Dy shkolla nën një çati – parim që nuk funksionon më!

Gornji Vakuf – Uskoplje është një qytezë e ndarë përgjatë vijave etnike. Kjo është dhe arsyeja pse ka emër me vizë në mes. Viza është një vijë që diktonin stilin e jetës për shumicën e njerëzve, që kufizon lëvizjet e tyre dhe krijon një ndjesi të parehatisë kur kapërcehet. Pavarësisht se prej cilës familje vjen apo në cilën pjesë të qytetit jeton, të gjithë është dashur të dëgjojnë për vizën, ana tjetër dhe ata nga ana tjetër, të paktën një herë. Për ata që nuk e dinë, po e thjeshtoj. Gornji Vakuf është pjesë e komunës ku shumica e banorëve janë boshnjakë myslimanë. Uskoplje është gjithashtu pjesë e komunës, ku kryesisht banorët janë kroatë/katolikë. Komuna është e ndarë fizikisht, si mund të shihet edhe nga emri, gjë që tingëllon shumë serioze nëse gjërat shihen me këtë sy. Në realitet, ata që nuk e dinë dhe ata të cilëve nuk u kanë thënë asgjë, kurrë nuk e vërejnë se ku është vija apo çfarë përfaqëson ajo. Për vizitorët, mund të duket si një rrugë e parëndësishme, ndërsa për vendasit, është vija ndarëse ku shkohet dhe që kapërcehet vetëm nëse duhet. Dhe në fakt, të duhet ta kapërcesh, sepse shkolla e mesme gjendet në Uskoplje. Kryetarët e komunave tona dhe ata para tyre kanë bërë të pamundurën që t’i mbanin gjërat e ndërlikuara dhe u siguruan që bashkëqytetarët e tyre të vazhdonin të ishin të përçarë. Në praktikë, kjo do të thotë se kemi dy shkolla fillora, njëra pranë anës tjetër të vijës, një ndërtesë e vetme me dy shkolla nën një çati (fokusi është tek ndarja e arsimit, mirëpo ndarja është e dukshme edhe në segmente të tjera të jetës).

Ky ”koncept famëkeq” u projektua si zgjidhje e përkohshme, mirëpo u ruajt deri sot (diçka si Marrëveshja për Paqe e Dejtonit). Për çfarë është? Një ndërtesë e vet me, dy kate, dy hyrje, dy planprograme, numër i dyfishtë i mësimdhënësve dhe ekipit menaxhues, pushimi fillon disa minuta më herët apo më vonë në mënyrë që nxnësit të mos takohen etj. janë marrë të gjitha masat parandaluese në mënyrë që nxënësit K dhe B të kenë sa më pak mundësi për t’u takuar që është e mundur. Të gjitha këto struktura të dyfishta u krijuan në bazë të parimit një për B-në dhe një për K-në; ato gjëra që nuk mund të dyfishohen (për shembull palestra e sportit, kabineti i TI-së) përdoren bashkërisht, por jo në të njëjtën kohë. Klasifikimi i nxënësve dhe njerëzve si B dhe K ose e anasjellta është brutal dhe dehumanizues nga njëra anë, mirëpo është edhe efikas, sepse tregon saktë se deri ku kemi arritur. Përse është ashtu si është titulli i këtij teksti? Disa vite më parë, nuk më kujtohet saktë se kur (është madje e vështirë edhe të pyes dikë, sepse njerëzve nuk u pëlqejnë ”temat serioze”), ndodhi diçka që rrallëherë, dhe do marr lirinë të them, njerëzit normalë dhe qytetarët e Gornje Vakuf-Uskopje do të kishin shpresuar. Nxënës të rinj të shkollës së mesme, nxë nës të klasës së parë të etnisë B nisën të registrohen në shkollën e mesme të katit të parë, që rezervohej për nxënësit K. Përse e bënë këtë? Sepse në shkollën B nuk kishte drejtim të mjekësisë apo disa drejtime të tjera që kishin nisur të kërkoheshin shumë në tregun e punës (p.sh. në Gjermani). Këta nxënës të rinj ndoqën shkollën në përputhje me kurrikulumin kroat dhe nuk e kanë probleme që mund të shkaktohen nga përkatësia e tyre e ndryshme etnike apo fetare. Të rinjtë, me qëllim ose pa, treguan se nëse dëshiron diçka, mund ta arrish. Pata rastin të jem në autobusin e shkollës që transportonte një klasë të tillë të përzier. Unë, që kam përfunduar shkollën e mesme tërësisht i ndarë nga të tjerët, kuptova gjatë atij udhëtimi të shkurtër se deri në ç’masë na kishte deformuar shkolla mua dhe të gjithë të tjerët dhe deri në ç’shkallë ishim të kufizuar. Si B, nuk pata kurrë rastin të njihem me një K në shkollë dhe aq që u përpoqa ndonjëherë ta bëj, sepse do të paragjykoheshim, paralajmëroheshim, madje disa prej edhe të dënoheshim. Shkolla jonë jo detyrimisht rriti nacionalistë të rinj, si thuhet shpesh, mirëpo rriti breza të rinj që kishin frikë nga të tjerët, njerëzit kishin mundësinë të takoheshin me të tjerët vetëm kur fillonin studimet. Me aq sa mund të shihja, fëmijet e rinj dukej të ishin krejtësisht normalë, edhe pse shkolla e tyre funksionon sipas një orari të çmendur. Pavarësisht faktit se kishte vetëm disa nxënës të tillë (rreth 4-5 prej tyre në një klasë), janë ata të cilët dëshmojnë se dy shkolla nën një çati nuk janë më aq të tmerrshme, jo aq të tmerrshme sa kanë qenë dhe ata tregojnë se pavarësisht vështirësive me të cilat mund të përballen çdo ditë, na duhet shumë pak për t’u bashkuar. Deri tani, nuk ka patur incidente, qeveria zyrtare dhe politikanët nuk kanë reaguar ndaj kësaj çështjeje dhe le të shpresojmë se kjo do të vazhdojë kështu dhe se  nxënësit e të ardhmes do të jenë liderët e ndryshimeve pozitive në komunitetin tonë.

 Foto nga: Tarik Çallkiq