Source: hlc-kosovo
Të nderuar,
Kemi nderin t’ju ftojmë në premierën e filmit dokumentar “Thellësia dy”, e cila do mbahet në teatrin “Oda“ më datë 16. Prill 2016, duke filluar nga ora 20:00. Pas projeksionit të filmit do organizohet debat me regjisorin e filmit dhe të ftuar të tjerë.
Filmi dokumentar “Thellësia dy” i regjisorit Ognjen Gllavoniq është prezantuar në Festivalin e 66-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin i cili është mbajtur nga data 11 deri më 21 shkurt.
“Thellësia dy ” është film dokumentar me elemente të një trileri, të formës eksperimentale: një sintezë e dëshmive dhe imazheve të vendeve ku kanë ndodhur krimet 17 vjet më parë.
Ne vitin 2001 është zbuluar ekzistenca e varrezave masive në periferinë e Beogradit, në Batajnicë. Varrezat masive përmbanin më shumë se 700 trupa të personave të cilët gjatë bombardimeve të Serbisë nga NATO në vitin 1999 u zhvarrosen nga varrezat primare masive në Kosovë dhe pastaj u transportuan me kamionë, frigoriferë në lokacione sekrete në Serbi. Sot, 15 vite më vonë, pavarësisht nga fakti se varreza më e madh masive ndodhej në afërsi të qendrës së Beogradit dhe që në mesin e trupave të gjetur ishin edhe shtatëdhjetepesë fëmijë – në vendin e varrezës masive nuk ka ndonjë shenjë apo monument, dhe pothuajse askush në Serbi sot nuk din asgjë për këtë rast dhe nuk e dinë rrëfimin mbi ketë rast. Ende është një sekret i hapur.
Në përpjekje për të zbuluar, ndriçuar dhe për t’ia dhënë zërin këtyre tregimeve ende të varrosura në heshtje, “Thellësia dy” me një stili meditativ dhe hipnotizues, zgjon përvojat, ndjenjat dhe imagjinatën e shikuesit.
Filmi është prodhim i Non-Aligned Films dhe Fondit për të Drejtën Humanitare.
Pjesëmarrja e Juaj në premierë të filmit dhe në debat është e mirëseardhur.
Hyrja është pa pagës!