Muzetë “në pritje”

Ndryshimet intensive gjeopolitike, sociale dhe kulturore që kanë shenjuar dy dekadat e fundit të shekullit të trazuar 20-të dhe fillimi po aq dinanik dhe dramatik i shekullit 21-të janë përcjellë nga afër nga zhvillimi i shpejtë i teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe nga procesi i globalizimit. Teoricienë të shumtë në sferat e shkencave shoqërore dhe humane […]

23 vjetori i sulmeve ajrore të forcave të NATO-s – Fillimi i fundit

Kur flasim për të kaluarën tragjike të Kosovës, shpesh ky narrativ përmbyllet me fushatën e sulmeve ajrore të NATO-s, këtë nderhyrje e gjejmë si përfundim të një periudhe të dhunshme në Kosovë. Në 23 vjetorin e sulmeve ajrore 78 ditore të forcave të NATO-s kujtojmë historikun e shkurtër të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe pozitës së Kosovës si[…]

“Kam qef me dalë n’mal e me britë “Reshaaat”!”

Paratitull: Rrëfime të familjarëve të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë (10)  Reshati, djali më i vogël i familjes Qerkini nga Mitrovica, kur intensifikohen terroret e pushtetit serb më 1998 nëpër zonën e Drenicës, përfshihet në mbrojtje të vendit dhe fillon të mungojë shpesh nga shtëpia, duke u kthyer ndonjëherë shkurt dhe kryesisht në orë[…]

“Qe nizet vjet as n’tokë as n’qiell”

Halil e Zyle Ujkanit në prill të vitit 1999 u kanë humbur dy djem, Mahiti dhe Shaipi. Vëllait të Halilit, Sadriut, po ashtu i kanë humbur dy djem, Fatoni dhe Shkëlzeni. Edhe vëllait të tretë, Zahitit, të vdekur prej dy vjetësh, i ka humbur djali, Nazimi.   Të pesë djemtë, pasi shohin se forcat serbe po i djegin fshatrat përreth, lëshojnë shtëpinë bashkë të njëjtën ditë, duke e[…]

“Ta kisha një varr ku t’i vija lule”

Miroslllav Trifunoviq ishte kthyer në Kosovë pas disa vitesh të jetës jashtë. Kishte shkuar 43 vjeç dhe mendonte të martohej e të krijonte familje. Punonte në mihjen sipërfaqësore të Bellaqevcit. Madje kishte ndërtuar një kat të shtëpisë në të cilën do të jetonte kur të martohej.   Në qershor të vitit 1998, po bëhej gati të shkonte[…]

“Gjetëm copa eshtnash të mëdha sa gishti”

Familja e Maliq Kryeziut detyrohet të lëshojë shtëpinë kur forcat ushtarake serbe vijnë dhe sulmojnë fshatin me mbi tridhjetë tanke. Sfiliten duke ikur sa te miqtë, sa bashkë me ta, për t’u tubuar në fshatin Kralan me së paku dhjetë mijë të zhvendosur nga zonat e Kijevës, Klinës e Drenicës. Aty i ndajnë disa nga meshkujt e[…]

Intervistë me Nezir e Hamide Avdyli

Prindërit e tetë fëmijëve, Nezir e Hamide Avdyli, kujtojnë kohën kur lufta i ndau nga dy bijtë që më nuk i panë. Tre djem të tyre, Fadili (24-vjeçar), Fatmiri (18-vjeçar) dhe Kujtimi (16-vjeçar), ishin ndarë nga familja për t’iu bashkuar kolonës së njerëzve që po deportoheshin. Kujtimi ia ka dalë të fshihet me disa kusherij në një kasollë. Dy të tjerët kanë qenë në grupin[…]

“Jeta m’u bë ferr i vëretë”

Marko Stojanoviq ishte drejtor i një shkolle fillore në Ferizaj në kohën e bombardimeve të NATO-s. I bindur se lufta shpejt do të kryhej dhe se kolektivi do t’i kthehej mësimdhënies së ndërprerë, mendon se nuk ka nevojë t’ua shpërndajë punonjësve dokumentet e punës. Me përfundimin e bombardimeve dhe të luftës, në atë shkollë vendosen shqiptarët, kurse shumë serbë[…]

“Tash i mungon krejt shputa”

Mbrëmjen e 21 prillit 1999 në Fushë Kosovë zbarkon nga treni një grup paramilitarësh të ardhur nga Serbia. Të veshur zi, të armatosur dhe të maskuar, u hyjnë shtëpive në të cilat jetojnë pjesëtarë të ndryshëm nga familja e gjerë Mirena, nga të cilat tubojnë jo më pak se gjashtëmbëdhjetë burra – vëllezër, djem axhallarësh dhe bij të tyre.   Gratë[…]

“Kur i lashë atë ditë, e dita që më shkuen”

Familja Mazrekaj nga Drenoci detyrohet ta lëshojë shtëpinë kur forcat serbe vijnë për ta zbrazur fshatin nga popullsia shqiptare. I detyrojnë të ecin një kohë, dikur i ndajnë burrat nga gratë. Kumrija me tri vajzat përfundojnë në kamp në Elbasan, kurse burri i saj Arifi dhe djali Jetmiri mbeten robë në fshatin Beleg, vendi në të cilin[…]