Revista Balkan Perspectives
Balkan.Perspectives është revistë rajonale që fokusohet tek ballafaqimi me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor. Revista botohet nga forumZFD në katër (4) gjuhë dhe është bashkëpunim ndërmjet Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Revista ofron hapësirë për shumëllojshmëri të këndvështrimeve lidhur me ballafaqimin me të kaluarën nga i gjithë rajoni. Duke sjellë një sërë pikëpamjesh, ne synojmë të sfidojmë stereotipet dhe narrativat etnocentrike, të inkurajojmë mendimin kritik dhe debatin më të gjerë për këto tema, si dhe të fuqizojmë qasjet konstruktive ndaj ballafaqimit me ngjarjet e të kaluarës së afërme.
Ju mund të abonoheni në versionin elektronik të revistës duke dërguar një e-mail në adresën: balkan.perspectives@forumzfd.de. Ne mirëpresim dhe çmojmë mendimet tuaja për revistën tonë dhe shpresojmë se do të kënaqeni duke e lexuar!
Numri 23
06/2023
Kultura pop dhe ballafaqimi me të kaluarën
Ky numër i revistës Balkan.Perspectives shqyrton një fushë të gjerë dhe të larmishme: kulturën pop dhe ballafaqimin me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor. Nga njëra anë, ky numër shtjellon lidhjet e dukshme dhe ato të padukshme ndërmjet kulturës pop, produkteve të ndryshme dhe aktorëve të saj nëpër periudha të ndryshme, fushat e ndryshme të ballafaqimit me të kaluarën dhe luftërat në rajonin e Ballkanit Perëndimor në vitet 1990-të dhe në fillim të viteve 2000. Kështu, ekipi redaktues e pranon se kultura pop ka ofruar dhe, në disa kontekste, ende ofron, një platformë për normalizimin e ideologjive nacionaliste, të njëanshme dhe autoritariane dhe, në mënyrë ambivalente, na lidh në të njëjtën kohë nëpërmjes muzikës, shfaqjeve teatrore, filmave apo serive televizive.
Numri 22
03/2023
Ende të padukshëm dhe të padëgjuar! Perspektivat gjinore në kulturën e kujtesës në Ballkanin Perëndimor
Kanë kaluar tashmë shtatë vite që kur kolegia ime, asokohe kryeredaktorja, Maike Dafeld, shkroi në editorialin e saj për edicionin 09/2016 të Balkan.Perspectives: “Kur është fjala për ballafaqimin me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor, respektimi i gjinisë zakonisht nënkupton diskutime vetëm dhe ekskluzivisht për dhunën seksuale ndaj grave gjatë kohës së luftës. Për rrjedhojë, gratë nuk shihen si agjente të ndryshimit; po ashtu ato nuk përfshihen kur përpiqen ta tejkalojnë të kaluarën e dhunshme dhe të rindërtojnë një shoqëri paqësore“.
Në shtatë vitet e fundit ka patur disa ndryshime dhe zhvillime. Mirëpo, ne ende përballemi me sfida kur diskutojmë për zërat e grave dhe rolet e tyre në ballafaqimin me të kaluarën e dhunshme të rajonit.
Numri 21
11/2022
Ekspozimi i së kaluarës – muzetë e Ballkanit Perëndimor dhe ballafaqimi me të kaluarën
Edicioni i 21-të i revistës Balkan.Perspectives fokusohet në peizazhet muzeologjike në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Ky edicion mëton të shtjellojë kulturat përkatëse të kujtesës së shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe përfaqësimin e tyre në muzetë e rajonit. Artikujt dhe podkastet i shqyrtojnë me kujdes muzetë si vende të kujtesës, memorializimit dhe ballafaqimit me të kaluarën. Mirëpo, muzetë janë pjesë e krijimit të shpërndarë të historisë dhe kështu, përbëjnë vende të kujtesës dhe krijimit të historisë. Muzetë nuk janë neutralë dhe nuk pasqyrojnë realitete objektive. Ata janë dhe agjentë brenda një sërë procesesh dinamike në kontekst të kombndërtimit, historive të kontestuara dhe narrativave përkatëse. Prandaj, ky edicion, bashkë me autorët dhe të ftuarit në podkaste, mëton t’i kontribuojë këndvështrimeve dhe qasjeve kritike dhe të larmishme mbi rolet dhe funksionet e muzeve në rajon, brenda kontekstit të Ballafaqimit me të Kaluarën.
Numri 20
07/2022
Kurrë më…? Ballkani Perëndimor dhe lufta në Ukrainë
Data e 24 shkurtit 2022 shënon një ndryshim madhor në Evropë. Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, parulla “Kurrë më!” ka simbolizuar përpjekjet politike, ekonomike dhe kulturore për t’iu kundërvënë luftërave dhe konflikteve të dhunshme, ligjërimeve nacionaliste, holokaustit, gjenocidit dhe shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut. Ajo vë fuqishëm theksin tek larmia evropiane, lartëson gjithëpërfshirjen dhe na mban tëgjithëve përgjegjës që të mësojmë nga e kaluara.
Numri 19
04/2022
Edicioni #19 i Balkan.Perspectives i dedikohet brezave të rinj të Ballkanit Perëndimor; motivimit dhe sfidave të tyre në sfera të ndryshme që ndërlidhen me ballafaqimin me të kaluarën, ndërtimin e paqes dhe proceset e pajtimit.
Numri 18
11/2021
Bashkimi Evropian ka luajtur dhe ende luan një rol me rëndësi në kontekstin e drejtësisë tranzicionale dhe të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën pas konflikteve të dhunshme në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000 në vendet e ish-Jugosllavisë.
Numri 17
07/2021
Në Ballkanin Perëndimor, pas konflikteve të dhunshme të viteve 1990-të dhe fillimit të viteve 2000-të, trauma dhe dhuna janë skalitur në një shumëllojshmëri të hapësirave shoqërore. Numra të ndryshëm të revistës Balkan.Perspectives kanë shtjelluar ndërlikimet politike, shoqërore dhe kulturore dhe nevojën për të reflektuar vazhdimisht dhe në mënyrë kritike mbi atë se si konlfiktet e së kaluarës kanë ndikuar shoqëritë dhe vendet e ish-Jugosllavisë.
Numri 16
05/2021
Viti 2021 shenjon 30-vjetorin e ngjarjeve që eventualisht çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Narrativat e dhunës dhe luftës ende bëjnë jehonë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes politikave etnocentrike, narracionit revizionist të historisë, mohimit të krimeve të luftës, politikave nacionaliste dhe shpërfilljes së rëndësisë që ka ballafaqimi me këtë të kaluar të përbashkët.
Numri 15
12/2020
Në numrat e mëparshëm, ekipi redaktues i Balkan.Perspectives ka sjellë në vëmendjen tuaj se si dhe përse historia në Ballkanin Perëndimor po kundërshtohet, sfidohet dhe instrumentalizohet. (Ri)shkrimi i historisë nuk është neutral, por një proces politik i qëllimshëm që synon të krijojë realitete dhe narrativa dhe pasqyron marrëdhëniet e pushteteve në periudha të ndryshme kohore.
Numri 14
04/2020
Ballafaqimi me të kaluarën është temë e vështirë për t’u trajtuar, sidomos në Ballkanin Perëndimor, rajon me prirje për konflikte. Para se platformat online të shfaqeshin në mënyrë dramatike, çdo e vërtetë e konflikteve ishte e cënueshme nga manipulimet prej udhëheqësve dhe mjeteve të tyre të propagandës për të ringjallur mitet e kombeve të mëdha.
Numri 12
10/2019
Data 30 gusht 2019, Dita e të Pagjeturve në ish-Jugosllavi, nuk kaloi pa u vërejtur. U organizuan marshime për ta drejtuar vëmendjen nga më shumë se 10,000 njerëz, që janë ende të pagjetur nga luftërat e fundit këtu.
Numri 11
06/2019
Kanë kaluar njëzet vjet që nga përfundimi i luftërave në Ballkanin Perëndimor. Si një rajon i larmishëm, kompleks dhe me kulturë e histori të pasur, këtu ka shumë gjëra për t’u çmuar.
Numri 10
11/2018
Me shumë kënaqësi ju sjell numrin 10 të revistës sonë Balkan.Perspectives: Ndërtimi i urave me imagjinatë dhe emocion: a mundet arti të sjellë shërim?
Numri 9
03/2018
Keni në duar numrin e nëntë të revistës Balkan.Perspectives nga forumZFD që merret me ballafaqimin me të kaluarën! Ky numër i dedikohet temës së gjykimeve dhe drejtësisë ndërlidhur me historinë e kohëve të fundit në Ballkan.
Numri 8
11/2017
Ditëve të fundit, ekipi ynë ka diskutuar për një shfaqje teatrore ku luanin aktorë nga i gjithë Ballkani. Ata shpalosnin kujtimet e tyre dhe histori të jetës së tyre, që të gjitha mjaft emocionuese.
Numri 7
06/2017
Edhe pse luftërat në Ballkanin Perëndimor nuk duhet t’i përshkruajmë vetëm si konflikte fetare, roli i fesë nuk duhet të lihet anash kur flasim për ballafaqimin me të kaluarën në Ballkanin Perëndimor.s.
Numri 6
12/2016
Ballkani është një rajon ku përgjatë historisë së tij, kufijtë kanë ndryshuar shumë herë. Kufijtë janë imponuar nga fuqitë e huaja, janë thyer, janë rivizatuar, janë zhvendosur dhe janë kontestuar për vite me radhë.
Numri 5
09/2016
Po takohemi sërish në numrin e pestë të revistës Balkan.Perspectives nga forumZFD që merret me ballafaqimin me të kaluarën. Ky numër i kushtohet temës së gjinisë dhe shtjellon pse gjinia ka rëndësi në procesin e ballafaqimit me të kaluarën.
Numri 4
04/2016
Ballafaqimi me të kaluarën është një temë e gjerë dhe përmban shumë procese përmes të cilave mund të kalojë një shoqëri kur merret me dhunën dhe represionin politik të së kaluarës.
Numri 3
11/2015
Ballafaqimi me të kaluarën është një temë e gjerë dhe përmban shumë procese përmes të cilave mund të kalojë një shoqëri kur merret me dhunën dhe represionin politik të së kaluarës. Në botimet tona të mëparshme, ne kemi eksploruar tema abstrakte dhe emocionuese, si kujtimi i së kaluarës, përkujtimi i heronjve të njohur dhe të panjohur dhe se si të mbijetuarit i trajtojnë traumat e tyre.
Numri 2
06/2015
Princi në kalë të bardhë, kalorësi i qetë dhe i fshehtë që e lufton të keqën, gjysmëperëndia e fuqishme dhe shtatlartë e miteve antike – tregimet për heronjtë janë treguar gjithmonë. Ato ofrojnë rehati dhe na shtyjnë të besojmë në fitoren e së mirës mbi të keqen. Por, në kohët e konfliktit dhe të luftës, është më e vështirë të dallosh këto figura.
Numri 1
02/2015
Luftërat gjithmonë përbëjnë një katastrofë të theksuar për një shoqëri meqë shkatërrojnë rendin social dhe ballafaqojnë individin me dhunë e vdekje. Ato gjithashtu ndryshojnë identitetin e të gjithë pjesëmarrësve të përfshirë në konflikt. Shoqëritë e pasluftës në Ballkanin Perëndimor kanë krijuar narracione të ndryshme mbi të kaluarën, të cilat shpërputhen në shumicën e rasteve dhe zakonisht janë të ndikuara nga një pikëpamje etnocentrike.