Lajmet e fundit

Thirrje për blogje: Histori të papërfunduara

Çfarë ka mbetur pa përfunduar në historinë tënde? Na shkruaj. Lufta, tirania dhe zhvendosja shkatërrojnë jetë dhe komunitete. Ndonjëherë nuk i shkatërrojnë plotësisht, por i lënë në gjysmë. Urgjenca, frika dhe mbijetesa i lënë gjërat të papërfunduara,  përgjysmë: si gjërat materiale – shtëpinë, fustanin e qëndisur me dorë, koleksionin e lodrave – ashtu edhe gjërat abstrakte: dikujt fëmijërinë, dikujt tjetër […]

Thirrje e Hapur: Urat e Kujteses

Duam t’i dëgjojmë kujtimet tuaja. Na shkruani

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, e nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Dr. Feride Rushiti, avokuese e shquar për të drejtat e njeriut dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT) është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky nominim, i propozuar nga deputeti suedez Magnus Jacobsson, njeh kontributet e rëndësishme të Ferides dhe QKRMT-së për drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe rehabilitimin e të mbijetuarve […]

DwP Kolumnet

Kolumnet DwP në www.dwp-balkan.org është një produkt i medias së re në platformë online ku flitet për ballafaqimin me të kaluarën. Kolumnet DwP është një platformë rajonale online për reflektime konstruktive lidhur me tema që kanë të bëjnë me ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim të fuqizimit të qasjes së hapur dhe konstruktive në nivel rajonal. Duke përdorur blogun si një mjet, ne synojmë të nxisim diskutime konstruktive në rrjet lidhur me temat aktuale në fushën e ballafaqimit me të kaluarën.

Kërkoj shtëpinë time të humbur në Moravskë

nga Fatmir Menekshe “Lagje e romëve, por sot pa romë. Një kohë e mbushur, por sot e zbrazët. Një kohë që qeshte, tani po qan.” Me këto fjalë e nis rrëfimin e tij Azir Jasari, gazetar dhe hulumtues rom nga Prishtina, i cili përmes kujtimeve personale rikthen historinë e lagjes Moravska – një prej lagjeve më të mëdha rome në […]

Gjurmët e masakrës dhe heshtja që flet ende në Muzeun e Familjes Berisha

Në qendër të Suharekës, mes zhurmës së zakonshme të qytetit të një dite maji, ndodhet edhe një hapësirë me qetësi të trishtë. Kjo qetësi tek vizitori krijon përshtypjen se aty, koha është ndalur përgjithmonë në pranverën e vitit 1999. Dyert e vjetra të aluminit, të demoluara nga forca dhe të shpuara vende vende nga plumbat, mbeten ende në formën origjinale. […]

Nga Reçaku te bombardimet e NATO-s, rrëfimi i Vjosa Sadriu-Hamiti për gazetarinë e luftës

Jehona Hulaj – telegrafi.com Në vitet më të rënda për Kosovën, kur informacioni ishte çështje jete a vdekjeje, gazetaria nuk ishte vetëm profesion – ishte përgjegjësi, mision dhe rrezik i përditshëm. Në një intervistë për Telegrafin, gazetarja e luftës Vjosa Sadriu Hamiti kujtoi periudhën e viteve ’90-ta, raportimet nga masakrat në Kosovë dhe barrën emocionale që mbartnin gazetarët që raportojnë […]

Balkan Perspectives

Balkan.Perspectives është revistë rajonale që fokusohet tek ballafaqimi me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor. Revista botohet nga forumZFD në katër (4) gjuhë dhe është bashkëpunim ndërmjet Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Revista ofron hapësirë për shumëllojshmëri të këndvështrimeve lidhur me ballafaqimin me të kaluarën nga i gjithë rajoni.

Podcast

Podcast-i The Balkan Perspectives është formati audio i Ballafaqimit me të Kaluarën dhe Edukimit për Paqe në Ballkanin Perëndimor të forumZFD-së. Podcast-i prodhohet në katër gjuhë (shqip, BHKS, maqedonisht dhe anglisht) nga zyrat e forumZFD-së në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi”.