TRIAL/Analizë: Zbatimi i kërkesës për kompensimin e dëmit për viktimat e krimeve të luftës në procedimet penale në Bosnje e Hercegovinë

Me këtë rast, ne dëshirojmë të ndajmë me ju analizën e publikuar së fundi nga TRIAL me titull “Zbatimi i Kërkesës për Kompensimin e Dëmit për Viktimat e Krimeve të Luftës në Procedimet Penale në Bosnjë e Hercegovinë”: Gjendja aktuale, Problemet dhe Perspektiva, me autor, Adrijana Hanushiq, një këshilltare ligjore e TRIAL-it.

Analiza përqëndrohet në çështjen e zbatimit të së drejtës për të marrë kompensim për lëndimet e pandërprera, nga kryesit e krimeve në procedimet penale. Krijimi i kësaj analize është pjesë e një varg aktivitetesh të TRIAL-it, që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e publikut mbi ekzistencën e një problemi sistematik dhe krijimin e një ambienti ku palëve të dëmtuara, veçanërisht viktimave të dhunës seksuale të kryer gjatë luftës, do t’u mundësohej ta shfrytëzonin të drejtën për kompensim në përputhje me dispozitat ligjore, njëkohësisht duke vënë para drejtësisë kryesit e krimeve. Këtu mund të gjeni versionin PDF të analizës së TRIAL:

TRIAL CompensationClaim analysisBOS
TRIAL CompensationClaim analysisENG
http://goo.gl/2gDEMJ

Projekti me titull “Vënia në hartë e kampeve/objekteve të ndalimit” në Bosnjë e Hercegovinë në periudhën 1992-1995

Në maj të vitit 2013, asociacioni “Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale” (Centre for Democracy and Transitional Justice, CDTP) nga Banja Lluka dhe asociacioni “Drejtësia Tranzicionale, Përgjegjësia dhe Përkujtimi në Bosnjë e Hercegovinë “(Transitional Justice, Responsibility and Remembrance in Bosnia and Herzegovina, TPOS), me bazë në Sarajevë, filluan punën në projektin me titull “Vënia në hartë e kampeve/objekteve të ndalimit në Bosnjë e Hercegovinë në periudhën 1992-1995”. Qëllimi i këtij projekti ishte zhvillimi i një hulumtimi empirik në bashkëpunim me ish-të burgosurit e kampeve të ndalimit, dokumentimi i kampeve të ndalimit, krijimi i një liste me numrat dhe emrat e të burgosurve të vrarë e të torturuar në kampet dhe objektet e ndalimit. Gjatë fazës përgatitore në maj të 2013, u krijua një pyetësor ,që do të përdorej në intervistat me ish-të burgosurit, ndërsa u mblodhën të dhëna të tjera lidhur me kampet e ndalimit, burgjet dhe objekte të tjera të ndalimit. Pas kësaj u krijua një ekip hulumtuesish  në krye  me koordinatorin e projektit.

Ekipit iu kërkua të krijojë gjithsejtë 15 profile të kampeve të ndalimit dhe objekteve të tjera të ndalimit ,deri në fund të vitit 2013.  Më 2014, ekipi i hulumtuesve i udhëhequr nga koordinatori i projektit zhvilloi 150 profile të kampeve të ndalimit dhe objekteve të tjera të ndalimit. Gjatë punës në projekt, hulumtuesit zhvilluan 358 intervista më të burgosurit e kampeve të dikurshme të ndalimit. Rezultatet e punës së tyre u prezantuan gjatë një konference të mbajtur më 25 dhe 26 shkurt të vitit 2015, në Sarajevë.

Ky projekt u financua në vitin 2013 nga organizata “Mrojtësit e të Drejtave Civile”(Civil Rights Defenders), e cila gjithashtu mbështeti financiarisht CDTP në krijimin e një faqeje të internetit për asociacionin, ndërsa u përkujdes për blerjen e mjeteve të punës (një makinë multi-funksionale për kopjim, diktafon dhe një kamerë). Më 2014 dhe 2015, projekti u financua nga “Fondi Kombëtar për Demokraci” (The National Endoëment for Democracy, NED), “Mbrojtësit e të Drejtave Civile dhe Fondi i Vëllëzërve Rockefeller” (Rockefeller Brothers Fund). Profilet mund të gjinden në faqet e internetit të të dyja asociacioneve.

CDTP organizoi një fushatë në mbështetje të KOMRA-së në Banja Llukë

Më 13 tetor të vitit 2014, “CDTP” organizoi një fushatë në mbështetje të iniciativës “KOMRA” në Banja Llukë, përmes një billbordi dhe një fushate promovuese me panelë që do të qëndronte aty për diku një muaj.