Ftesë – “Thellësia dy”

Source: hlc-kosovo

Të nderuar,

Kemi nderin t’ju ftojmë në premierën e filmit dokumentar “Thellësia dy”, e cila do mbahet në teatrin “Oda“ më datë 16. Prill 2016, duke filluar nga ora 20:00. Pas projeksionit të filmit do organizohet debat me regjisorin e filmit dhe të ftuar të tjerë.

Filmi dokumentar “Thellësia  dy” i regjisorit  Ognjen Gllavoniq është prezantuar në Festivalin e 66-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin i cili është mbajtur nga data 11 deri më 21 shkurt.

“Thellësia dy ” është  film dokumentar me elemente të një trileri, të formës eksperimentale: një sintezë e dëshmive dhe imazheve të vendeve ku kanë ndodhur krimet 17 vjet më parë.

Ne vitin 2001 është zbuluar ekzistenca e varrezave  masive në periferinë e Beogradit, në Batajnicë. Varrezat masive  përmbanin më shumë se 700 trupa të personave të cilët  gjatë bombardimeve të Serbisë nga  NATO në vitin 1999 u zhvarrosen nga varrezat  primare masive në Kosovë dhe pastaj u transportuan me kamionë, frigoriferë në lokacione sekrete në Serbi. Sot, 15 vite më vonë, pavarësisht nga fakti se varreza  më e madh masive ndodhej në afërsi  të qendrës së Beogradit dhe që në mesin e trupave të gjetur ishin edhe shtatëdhjetepesë fëmijë – në vendin e varrezës  masive nuk ka ndonjë shenjë apo monument, dhe pothuajse askush në Serbi sot nuk din asgjë për këtë rast dhe nuk e dinë rrëfimin mbi ketë rast. Ende është një sekret i hapur.

Në përpjekje për të zbuluar, ndriçuar dhe për t’ia dhënë zërin këtyre tregimeve ende të varrosura në heshtje, “Thellësia dy” me një stili meditativ dhe hipnotizues, zgjon përvojat, ndjenjat dhe imagjinatën e shikuesit.

Filmi është prodhim i  Non-Aligned Films dhe Fondit për të Drejtën Humanitare.

Pjesëmarrja e Juaj në premierë të filmit dhe në debat është e mirëseardhur.

Hyrja është pa pagës!