Balkan.Perspectives#17

Kur trauma dhe dhuna manifestohen nëpër hapësira

„Këto janë peisazhet që edhe me kalimin e kohës ende nuk janë shëruar, aty ku çështja e kujtesës traumatike edhe kontestohet dhe ku trashëgimia e asaj që ka ndodhur vazhdon të ketë ndikim mbi të tashmen“

Të nderuar Lexues të Balkan.Perspectives,

Në Ballkanin Perëndimor, pas konflikteve të dhunshme të viteve 1990-të dhe fillimit të viteve 2000-të, trauma dhe dhuna janë skalitur në një shumëllojshmëri të hapësirave shoqërore. Numra të ndryshëm të revistës Balkan.Perspectives kanë shtjelluar ndërlikimet politike, shoqërore dhe kulturore dhe nevojën për të reflektuar vazhdimisht dhe në mënyrë kritike mbi atë se si konlfiktet e së kaluarës kanë ndikuar shoqëritë dhe vendet e ish-Jugosllavisë.

Ky numër i revistës Balkan.Perspectives synon t’i shtojë një tjetër nocion këtyre shtjellimeve. Numri 17 i Balkan.Perspectives me titullin “Dhuna që po ndodh – trauma dhe lufta në arkitekturë dhe në hapësirat publike” është reflektim kritik se si trauma, lufta dhe dhuna kanë formësuar mjedisin që na rrethon, ndërtesat dhe vendet ku jetojmë, duke e bërë kështu traumën pjesë të përditshmërisë sonë, duke i kontribuuar lartësimit të dhunës dhe ligjërimeve etno-nacionaliste. Shkatërrimi i ndërtesave dhe monumenteve specifike, vendeve të trashëgimisë kulturore apo infrastrukturës publike ka qenë strategji e konflikteve të dhunshme në rajon. Hulumtuesit kanë krijuar terma si “urbicid”, “peisazhe lufte”, “memoricid” apo “arkitekturë e luftës” për ta përshkruar këtë dukuri. Termat theksojnë se qytetet ishin jo vetëm vendet fizike ku u luftua, “por arkitektura dhe hapësira urbane u shndërruan edhe në armatim ushtarak” .

më tepër në

Kinematë e Kosovës në kontekst: një reportazh

Reflektimi im për marrëdhënien ndërmjet kinemave, hapësirave publike, angazhimit të komunitetit dhe ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë mbështetet mbi përvojën time të vazhdueshme me procesin e ringjalljes së ish-kinemave dhe ndërtimit të një institucioni kulturor bashkëkohor të përfshirë në […]

Memorializimi i së tashmes

Photos by: Adela Jusić Përshkrimi i fashizmit nga Benedeto Kroçe si “sëmundje morale bashkëkohore” mund të shërbejë si pikënisja për të reflektuar rreth dukurisë së ngritjes masive të monumenteve revizioniste, negacioniste dhe kleriko-fashiste kudo nëpër Bosnje e Hercegovinë. Këto monumente […]

Katër teza për arkitekturën e traumës

1. Arkitekturë dhe/ose revolucion? Kërkimi i përgjigjes për këtë pyetje komplekse ka hedhur themelet e arkitekturës moderne. Si një nga dilemat e mëdha të shekullit të 20-të, kjo pyetje paraqet ide të qarta mbi rolin shoqëror të arkitekturës dhe ndikimit […]

Impressum 17 – 07/2021

Kryeredaktor: Alexander Vojvoda

Ekipi redaktues: Sunita Dautbegović-Bošnjakovi, Martin Filipovski, Ana Pejović

Autorë: Filip Koneskii, Ena Kukić, Olga Manojlović PintarArbër Sadiki, Ares Shporta, Irina Subotić, Nermina Trbonja

Podkastet: Bosnje e Hercegovinë: platforma mediatike Naratorium, Đorđe Krajišnik, Armina Pilav, Damir Ugljen dhe Nedžad Novalić. Kosovë: Ekipi i Radio TILLT, Bekim Ramku dhe Serbeze Haxhiaj. Maqedonia e Veriut: Radio MOF, Filip Koneski. Serbi: programi radiofonik Ženergija në Radio Aparat, Zoe Gudović, Iva Čukić, Senka Domanović, Olja Nikolić Kia.

Dizajni (ballina): Envinion

Përkthimi: LBG Communications (shqip), Luna Đorđević (BHKS), Martina Kimovska (maqedonisht)

Korrektura gjuhësore: LBG Communications (shqip/anglisht), maqedonisht)