Numri 25

Balkan.Perspectives #25

Filmat dhe Përballja me të Kaluarën

Në këtë numër të Balkan.Perspectives, eksplorojmë filmin si një medium të fuqishëm për adresimin e së kaluarës. Filmi u mundëson audiencave të analizojnë trauma, kujtime dhe konflikte personale, historike dhe kulturore. Nëpërmjet kësaj perspektive, individët dhe shoqëritë mund të përballen me ngjarje të vështira, të reflektojnë mbi pasojat e tyre dhe të procesojnë emocione që mund të jenë të vështira për t’u përballur drejtpërdrejt. Regjisoret përdorin narrativen, simbolizmin dhe tregimin vizual për të trajtuar histori komplekse, qoftë përmes dramave historike, dokumentarëve ose tregimeve personale.

Në artikullin Beyond the Frame: Kosovo and Albanian Representations in Yugoslav Cinema (Përtej kornizës: Kosova dhe përfaqësimet shqiptare në kinemanë jugosllave), Arbër Qerka-Gashi trajton ndikimin e tregimeve të thjeshtuara dhe përjashtuese në filma dhe pasojat e tyre afatgjata ndër breza. Qerka-Gashi reflekton mbi ndjesinë e pakëndshme të të shikuarit të Boj na Kosovu (1989), që paraqet historinë e Kosovës përmes një këndvështrimi nacionalist serb, duke përjashtuar perspektivat shqiptare dhe duke nënvlerësuar identitetin shqiptar të Kosovës. Filmi, si të tjerët nga ajo epokë, i përshkruan shqiptarët në një mënyrë të kufizuar, një-dimensionale, duke përforcuar stereotipat e dëmshëm dhe duke fshirë praninë e tyre historike.

Në tekstin e Aurela Kadriut, vëmendja është tek fuqia politike e tregimit përmes filmit, veçanërisht dokumentarit Fran and Verka: Or an Ordinary Day in an Abandoned Village (Fran and Verka: Ose një ditë e zakonshme në një fshat të braktisur). Filmi përshkruan jetën e përditshme të Franit dhe Verkës, banorëve të fundit të një fshati të shkretë në Kosovë, si një akt rezistence kundër fshirjes së historive të margjinalizuara. Kadriu eksploron se si këto “histori të vogla” sfidojnë narrativat dominuese në Ballkan, të cilat shpesh janë të polarizuara nga lufta dhe ideologjitë ndarëse, duke nxitur mirëkuptim dhe unitet në një rajon të përçarë.

Alen Šimić eksploron marrëdhëniet ndërmjet filmit, luftës dhe kujtesës, duke theksuar rolin e dyfishtë të filmit si një formë arti dhe një mjet propagande. Teksti kritikon varësinë e tepruar në narrativat e thjeshtuara në filmat boshnjak për luftën, ku personazhet shpesh kufizohen në viktima ose shtypës. Përndryshe, ai vlerëson origjinalitetin dhe thellësinë emocionale të tregimeve personale dhe dokumentarëve. Duke përdorur shembuj si Quo Vadis, Aida?, artikulli fuqizon idenë se përzierja e traumave personale dhe kolektive të luftës në filma inkurajon përfshirje më të thellë të audiencës dhe pasqyrime më të sinqerta.

Në artikullin e Dino Mustafić, fokusi është tek marrëdhënia ndërmjet filmit, kujtesës dhe transformimit shoqëror, veçanërisht në Bosnjën dhe Hercegovinën e pasluftës. Artikulli thekson se si filmat si Remake dhe Grbavica trajtojnë traumat ndërbrezore dhe plagët shoqërore, duke përdorur histori intime për të shpalosur narrativat më të gjera historike dhe për të promovuar dialogun. Mustafić vë në pah rolin e artit si një mbrojtës i lirisë dhe kundërshtues i propagandës, duke theksuar se shprehja e vërtetë artistike duhet të vendoset mbi agjendat ideologjike për të frymëzuar ndjeshmëri empati dhe mirëkuptim.

Sasha Ilić shqyrton shtypjen e artit kritik në Serbi, duke u fokusuar në krijimet e regjisorit Ognjen Glavonić, filmat e të cilit gërmojnë në krimet e fshehura të luftës së vitit 1999 në Kosovë. Pavarësisht vlerësimit ndërkombëtar, filmat Depth Two dhe The Load janë përballur me margjinalizimin, censurë dhe propagandë të nxitur nga shteti duke i etiketuar si “anti-serbe”. Ilić thekson se si aparati kulturor dhe mediatik i Serbisë ristrukturon ose shuan narrativat sfiduese për të mbështetur mitet nacionaliste dhe për të penguar dialogun publik kuptimplotë rreth krimeve të luftës.

Artikulli i Ivana Matijević analizon mënyrën se si filmat nga republikat ish-jugosllave përballen me të kaluarën e trazuar të rajonit, duke përdorur kinemanë për të trajtuar traumat historike dhe kombëtare. Filma si Quo Vadis, Aida? dhe Dara from Jasenovac theksojnë një garë për viktimizim, duke pasqyruar tensionet më të gjera politike dhe kulturore që vazhdojnë të formësojnë Ballkanin. Përderisa disa filma përballen me guxim me krimet e kryera nga kombet e tyre, të tjerë fokusohen në ndërtimin e identiteteve kombëtare të rrënjosura në vuajtjet kolektive.

Në artikullin nga Toni Cifrovski, analizohen filmat e fundit maqedonas që trajtojnë tema të lidhura me rininë, duke pasqyruar çështje shoqërore dhe shqetësime të gjeneratave. Përfshirja e audiencave më të reja përderisa inkurajohet reflektim më i gjerë shoqëror, bën që këto krijime të kombinojnë tregime të guximshme, pamje vizuale të mrekullueshme dhe performanca të fuqishme për të trajtuar sfida urgjente kulturore dhe emocionale.

Jemi gjithashtu të emocionuar të prezantojmë serinë e re të Podkastit Balkan.Perspectives. Ju mund t’i dëgjoni dhe shkarkoni episodet nga faqja jonë e internetit, www.dwp-balkan.org, ose nëpërmjet Spotify, Google Podcasts ose Apple Podcasts. Falënderime të veçanta për partnerët tanë, ekipin e realizimit dhe mysafirëve tanë. Në Bosnje dhe Hercegovinë, falë Alen Simić dhe tačno.net; në Kosovë, falë Kosovo 2.0 për krijimin e mundësive për të biseduar me regjisorët e rinj rreth historisë, tregimeve familjare dhe identitetit;  dhe në Serbi, falë Ivana Matijević dhe Pavle Simnjanović për Liceulice FM – RadioAparat.

Ky numër përmban një podkast rajonal me Jakov Fendu, Aurela Kadriu, Ana Pejovic dhe Artan Sadiku, të cilët mblidhen për të eksploruar, sfiduar dhe diskutuar temën e këtij numri — dhe shumë më tepër.

Ekipi redaktues i Balkan.Perspectives ju uron një përvojë mbresëlënëse dhe frymëzuese leximi dhe dëgjimi.

Në emër të redaksisë së Balkan.Perspectives,

Martin Filipovski

Kryeredaktor

Impressum 25– 01/2025

Kryeredaktor: Martin Filipovski

Ekipi redaktues: Martin Filipovski, Vera Ruljič, Zlatan Hajlovac, Luca Tesei Li Bassi, Aulonë Kadriu

Autorë: Arbër Qerka-Gashi, Aurela Kadriu, Alen Šimić, Dino Mustafić, Sasha Ilić, Ivana Matijević, Toni Cifrovski

Podcast: Bosnje dhe Hercegovinë: Alen Simić për tačno.net, Kosovë: Kosovo 2.0, Serbia: Ivana Matijević për Liceulice FM në Radio Aparat

Dizajni (Kopertina): Envinion

Përkthimi: PLC Lingua (Shqip), Luna Gjorgjeviq (BHCS), Martina Kimovska (Maqedone)

Lekturimi: PLC Lingua (Shqip/Anglisht), Zinaida Lakić (BHCS), Zanet Ristoska (Maqedonisht)