‘Ballafaqimi me të kaluarën: Lëvizjet shoqërore në Kosovë gjatë socializmit dhe viteve ‘90’.

6-8 Tetor, 2017, Hotel Sirius (rr. Agim Ramadani), ​Prishtinë​, Kosovë 

Me rastin e 20 vjetorit të demonstratave studentore të vitit 1997 në Prishtinë, Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, Qendra për Studime të Evropës Juglindore (Universiteti i Grazit) dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë konferencë ndërkombtare për lëvizjet shoqërore në Kosovë, gjatë dhe pas socializmit. Për të diskutuar këtë temë, janë ftuar studiues të shkencave shoqërore, aktivist të shoqërise civile, artist e historian arti. 

​* përkthimi ofrohet prej anglisht në shqip​
** konferenca asht e hapur
—-
PROGRAMI I KONFERENCËS: 

E PREMTE, 06 tetor 2017 

15:30 – 16:00 – REGJISTRIMI
16:00 – 16:30 – FJALA PËRSHËNDETËSE

FLORIAN BIEBER – Drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore, Universiteti i Grazit ELIFE KRASNIQI – Drejtore e Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë

FOLËSE KRYESORE
SHUKRIJE GASHI, IGBALLE ROGOVA – Aktiviste Feministe
16:30 – 17:30 20 VJETORI I DEMONSTRATAVE TË VITIT 1997
KRYESUESE: GARENTINA KRAJA
Panelistët: MIHANE SALIHU BALA, ALBIN KURTI, BUJAR DUGOLLI
Ish anëtarët e Unionit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (organizatorët e demonstratave të vitit 1997)

PANELI 1: Roli i Universitetit të Prishtinës në lëvizjet shoqërore në Kosovë 

17:30 – 18:45 – KRYESUESE: LINDA GUSIA
– ARBEN HAJRULLAHU (Universiteti i Prishtinës) – “Aspektet ligjore dhe politike në Kosovën post socialiste dhe efektet e regjimit në sistemin arsimor”
– BEKIM BALIQI (Universiteti i Prishtinës) – “Universiteti i Prishtinës dhe transformimi i elitës në socializëm dhe vitet ’90”
– ATDHE HETEMI (Universiteti i Gent)- “Karakteri real-politik i Universitetit të Prishtinës”

18:45 – 19:00 – PAUZË E KAFES 

19:00 – 20:00
Promovimi i librit të përkthyer ‘Kosovo Kosova: prelude to war’ nga autorja Mary Motes, përkthyer në shqip nga Agim Morina
Panelistët: MARY MOTES (Autore), SHKUMBIN BRESTOVCI (Linguist), SHKELZEN GASHI (Hulumtues) Moderatore: ELIFE KRASNIQI

***
E SHTUNE, 07 tetor 2017

PANELI 2: Dimensionet e ndryshme të demonstrave të vitit 1981 – (pjesa 1) 

09:45 – 11:00 – KRYESUES: FLORIAN BIEBER dhe NITA LUCI
– ANA DEVIC (Universiteti Educions, Novi Sad/Universiteti i Bolonjës) – “Kundër apo për etnicizimin e konfliktit: paraqitjet e demonstratave të vitit 1981 të Kosovës sipas Lidhjes së Komunistëve (Vija e Partisë) dhe literaturës Jugosllave të shkencave shoqërore”
– SAMANTHA SIMPSON (Universiteti i Evropës Qendrore) – “Rinia në revoltë: Rezistenca qytetare e udhëhequr nga studentët në protestat e Kosovës në vitin 1968 dhe 1981”
– ELIFE KRASNIQI (SEEHA, Universiteti i Grazit) – “‘Ilegalet’: dimensionet e shumëfishta të aktivizmit të grave në lëvizjet e fshehta të rezistencës në Kosovë në vitet ’60 dhe ’80”

11:00 – 11:15 – PAUZË E KAFES

PANELI 3: (pjesa 2)

11:15 – 12:30
– LURA POLLOZHANI (Qendra për Studime të Evropës Juglindore, Universiteti i Grazit) – “Zgjimi politik i elitës shqiptare politike të Maqedonisë në Prishtinë”
– RAOUL OTT (Universiteti i Jenës) – “Demonstratat në Prishtinë në vitin 1981 nga perspektiva e teorisë së Hegjemonisë”
– MRIKA LIMANI (Instituti i Historisë, Prishtinë) – “Përvetësimi i dogmës enveriste në ndërtimin e identitetit në mesin e shqiptarëve në Kosovë”

12:30 – 13:30 – DREKA

PANELI 4: Aspektet e artit dhe kulturës në lëvizjet shoqërore në Kosovë

13:30 – 14:45 – KRYESUES: JETON NEZIRAJ 

– ELIZA HOXHA (Universiteti i Teknologjisë në Graz) – “Qyteti i satelitëve – mbijetesa shoqërore dhe kulturore në Kosovë gjatë viteve’90”
– DITA ETHEMI (Universiteti i Zagrebit) – “Arti dhe aktivizmi në Kosovë”

14:45 – 15:00 – PAUZË E KAFES

PANELI 5: Klasa punëtore dhe lëvizjet shoqërore

15:00 – 17:00 – KRYESUES: KONRAD CLEWING 
– ARTAN MUSTAFA (Universiteti i Vienës) – “Politikat (ri)distributive të Kosovës: Trashëgimia e socializmit vetë-qeverisës”
– RORY ARCHER, (SSEEES, Kolegji Universitar në Londër) & GORAN MUSIĆ (CSEES, Universiteti i Grazit) – “Debatimi i Kosovës në linjat e prodhimit jugosllav: prej ’81 deri te Greva e Minatorëve në vitin ’89”
– TANJA PETROVIĆ (Akademia Sllovene e Shkencës dhe Arteve, Lublanë) – “Greva e Minatorëve të Stan Tërgut: Minatorët si subjekte politike në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë”
– PIETER TROCH (Leibniz Institut für Ost- und Südosteuropa Forschung Regensburg) – “1968-a si shprehje e paknaqësive sociale: Rasti i punëtorëve të Mitrovicës”

***
E DIEL, 08 tetor 2017

PANELI 6: Lëvizja e grave në Kosovë dhe epistemologjitë feministe në hulumtimin e lëvizjeve shoqërore

09:45 – 11:45 – KRYESUESE: ELMAZE GASHI 
– ITZIJAR MUJIKA (Universiteti i shtetit Bask) – “Rezistenca gjinore: aksionet dhe reagimet e grave në procesin e rezistencës qytetare të Kosovës”
– LINDA GUSIA (Universiteti i Prishtinës) – “Rezistenca paqësore dhe lëvizja e grave në vitet e 1990ta në Kosovë”
– VJOLLCA KRASNIQI (Universiteti i Prishtinës) – “Fluiditeti Historik, Feminizmi dhe Lëvizjet Shoqërore në Kosovë”
– ANA MIŠKOVSKA KAJEVSKA (Universiteti i Amsterdamit) – “Ekzaminimi i femiznimit në luftë: Feministet e Beogradit dhe Zagrebit gjatë viteve ’90”

11:45 – 12:00 – PAUZË E KAFES 

12:00 – 12:30
– Prezentimi i projekt hulumtues evropian “COURAGE – Lidhja e Koleksioneve. WTë kuptuarit e Trashëgimisë Kulturore të Disidencës në ish-shtetet socialiste”. Nga JACQUELINE NIEßER (Leibniz-Institute for East- and Southeast European Studies Regensburg)

12:30 – 13:30 – DREKA

PANELI 7: Lëvizjet shoqërore dhe solidariteti

13:30 – 14:30 – KRYESUESE: VJOLLCA KRASNIQI 
– TAHIR LATIFI (Universiteti i Prishtinës) – “Solidariteti në vështrim të aktivizmit ‘kombëtar’ në fillim të viteve ’90”
– NITA LUCI (Universiteti i Prishtinës) – “Pajtimi i Gjaqeve: Kultura në kontekst të dhunës dhe rezistencës”

14:30 – 15:00
Prezantimi i Iniciativës së Historisë Gojore – “Drejt praktikave të reja të ekspozitë-bërjes: Fushata e Pajtimit të Gjaqeve në ekspozitë”. Nga Erëmirë Krasniqi (Drejtoreshë Ekzekutive e Kosovo Oral History Initiative / Iniciativës së Historisë Gojore)

15:00 – 15:15 – PAUZË E KAFES 

PANELI 8: Demonstratat e vitit 1997

15:15 – 16:30 – KRYESUES: TAHIR LATIFI
– IRENA MYZEQARI & ANJEZA XHAFERAJ (Universiteti Evropian i Tiranës) – “Një qasje (jo dhe aq) mëmësore ndaj lëvizjeve shoqërore në Kosovë gjatë vitit 1997”
– JOANA RUÇI (Universiteti Gazi, Turqi) – “Demonstratat në Kosovë gjatë viteve ’68, ’81, 88 dhe ’97: si mund të krahasohen, cilat janë vazhdimsitë dhe ndryshimet?”
– JULIA NIETSCH (Ecole fes Hautes Études en Sciences Sociales) – “Shoqatat në Kosovë dhe lidhja e tyre me shtetin/shtetet”

16:30 – 17:00 
PËRMBYLLJA: KONRAD CLEWING / ELIFE KRASNIQI