Aulona Selmani dhe Leart Rama tregojnë se si kujtimet e trashëguara ndërthuren me ëndrrat e gjeneratës së tyre në filmat që krijojnë.
Për breza të tërë krijuesish të filmit në Kosovë, trauma e luftës dhe ndikimi i saj ngulmues kanë qenë tema të pashmangshme. Këta rrëfimtarë, të formësuar nga përvojat e tyre të drejtpërdrejta me luftën, kanë treguar përmes filmave të tyre fragmente të shkatërrimit dhe pasojave që ajo ka lënë pas.
Por çfarë ndodh kur narrativa zhvendoset te Gen Z — gjenerata që ka lindur shumë vonë për ta kujtuar luftën ose në periudhën e menjëhershme pas saj? Si reflektohet lufta në jetën e tyre, përmes rrëfimeve familjare, mësimeve të historisë apo peshës së memories kolektive? A ndihen të tërhequr drejt eksplorimit të këtyre traumave të trashëguara në filmat e tyre, apo i kushtojnë më shumë vëmendje temave që pasqyrojnë çështjet e gjeneratës së tyre? A mundet një vend, me luftën të skalitur në identitetin e tij, të kalojë ndonjëherë përtej saj si një temë qendrore në kinemanë e vet?
Këto janë pyetjet në qendër të një episodi të ri të podkastit të bashkëprodhuar nga ForumZFD dhe Kosovo 2.0, ku dy regjisorë të rinj, Aulona Selmani dhe Leart Rama, ndajnë përvojat dhe reflektimet e tyre. Të dy të lindur në vitin 1997, një vit kyç për fillimin e gjeneratës Z, këta krijues filmash eksplorojnë se si përvojat e fëmijërisë së tyre, të formësuara nga hija e luftës, ndikojnë në zgjedhjet e tyre filmike.
Imazhi i ballinës: K2.0