Politika e privatësisë
Pala përgjegjëse në kuptim të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave është Bordi i Drejtorëve Oliver Knabe: knabe@forumZFD.de
Menaxhimi i privatësisë dhe i të dhënave
Përdorimi i të dhënave personale për qëllime të administrimit të donacioneve
Forum Ziviler Friedensdienst e.V. mbledh të dhëna personale gjatë peticioneve online dhe proceseve të donacioneve që janë të nevojshme dhe të kërkuara për qëllime të marrjes dhe administrimit të donacioneve dhe të përgatitjes dhe ekzekutimit të peticioneve online. Detajet e adresës suaj, për shembull, përpunohen. Ne i kërkojmë adresat e individëve për t’ua dërguar REVISTËN tonë donatorëve dhe palëve të interesuara. Gjithashtu, e kërkojmë adresën tuaj që t’ua dërgojmë konfirmimin e donacionit.
Ne përdorim vetëm detajet e adresës tuaj dhe, me pajtimin tuaj, numrin tuaj të telefonit dhe adresën e e-mail për shërbimet tona të donacionit dhe për t’ju siguruar informacion rreth donacionit. Kur bëhet e qartë gjatë mbledhjes së këtyre të dhënave se këto të dhëna nuk janë thelbësore (le të themi, adresa juaj) ofrimi i këtyre të dhënave bëhet vullnetarisht.
Përdorimi i të dhënave personale për qëllime të komunikimit
Supozojmë se jeni të interesuar për informacion rreth Forum Ziviler Friedensdienst e.V. nëse ndonjëherë keni porositur material prej nesh. Nëse në atë kohë na e keni ofruar vullnetarisht adresën tuaj të e-mail, ne do t’ju njoftojmë për publikimet tona të reja dhe/ose fushatat tona të reja politike përmes e-mail. Po ashtu, supozojmë se jeni të interesuar në punën e Forum Ziviler Friedensdienst e.V. nëse keni nënshkruar ndonjë peticion. Në të dyja rastet, ne do t’ua dërgojmë buletinin e Forum Ziviler Friedensdienst e.V. Natyrisht, në secilin nga këta buletinë keni opsionin që të vetëlargoheni nga lista e dërgimit të buletinit apo ta kundërshtoni çfarëdo shfrytëzimi të adresës suaj të e-mail.
Ju sigurojmë se ne nuk i shesim, japim me qira apo huazojmë të dhënat tuaja tek asnjë organizatë tjetër dhe as nuk e tregtojmë adresën tuaj. Nëse kërkojmë mbështetje nga ndonjë ofrues shërbimesh për të dërguar informacion me shkrim ose REVISTËN, ose sigurinë e infrastrukturës sonë të TI-së, natyrisht që do të bëjmë marrëveshje të veçantë për mbrojtjen e privatësisë suaj me atë ofrues të shërbimit. Në rast të tillë, ofruesi i shërbimit mund t’i përdorë të dhënat vetëm për qëllimin për të cilin është arritur pajtimi.
Siguria e sistemeve tona të TI-së është shumë e rëndësishme për ne. Për shembull, databaza për përpunimin e të dhënave që kanë të bëjnë me shërbimin tonë të donacionit gjendet në një server me qira në Gjermani veçmas nga Forum Ziviler Friedensdienst e.V. Ky server mund të kontaktohet vetëm nëpërmjet disa segmenteve të caktuara të rrjetit të Forum Ziviler Friedensdienst e.V.
Nëse keni pyetje ose sugjerime sa i përket përdorimit të të dhënave tuaja apo nëse dëshironi të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja për qëllime të komunikimit, dërgoni një e-mail tek: datenschutz@forumZFD.de
Shërbimet online
Mbledhja e informatave të përgjithshme kur ju vizitoni uebfaqen tonë
Kur ju e vizitoni uebfaqen tonë, informacioni merret në mënyrë automatike. Ky informacion përfshin:
- adresën e IP të kompjuterit që po përdoret
- emërtimin e URL-së së faqes që po vizitoni
- datën dhe kohën (minuta, sekonda) e vizitës suaj
- vëllimin e grumbulluar të të dhënave
- statusin e qasjes (i suksesshëm, faqja nuk u gjet, etj.)
- informacion për sistemin operues dhe versionin e shfletuesit që përdor kompjuteri
- uebfaqen prej nga erdhët në uebfaqen tonë
Ky informacion është i rëndësishëm sa i përket bazave teknike në mënyrë që t’ju sigurojmë përmbajtjen e kërkuar në uebfaqe dhe merret automatikisht kur ju e përdorni internetin.
Asgjë nga ky informacion nuk mund të përdoret për t’ju identifikuar, por siguron detaje të lidhjes suaj në kohën kur keni vizituar uebfaqen tonë. Ne nuk analizojmë informacion anonim të kësaj natyre në mënyrë statistikore. Ky informacion paraqitet në formë anonime dhe ruhet në regjistrat Apache ky 12 bitet e fundit të adresës suaj të IP fshihen para se të ruhen. Kjo do të thotë se ju nuk mund të identifikoheni. Mirëpo, në të njëjtën kohë, nëse ka ndonjë gabim në kërkesë, arsyeja për atë gabim ende mund të hulumtohet.
Cookies
Ashtu si me shumë uebfaqe të tjera, edhe ne i përdorim cookies. Këto janë dosje të vogla me tekst që transmetohen nga serveri tek hard disku juaj ku ato ruhen. Nuk mund të përdoren teknikisht për të transmetuar viruse.
Cookies na ofrojnë të dhëna si: statusi i shportes suaj të blerjeve, shfletuesi dhe sistemi operativ që përdorni. Mbi bazën e këtij informacioni ne e bëjmë më të lehtë për ju që të lundroni në uebfaqen tonë dhe mundëson që faqet tona të internetit të paraqiten saktë.
Këto të dhëna nuk ndahen në asnjë rrethanë me palë të treta apo nuk ndërlidhen me të dhënat personale.
Natyrisht, ju mund ta vizitoni faqen tonë edhe pa cookies. Mund t’i jepni udhëzim shfletuesit tuaj që t’i bllokojë cookies. Udhëzimet se si të përshtatet konfigurimi për shfletuesin tuaj gjenden këtu:
Ju lutemi të kini parasysh se nëse i çaktivizoni cookies, mund të mos jeni në gjendje t’i përdorni të gjitha funksionet e uebfaqes sonë.
Mjetet analitike si Google Analytics ose Piwik
Shfrytëzimi i Google Analytics
Ne përdorim Google Analytics për të analizuar dhe optimizuar përdorimin e uebfaqes.
Google Analytics është shërbim për analizim të uebit që operohet dhe ofrohet nga Google Inc. (1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Google përpunon të dhënat për përdorimin e uebfaqes në emrin tonë.
Kur ju vizitoni uebfaqen tonë, të dhënat që mblidhen përfshijnë këto:
- faqet e vizituara
- sjelljen tuaj shfletuese në faqe individuale
- vendndodhjen tuaj të përafërt (shtetin dhe qytetin)
- adresën tuaj të IP-së
- informacione teknike, si shfletuesi juaj, ofruesi i shërbimit të internetit, pajisja juaj dhe rezolucioni i ekranit
- faqja që ju referoi tek ne (p.sh. uebfaqja që keni vizituar para se të vinit tek e jona)
Këto të dhëna transferohen në një server të Google në SHBA, ku Google vepron në pajtueshmëri me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave të Kornizës mbi Mbrojtjen e Privatësisë së BE-SHBA.
Google Analytics ruan cookies në shfletuesin tuaj të internetit për një periudhë dyvjeçare nga vizita juaj e fundit. Këto cookies përmbajnë ID të përdoruesit që gjenerohet në mënyrë rastësore me të cilën ju identifikoheni gjatë vizitave tuaja të ardhshme në uebfaqen tonë. Të dhënat e regjistruara ruhen bashkë me ID e përdoruesit të gjeneruar në mënyrë rastësore duke mundësuar analizimin e profileve-psudonime të përdoruesve. Të dhënat e tjera ruhen pafundësisht në formë të agreguar.
Kodimi SSL
Për të ruajtur sigurinë e të dhënave tuaja kur transferohen, ne përdorim procedura të koduara që përkojnë me teknologjinë më të fundit (këtu: SSL mbi HTTPS). Kërkesa e pakoduar që dërgohet tek serveri ynë transferohet automatikisht në një kanal të koduar.
Buletini
Kur abonoheni për buletinin tonë, të dhënat që na siguroni do të përdoren ekskluzivisht për këtë qëllim. Abonuesit mund të informohen me e-mail rreth çështjeve që janë me rëndësi për shërbimin ose regjistrimin. Këtu mund të përfshihen ndryshime në ofrimin e buletinit, e-mail që ka opsionin e përzgjedhjes së dyfishtë apo çështje të tjera teknike.
Në mënyrë që buletini të mund t’ju dërgohet, ne kërkojmë një adresë e-mail të vlefshme. Për t’u siguruar që abonimi në buletin vërtet ka ardhur nga pronari i adresës së e-mail, ne përdorim atë që njihet si procedura e opsionit të përzgjedhjes së dyfishtë. Ne e regjistrojmë abonimin në buletin duke ju dërguar emailin konfirmues që kërkon përgjigje. Këtë përgjigje me e-mail e regjistrojmë. Abonimi juaj aktivizohet vetëm pasi të kemi marrë përgjigjen me e-mail. Të dhënat e tjera i mbledhim vetëm mbi baza vullnetare, pra, le të themi, që të mund t’ju drejtohemi me emrin e saktë në buletin. Këto të dhëna nuk ndahen me palët e treta dhe përdoren ekskluzivisht për t’ju dërguar buletinin tonë.
Në çfarëdo kohe dhe në cilindo buletin mund ta tërhiqni pajtimin tuaj për ruajtjen e të dhënave tuaja dhe përdorimin e tyre për t’ju dërguar buletinin tonë. Secili buletin përmban vegëzën korresponduese. Ju mundeni edhe ta tërhiqni pajtimin tuaj në çdo kohë duke na telefonuar ose duke na kontaktuar duke përdorur opsionin për kontakt që shfaqet në fund të kësaj Politike të Privatësisë.
Forma e kontaktit
Nëse na kontaktoni duke përdorur formën e kontaktit, me e-mail ose me telefon, të dhënat që i ndani me ne do të përdoren për të përpunuar kërkesën tuaj ose për kërkesa të mundshme vjijuese.
Videot YouTube të vendosura në faqe
Videot nga YouTube janë vendosur në disa prej uebfaqeve tona. Operatori i shtojcës (plug-in) korresponduese është YouTube, LLC, 901 Cherry Ave., San Bruno, CA 94066, SHBA. Nëse vizitoni një faqe që përmban shtojcën e YouTube, lidhja krijohet me serverat e YouTube. YouTube informohet se cilat faqe ju po shikoni aktualisht. Nëse jeni kyçur në llogarinë tuaj në YouTube, atëherë YouTube e ndërlidh lundrimin tuaj në rrjet me llogarinë tuaj. Këtë mund ta parandaloni duke u shkyçur nga llogaria juaj në YouTube para se të vizitoni uebfaqen tonë ose duke lundruar në mënyrë anonime.
Kur klikoni në një video të YouTube, ofruesi i vendos cookies që dërgojnë informacion për sjelljen tuaj si përdorues. Për ta parandaluar këtë, mund t’i bllokoni cookies në shfletuesin tuaj.
Për më shumë informacion rreth privatësisë në YouTube, ju lutemi t’i referoheni Politikës së Privatësisë së ofruesit: https://www.google.de/intl/de/policies/privacy/
Shtojcat e rrjeteve sociale
Ne nuk përdorim shtojca për rrjete sociale për këtë uebfaqe.
Të drejtat tuaja për informacion, korrigjim, bllokim dhe fshirje dhe e drejta juaj për të kundërshtuar
Fshirja dhe/ose bllokimi i të dhënave
Ne respektojmë parimet e reduktimit të të dhënave dhe të ekonomizimit të të dhënave. Ne ruajmë të dhënat personale vetëm për sa kohë që kjo kërkohet nga periudhat e ndryshme statutore për ruajtje ose për të arritur qëllimet e parashtruara këtu. Pasi të jetë arritur qëllimi përkatës dhe/ose periudhat e ruajtjes të kenë kaluar, të dhënat automatikisht bllokohen ose fshihen në pajtueshmëri me dispozitat statutore.
Ju këshillojmë se keni të drejtën që në çdo kohë të merrni informacion për të dhënat personale që kemi ruajtur për ju. Po ashtu, keni të drejtën të bllokoni informacionin për të dhënat pesonale kur kjo nuk bie ndesh me kërkesën për ruajtjen e të dhënave për transaksione të natyrës së punës dhe të drejtën që të dhënat tuaja personale të fshihen. Lidhur me këtë, ju lutemi të kontaktoni Zyrtaren për Mbrojtjen e të Dhënave Simone Wichterich në datenschutz@forumZFD.de
Në mënyrë që të dhënat të bllokohen kurdo, këto të dhëna duhen ruajtur në një dosje të kyçur për qëllime të kontrollit. Mund të kërkoni edhe fshirjen e të dhënave nëse nujk ekziston asnjë detyrim statutor për arkivim. Kur detyrime të tilla ekzistojnë, ne do t’i bllokojmë të dhënat tuaja mbi bazën e kërkesës.
Mund të kërkoni korrigjimin ose tërheqjen e pajtimit tuaj me efekt në të ardhmen duke na njoftuar përkatësisht.
Ndryshimet në Politikën e Privatësisë tonë
Zhvillimet apo legjislacioni në të ardhmen mund ta bëjë të nevojshme ndryshimin e kësaj Politike të Privatësisë. Ne gjithnjë ndryshimet i postojmë këtu dhe rekomandojmë që ju ta vizitoni këtë faqe herë pas here.
Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave
Nëse keni ndonjë pyetje për mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi të na dërgoni një e-mail ose të kontaktoni Zyrtaren tonë për Mbrojtjen e të Dhënave Simone Wichterich direkt: datenschutz@forumZFD.de