Hijacked Childhood – Intervistë me Dr. Mimoza Shahinin

Ky podkast është një bisedë ndërmjet Vjollca Islami-Hajrullahut, MA, psikologe dhe menaxhere e projektit pranë forumZFD Kosovo dhe Dr. Mimoza Shahinit, psikiatre me fokus tek përvojat e fëmijëve gjatë kohës së luftës. 

Intervista me video synon të shtjellojë ndikimet psikologjike afatgjata që lufta ka tek fëmijët, të mbijetuarit dhe anëtarët e familjeve dhe rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën si një formë e përfshirjes me traumën dhe e tejkalimit të saj. Diskutimi fokusohet tek ndikimet psikologjike dhe psikiatrike të luftës tek fëmijët dhe se si fëmijët e përjetojnë luftën. Përvoja e prindërve të cilët kanë humbur fëmijët e tyre dhe se si ata përballen me atë humbje. Më tutje, Znj. Islami-Hajrullahu dhe Znj. Shahini diskutojnë për trajtimin e traumës, traumën ndërbreznore, mungesën e ‘përmbylljes’ dhe efektet stresogjene dhe psikologjike tek anëtarët e familjes së të zhdukurve me dhunë.

Fragmentet e intervistës me video para bisedës ndërmjet Znj. Islami-Hajrullahu dhe Znj. Shahini janë marrë nga një bashkëpunim i profesionistëve të muzikës dhe filmit dhe aktivistëve të shoqërisë civile të cilët interpretojnë poemën e Hans Magnus Enzenberger-it “Die Verschwundenen/Të zhdukurit”. 

Kjo përpjekje e përbashkët është pjesë e përkujtimeve rreth Ditës së Personave të Zhdukur në vitin 2021 dhe i kontribuon përpjekjeve për të nderuar familjet e të zhdukurve në Kosovë. Premisë e këtij intervenimi është njohja dhe solidarizimi me dhimbjen dhe agoninë e familjeve të të zhdukurve nga koha e luftës dhe nxjerrja në pah e narrativave qytetare rreth luftës në kujtesën kolektive të shoqërisë kosovare.