Promovimi i librit të Bekim Fehmiut “Shkëlqim dhe Tmerr” – pjesa e dytë

Komunikatë për media

Promovimi i librit të Bekim Fehmiut “Shkëlqim dhe Tmerr” – pjesa e dytë

25 Mars 2016 në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës

26 Mars 2016 në Prizren, në Dokukino

Edicioni i dytë i Festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, sjell librin e Bekim Fehmiut për herë të parë të përkthyer në shqip “Shkëlqim dhe Tmerr” – pjesa e dytë. Pas prezantimit të Javës së Filmit të Bekim Fehmiu në Kosovë, ky festival vazhdon të sjell para publikut në Kosovë veprat nga krijimtaria dhe trashëgimia e aktorit Bekim Fehmiu. Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi.

Libri “Shkëlqim dhe Tmerr” – pjesa e dytë është një rrëfim personal dhe origjinal, i treguar përmes një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e aktorit të madh Bekim Fehmiu.  Libri paraqet periudha të ndryshme të jetës studimore të Bekim Fehmiut në Beograd, angazhimet e para në prodhime filmike, teatrore dhe artistike e deri tek shkëlqimi i tij si aktor në produksione të huaja ballkanike, evropiane dhe më gjerë. Libri “Shkëlqim dhe Tmerr” – pjesa e dytë është përkthyer nga profesor Anton Berishaj, i sjellur për lexuesit shqiptarë në gjuhën shqipe.  

Promovimi i librit “Shkëlqim dhe Tmerr” – pjesa e dytë do të ketë ceremonitë promovuese në Prishtinë dhe Prizren. Në Prishtinë ceremonia e promovimit do të mbahet më 25 Mars 2016, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në ora 12.00. Ndërsa në Prizren më 26 Mars 2016, në Kinema Dokukino, në ora 11.00. Pjesëmarrja për të gjithë të interesuarit është e hapur dhe për mysafirët e promovimit do të shpërndahen edhe kopjet e para të këtij libri në shqip falas.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” është iniciative unike që kontribuon në dialogun dhe shkëmbimin kulturor në mes Kosovës dhe Serbisë, më qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve sociale, politike dhe kulturore në mes dy shoqërive. Synimi i organizatorëve është që ky festival të vazhdojë të organizohet në mënyrë tradicionale, duke kontribuar në vazhdimësi në vendosjen e paqes së përhershme dhe normalizimin e marrëdhënieve. Për më shumë informata, ju lutem vizitoni www.mireditadobardan.com

Ky botim është pjesë e bashkëpunimit në mes projektit “Mirëdita, dobar dan!”, shtëpisë botuese Samizdat B92 dhe Fond B92. Projekti “Mirëdita, dobar dan!” implementohet nga Integra në partneritet me KFOS, Iniciativat Qytetare, Qendra për Politikë dhe forumZFD, dhe mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada Zvicerane në Prishtinë, Ministria e Kulturës në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës. Ky event organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kosovës, EC Ma Ndryshe, Dokufest dhe Shoqatën e Artistëve të Teatrit të Kosovës.

Rruga Rrustem Statovci pn,

Objekti 2, Kati 3, Nr. 3

Prishtinë, Kosovë

www.ngo-integra.org 

+381 38 246 717