Balkan.Perspectives#14

EDITORIALI ~ Numri. 14 – 04/2020

Të dashur Lexues,

Ballafaqimi me të kaluarën është temë e vështirë për t’u trajtuar, sidomos në Ballkanin Perëndimor, rajon me prirje për konflikte. Para se platformat online të shfaqeshin në mënyrë dramatike, çdo e vërtetë e konflikteve ishte e cënueshme nga manipulimet prej udhëheqësve dhe mjeteve të tyre të propagandës për të ringjallur mitet e kombeve të mëdha. Tani, këto të vërteta i nënshtrohen të menduarit kritik aq shumë të nevojshëm dhe duket se media sociale dhe platformat mediatike mund të jenë mjete që i riformësojnë këto procese, sidomos në aspekt të transparencës dhe kontrollit të fakteve. Sidoqoftë, hapësira online ka mangësitë e veta, sidomos kur trajton çështje të ndjeshme si ato që kanë të bëjnë me konfliktet e së kaluarës. Natyra ‘i hapur për të gjithë’ e internetit dhe platformat “instante” që na siguron media sociale nënkuptojnë se të gjithë mund të shkruajnë, postojnë apo ndajnë çdo mendim që e shohin si të “vërtetë” dhe bashkë me të, të arrijnë tek audienca të mëdha, me shpejtësi.

[expander_maker id=”2″ more=”më tepër në” less=”lexo më pak”]

Një gjë që hapësira online bën është se ajo i thyen shumë pengesa ndaj informacionit, duke na dhënë qasje edhe në fakte, edhe në keqinformacion, por edhe na mundëson që këto t’i shpërndajmë tutje, pavarësisht kufijve fizikë që na rrethojnë. Kjo i jep secilit prej nesh fuqinë që të kontrollojë burimet e lajmeve, të kontrollojë faktet dhe njëri-tjetrin. Sigurisht, kjo liri e madhe për t’u shprehur vjen me përgjegjësinë për ta monitoruar veten. Veprimi i të komentuarit online përmban njëfarë shkalle të anonimitetit, që mund të keqpërdoret për të lëshuar fyerje dhe për ta shprehur dhimbjen tonë duke fajësuar dhe poshtëruar të tjerët, duke mohuar krimet e luftës dhe në fakt, edhe ndjenjat tona të fajësisë për shkak të asociimit dhe për të shtytur më tej retorikën ‘ne’ dhe ‘ata’. Kështu, duke patur këtë burim fantastik në ‘kohë reale’ në duart tona, ne mund të zgjedhim ta përdorim për ta analizuar të kaluarën në mënyrë kritike, të kontrollojmë faktet, të zbulojmë më shumë ose mund ta përdorim për të shtyrë përpara agjendat demagogjike dhe të vazhdojmë të thellojmë ndasitë dhe mosbesimin ndërmjet nesh. Duke patur këtë në mendje, ballafaqimi me të kaluarën online bëhet detyrë shumë e brishtë.

Vija ndarëse ndërmjet shprehjes së mendimeve dhe shpërndarjes së demagogjisë është e hollë. Këndvështrimet, autorët kontribues nga Ballkani Perëndimor vënë në dukje se si kjo vijë lëviz dhe përthyhet. Belma Buljubashiq, Besnike Salihu, Fahri Hiseni, Fitim Gashi, Jovana Prusina, Katerina Smileva, Sërgjan Puhallo dhe Vlladan Gjykanoviq vijnë nga fushat e gazetarisë, akademisë, ligjit dhe shoqërisë civile. Edhe pse ata shkruajnë nga kontekste të ndryshme, ata përputhen në shumë pika.

Për fund, numri i 14-të i revistës Balkan.Perspectives me titullin “Si të ballafaqohemi me të kaluarën në epokën digjitale? Ballkani Perëndimor online.” ka rastisur të jetë dhe numri ynë i parë që publikohet i gjithi online. Nga tani e tutje, të gjithë numrat e revistës do të publikohen vetëm në formatin digjital dhe mund t’i gjeni në adresën DwP-Balkan.org.

Shpresojmë që artikujt në këtë numër të revistës Balkan.Perspectives t’ju përfshijnë dhe t’ju nxisin mendime. Si gjithnjë, komentet tuaja i mirëpresim. Na i dërgoni në adresën e email-it: balkan.perspectives@forumzfd.de

Urojmë të jeni të sigurtë në këto kohëra destabilizuese,

Vanessa Robinson-Conlon / Kryeredaktore

[/expander_maker]

Pranë, por të panjohur

Foto: Fahri Hiseni Është e vështirë të komentosh për marrëdhëniet ndëretnike në cilëndo shoqëri dhe ta bësh këtë nga këndvështrimi i Ballkanit nuk përbën përjashtim. Një arsye për këtë është konteksti i ndërlikuar historik brenda të cilit ekzistojnë vendet e […]

Në kurthin e lajmeve të rreme

Foto:Fitim Gashi Paralajmërim: ky artikull përmban gjuhë përshkruese që paraqet dhunën seksuale kundër grave gjatë luftës’në Kosovë. Në ditën kur Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, një deputete shkaktoi skandal me një fotografi . Në majin […]

Gjykimeve po u vjen fundi – po pastaj?

Foto: Jovana Prusina Kur flasim për drejtësinë tranzicionale, bëjmë fjalë edhe për drejtësinë penale, për viktimat dhe dëshmitarët, për të pagjeturit dhe personat e zhvendosur brenda vendit dhe familjet e tyre, për varret masive dhe të drejtën për të vërtetën, […]

Impressum 14 – 04/2020

Kryeredaktore: Vanessa Robinson-Conlon

Ekipi redaktues: Sunita Dautbegoviq-Boshnjakoviq, Martin Filipovski, Sërgjan Hercigonja, Vjollca Islami Hajrullahu, Nehari Sharri

Autorë: Belma Buljubashiq, Besnike Salihu, Fahri Hiseni, Fitim Gashi, Jovana Prusina, Katerina Smileva, Sërgjan Puhallo, and Vlladan Gjykanoviq

Dizajni (i ballinës): Envinion

Përkthimi: LBG Communications (shqip), Luna Gjorgjeviq (BKS), Martina Kimovska (maqedonisht)

Korrektura gjuhësore: LBG Communications (shqip), Zinaida Lakiq (BKS), Zanet Ristoska (maqedonisht), Lauren Hanna (anglisht)