Balkan.Perspectives#15

(Ri)shkrimi i historisë në Ballkanin Perëndimor

Të dashur Lexues të Balkan.Perspectives,

Në numrat e mëparshëm, ekipi redaktues i Balkan.Perspectives ka sjellë në vëmendjen tuaj se si dhe përse historia në Ballkanin Perëndimor po kundërshtohet, sfidohet dhe instrumentalizohet. (Ri)shkrimi i historisë nuk është neutral, por një proces politik i qëllimshëm që synon të krijojë realitete dhe narrativa dhe pasqyron marrëdhëniet e pushteteve në periudha të ndryshme kohore. Në këtë drejtim, nuk mund të pritet që revizionimi i historisë dhe mohimi vetëm të normalizojnë narrativat historike monoperspektivëshe. Që të dy kanë potencialin të ndërtojnë një substrat që sfidon arritjet themelore demokratike, ringjall tendencat autoritariane dhe diskrediton nismat që sfidojnë pikëpamjen esencialiste për identitete dhe shoqëri, përmes instrumentalizimit të diskurseve historike. Në raste të tilla, krijimi i “NE” hesht zërat në procesin e historizimit kritik të së kaluarës së përbashkët në favor të krijimit të të “TJERËVE”.

më tepër në

S’ka atdhe për të moshuarit

Katërmbëdhjetë vjet pas miratimit të Ligjit për Rehabilitim të vitit 2006, është ende e vështirë të gjesh gjykata kompetente në Serbi që nuk kanë nxjerrë vendime sipas këtij Ligji.[1] Mirëpo fokusi i veçantë i këtij artikulli është tek puna e […]

Impressum 15 – 12/2020

KryeredaktorAlexander Vojvoda

Ekipi redaktues: Sunita Dautbegović-Bošnjaković, Martin Filipovski, Srđan Hercigonja, Vjollca Islami Hajrullahu, Nehari Sharri

Autorë: Milivoj Bešlin, Lejla Gačanica, Shkëlzen Gashi, Husnija Kamberović, Marko Krtolica, Sanja Petrović Todosijević, Arbër Salihu, Nataša Stamenkovikj

Dizajni (ballina): Envinion

Përkthimi: LBG Communications (shqip), Ivana Radović (BKS), Martina Kimovska (maqedonisht)

Korrektura gjuhësore: LBG Communications (shqip/anglisht), Zinaida Lakić (BKS), Zanet Ristoska (maqedonisht)