Hapet në Sarajevë Muzeu i Krimeve Kundër Njerëzimit

Burimi: balkaninsight.com

Muzeu i Krimeve Kundër Njerëzimit dhe Gjenocidit 1992-1995 është hapur në Sarajevë. Në të janë paraqitur sendet personave të viktimave dhe ekspozita që tregojnë historinë e Bosnjës gjatë kohës së luftës. 

Sende të ekspozuara në muzeun e ri. Foto: Aleksandra Tolj.

Muzeu i Krimeve Kundër Njerëzimit dhe Gjenocidit 1992-1995 hapi dyert e tij këtë javë në qendër të Sarajevës. Në të janë paraqitur sende personale të zhvarrosura nga varret masive si këmisha, krehra dhe ora, si edhe materiale nga arkivat e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë Nuk ka një muze të tillë, një muze që përfshin në një vend të vetëm të gjitha faktet nga periudha 1992-1995,” tha Alija Gluhoviç, një anëtar i komitetit organizator të muzeut.

Përveç panevele të informacionit mbi historinë e konfliktit, në muze është rindërtuar edhe një qeli burgu.

Aty shfaqet gjithashtu një film për luftën, përfshirë “Qyteti nën rrethim” dhe “Fundi i mosndëshkimi – Dhuna seksuale para Gjykatës” dhe “Përmes syve të tyre”, mbi viktimat dhe dëshmitarët e krimeve që mposhtën frikën e tyre për të dëshmuar në gjykatë.

Foto: Aleksandra Tolj.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ka konsensus në lidhje me atë që ndodhi gjatë luftës, sidomos në lidhje me masakrat e Srebrenicës. Por shfaqjet në muze synojnë vizitorët në vend si edhe banorët vendas.

“Shumica e atyre që vijnë në Bosnjë dhe Hercegovinë si turistë janë të interesuar për vitet 1990. Është gjë e mirë që ekziston një vend që do t’u japë atyre mundësinë të marrin më shumë informacione,” tha Gluhoviç.

Një turist që po viziton muzeun, Sebastiani nga Spanja, tha se në të paraqitej realiteti i konfliktit.

“Ajo që pamë në rrugë nuk përputhej me atë që prisja të ishte Bosnja. Vetëm kur erdha këtu, në muze, e pashë vërtet atë që prisja,” tha ai.

Gazetari dhe producenti Avdo Huseinoviç luajti një rol tepër të rëndësishëm në mbledhjen e materialeve për muzeun, të cilin ai e përshkruan si modest, por të rëndësishëm.

“Mendoj se do të ishte një katastrofë të presësh të kalojnë 50 vjet për të bërë diçka të tillë. Atëherë do të ishte e mundur të luaje politikë me këtë pjesë të historisë,” tha Huseinoviç.

Foto: Aleksandra Tolj.

Muzeu i Krimeve Kundër Njerëzimit dhe Gjenocidit 1992-1995 është në Ferhadija 17, Sarajevë, dhe është i hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 22:00.