspectives është formati audio i Ballafaqimit me të Kaluarën dhe Edukimit për Paqe në Ballkanin Perëndimor të forumZFD-së. Podcast-i prodhohet në katër gjuhë (shqip, BHKS, maqedonisht dhe anglisht) nga zyrat e forumZFD-së në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, […]

Ne, Gjatë luftës dhe përtej

Kur ndodhin luftëra botërore, si ajo aktualja në Ukrainë, na rikujtojnë neve, banorëve të Gadishullit Ballkanik, historinë tonë dhe fatkeqësitë që çdo brezi i është dashur të durojë për shekuj të tërë. Kudo nëpër rajon ka monumente, por ka edhe […]

Impressum 20 – 07/2022

Kryeredaktor: Alexander Vojvoda

Ekipi redaktues: Sunita Dautbegović-Bošnjaković, Martin Filipovski, Ana Pejović

Autorë: Jasminko Halilović, Ivana Jakšić, Nenad Markovič, Stanislav Petkovski-Sasho, Marija Ratković, Feride Rushiti, Velma Šarić, Visar Xhambazi

Podkastet: Bosnja dhe Hercegovina: Oslobođenje KUN, Đorđe Krajišnik, Berina Bukva dhe Edvin Kanka Ćudić Kosovë: TILLT Radio, Serbeze Haxhiaj dhe Lulzim Peci Maqedonia e Veriut: Radio MOF dhe Nenad Marković Serbi: radioprogrami Ženergija në Radio Aparat dhe Sanja Radović

Dizajni (ballina): Envinion

Përkthimi: LBG Communications (shqip), Luna Đorđević (BHKS), Martina Kimovska (maqedonisht)

Korrektura gjuhësore: LBG Communications (shqip/anglisht), Zinaida Lakić (BHKS), Zanet Ristoska (maqedonisht)