Balkan.Perspectives#18

Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së? Ballafaqimi me të kaluarën dhe integrimi në BE

Bashkimi Evropian ka luajtur dhe ende luan një rol me rëndësi në kontekstin e drejtësisë tranzicionale dhe të proceseve të ballafaqimit me të kaluarën pas konflikteve të dhunshme në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000 në vendet e ish-Jugosllavisë. Pas më shumë se njëzet vjetësh të përfshirjes së fuqishme të Bashkimit Evropian në rajon, ku qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket integrimit në BE dhe anëtarësimit të plotë? Ç’rol luajnë proceset e drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit tërësor me politikat e së kaluarës në kontekst të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor?

Anketat më të fundit të opinionit publik në Bashkimin Evropian tregojnë se anëtarësimi në BE ende ka prioritet të lartë në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sidomos lëvizja e lirë, paqja dhe siguria përmenden si motivet kryesore për t’u bërë pjesë e klubit. Ky numër i Balkan.Perspectives i eksploron këto motive dhe e vendos drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën në fokusin e posaçëm të analizave, raporteve dhe diskutimeve të këtij koleksioni me artikuj, podkaste dhe analiza.

Numri aktual sjell Hata Kujrakoviqin nga Bosnje e Hercegovina, Prof Anton Vukpalajn nga Kosova, Dr Sllagjana Llaziqin dhe Dragan Popoviqin nga Serbia. Të gjithë këta autorë bëjnë përpjekje në të njëjtin rrugëtim, mirëpo nga pikënisje të ndryshme. Cila është rëndësia e drejtësisë tranzicionale dhe e ballafaqimit me të kaluarën në vendet e tyre përkatëse në kontekst të aspiratave për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian?

më tepër në

Marrëveshja e Prespës: tre vjet më pas

Kanë kaluar më shumë se tre vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës që i dha fund mosmarrëveshjes 25-vjeçare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe që kishte prishur për dekada të tëra marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet këtyre dy fqinjëve. […]

E kaluara si e tashme, rinia si e ardhme

Padyshim, stereotipet dhe paragjykimet ende formësojnë sjelljet tona dhe vendimet që marrim. Ligjërimet e të “tjerëve” dhe kultura e aktiviteteve separatiste nuk janë në interes të të rinjve, të shtetit apo të agjentëve të tjerë që, për vite me radhë […]

Impressum 18 – 11/2021

Kryeredaktor: Alexander Vojvoda

Ekipi redaktues: Sunita Dautbegović-Bošnjaković, Martin Filipovski, Ana Pejović

Autorë: Berina Bukva Alibašić, Aidan Hehir, Hata Kujrakovic, Sladjana Lazić, Dushica Nofitoska, Dragan Popović, Ognen Vangelov, Anton Vukpalaj

Podkastet: Bosnje e Hercegovinë: platforma mediatike Naratorium, Đorđe Krajišnik, Lejla Gačanica dhe Nerzuk Ćurak. Kosovë: ekipi i radios TILLT, Labinot Greiçevci dhe Serbeze Haxhiaj. Maqedoni e Veriut: Radio MOF dhe Ognen Vangelov. Serbi: programi radiofonik Ženergija në Radio Aparat, Zoe Gudović dhe Marijana Toma.

Dizajni (ballina): Envinion

Përkthimi: LBG Communications (shqip), Luna Đorđević (BHKS), Martina Kimovska (maqedonisht)

Korrektura gjuhësore: LBG Communications (shqip/anglisht), Zinaida Lakić (BHKS), Zanet Ristoska (maqedonisht)