Përgjegjësia feministe dhe llogaridhënia etike

Luftërat e reja janë komplekse. Bota ka gjithnjë e më pak durim për nuancat, sikurse është posaçërisht e dukshme në luftën aktuale në Ukrainë. Situata tejet e polarizuar mediatike zgjati tërë vitin, madje edhe para fillimit të luftës në Ukrainë. Gjatë veprimeve ushtarake, kundërshtarët e etiketojnë njëri-tjetrin në të njëjtën kohë si “nazistë”, ndaj situata mund të ketë nevojë t’i kërkojë përgjigjet në teorinë dhe praktikën feministe.

Kritika feministe e militarizmit fillon me faktin se gratë, qofshin civile apo jo, janë në rrezik nga vdekja, dhuna dhe dhuna seksuale gjatë luftës dhe ato përballen me rrezik të shtuar nga vdekja prej shkaqeve të parandalueshme, si ndërlikimet gjatë lindjes dhe sëmundjet gjatë konfliktit. Tradicionalisht, ndërtimi i paqes ka qenë dhe ende është punë e grave dhe ashtu si pritet, reagimi feminist ndaj luftës në Ukrainë është një sërë nismash komplekse dhe me disa aspekte. Duke e parë më nga afër Serbinë, na duhet të përmendim nismat paqebërëse të grupeve feministe serve si Gratë në të zeza dhe Grupi 484, që u krijuan si lëvizje për paqen për të kundërshtuar përfshirjen e Serbisë në luftërat përgjatë viteve 1990-të. Puna e tyre ende i jep kontribut kyç proceseve të pajtimit dhe ndërtimit të paqes në Ballkanin Perëndimor.

Serbia: reagimi feminist ndaj luftës

Përveç protestave të organizuara nga Gratë në të Zeza, në Beograd u zhvilluan edhe dy tubime masive, të shoqëruara nga veprime rreth e rrotull Serbisë – në Novi Sad, Krusevac (Shoqata e Grave të Peshçanikit), Leskovac (Grupi Nena për Paqe dhe të Drejtat e Grave) dhe në vende të tjera. Festimet për 8 Marsin bënë bashkë disa organizatorë nga e gkithë Serbia. Ne përcollëm apelin tonë për t’i dhënë fund luftës, si një nga temat qendrore. Gratë shkruajnë dhe përkthejnë tekste që sjellin perspektiva të ndryshme për lëvizjen e paqes: feminizmin, politikën, historinë dhe psikologjinë (Zaharijeviq, Slapshak, Radoviq, Vasiljeviq, Kordiq, Qoroviq, Peroviq…). Pritja e refugjatëve dhe mikro-veprimet për të mbledhur fonde dhe/ose grumbulluar ndihma u organizuan në baza indivuduale dhe kolektive (GNZ, RËF, Astra, Koraci…)

Në prill, pas dy muajsh luftë, nga grupet e grave që më parë ishin organizuar për 8 Mars, lindi një ide e re. Letra, një apel i grave për paqe në Ukrainë, u shkrua nga Aida Qoroviq dhe Vera Kurtiq dhe uredaktua nga grupe dhe individë nëpërmjet platformës për dialog të hapur Nisma për Paqe. Letra kishte një prioritet kryesor: ndalimin e menjëhershëm të luftës dhe fillimin e negociatave për paqe. Autoret kishin deklaruar qartë: Ne, gratë, duhet të kërkojmë që të gjitha veprimet e luftës të ndalojnë menjëherë dhe pa kushte dhe udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë të ulen pranë tryezës diplomatike dhe të përpiqen të gjejnë një zgjidhje përmes diplomacisë dhe jo luftës.

Më herët, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën mbi Agresionin kundër Ukrainës më 24 mars, Serbia çuditërisht ishte në mesin e shumicës që dënuan agresionin e Moskës. Kjo kthesë politike në Serbi, pavarësisht ndikimit të vazhdueshëm rus, ishte e dukshme në media si një ndërrim në mjedisin mediatik – brenda natës, tabloidët dhe media e kontrolluar nga shteti nisën të jenë kritikues ndaj veprimeve ruse. Ndërkohë që tensionet ndërmjet Evropës dhe Rusisë janë shtuar, SHBA-të emëruan veteranin e diplomacisë në Ballkan, Z. Kristofer Hill, si ambasador në Serbi.

Një letër: reagimi kundrejt përgjegjësisë

E Majta Perëndimore dhe shumë feministe, me arsye besojnë se SHBA-të po përpiqen ta zgjerojnë ndikimin e tyre mbi Evropën Lindore dhe mbi pjesë të tjera të botës, por problemi u shfaq kur disa prej tyre nisën ta shohin Rusinë pas-sovjetike si mbrojtëse të vlerave antiimperialiste. Në tekstin e saj të jashtëzakonshëm “Novi plamen” Sanja Radoviq i sheh perandoritë e vjetra si katër lojtarët e pokerit rreth tryezës. Por kjo e gjitha shfaqet në nivelin makro. Në një nivel më të mbyllur, më njerëzor, do të theksoja gjithnjë një kritikë majtiste për të pamjtën, duke këmbëngulur në ruajtjen e purizmit politik të ngarkuar me orientalizëm paternalist si qëndrimi mbizotërues. Nëse tërheqja e trupave të SHBA-ve nga Afganistani është parë si antikapitalists pavarësisht tmerrit të madave të menjëhershme nga Talibani, të konsiderosh luftën në Ukrainë si një luftë të ftohtë të re duke fajësuar “të dyja palët njësoj” është edhe më naive, e gabuar politikisht dhe që direkt kërcënon jetën e ukrainasve. Me pak fjalë, kritikët e majtë perëndimorë të NATO-s, nga anëtarët themelues të Aleancës së Atlantikut Verior e shohin këtë aleancë ekskluzivisht si imperialiste dhe me qëllim e bëjnë njërin sy të verbër ndaj shteteve anëtare që i janë bashkuar aleancës pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe të igurisë dhe stabilitetit të tyre si dhe të potencialit vendimmarrës.

Në kuptimin politik, unë e përkufizoj veten si majtiste, duke qenë se shumica e angazhimit tim publik ka të bëjë me shëndetin publik dhe sigurimin shëndetësor universal, programet e sensibilizimiot në kujdesin social, mundësimin e arsimit të lirë formal dhe joformal etj. Nga pikëpamja feministe, Kam mësuar të dëgjoj dhe të shmang çdo paternalizëm, ndaj vendimi im politik është të ndjek nevojat aktuale të njerëzve dhe grupeve me të cilët dhe për të cilët punoj. Heqja e purizmit politik ose teorik është një nga detyrat më të larta etike që e kam në kuadër të bashkëpunimit me njerëzit e vërtetë.

Teksa diskutonim letrën e apelit të grave për paqe në Ukrainë, unë ndava komente befasuese. Ja një përmbledhje e tyre: (1) përcaktimi i prioriteteve për ta ndaluar luftën dhe fillimi menjëherë i negociatave për paqe, (2) kontekstualizimi i betejave dhe pozicionit tonë feministe duke risjellë në kujtesë lëvizjen antiluftë në vitet ’90-të, dhe (3) konkluzioni i fuqishëm: vetëm demilitarizimi i plotë çon drejt paqes. I vetmi kundërshtim ka qenë sugjerimi për të shmangur kritikat e zakonshme për NATO-n që do t’i paraprinin veprimeve të tyre, ndërkohë që populli i Ukrainës (pas dy muajsh luftë) ishte i dëshpëruar për ndërhyrjen e BE-së dhe të SHBA-ve. Në bazë të kritikave të lartpërmendura për antiimperializmin radikal të majtë të perëndimit nga penët e shkrimtarëve Polakë, polakë me qëndrim në MB, ukrainas dhe britaniko-sirianë, unë u tërhoqa nga kampizmi dhe bota binare – që shihen si (me siguri, të rinj) blloqet e luftës së ftohtë të Rusisë dhe SHBA-së ku NATO-jas përfaqëson vetëm interesat amerikane dhe është emblemë për gjithçka që shkon keq në botë.

Duke marrë parasysh rrezikun e balancuar me kujdes se mos etiketohesha liberale, imperialiste, tradhëtare, apo “lavirja e NATO-s”, një fyerje kjo që drejtohet shpesh kundër feministeve në Serbi, zgjodha ta shmang gabimin e zakonshëm të prirjes së përgjegjësisë binare paternaliste se “ata janë të gjithë njësoj” sikur të ishin nënat e fëmijëve që po grinden. Nga pikëpamja feministe, po, të gjitha forcat ushtarake të botës janë të padëshiruar, me çdo veprim tonin ne lëngojmë për një botë pa armë, pa armë zjarri, pa armë bërthamorë – pa asnjë armë. Pikërisht në momentin e luftës në Ukrainë, ndërkohë që 100 qytete ishin nën zjarrin e ushtrisë ruse, me 3.5 milionë njerëz që largoheshin nga Ukraina lindore dhe 6 milionë persona të zhvendosur brenda vendit nuk ishte koha për qasje teorike, për “pamjen më të gjerë” apo për ta shpërndarë përgjegjësinë njëjtë tek dy (apo katër) “lojtarit më të mëdhenj të pokerit”. Që të dy nivelet e politikës – reale dhe imagjinare – shkëputen kur ka luftë dhe e gjithë njohuria teorike për dy bllokqet, katër perandoritë apo demilitarizimin total gjendet në fushën e strukturuar me kujdes të ideve. Si gra, ne i balancojmë me kujdes këto dy nivele, duke u përpjekur të ruajmë marrëdhënien e brishtë me motrat tona ukrainase, pa i shkëmbyer kurrë jetët e tyre sot për një ideal, pra të largët, të botës së të nesërmes.

Rripi i sigurisë së llogaridhënies

Si feministe, nuk mundemi dhe nuk do t’i mbështesim sanksionet, duke e ditur se ato do të ndikojnë vetëm mbi grupet e cenueshme të popullit rus, pa qenë nevoja ta themi – ne jemi kundër luftës, armëve, shërbimit ushtarak dhe shumë çështjeve të tjera që i themi vazhdimisht dhe publikisht. Derisa qeveritë dhe ushtritë ta mbledhin mendjen, mendoj se mund të jetë e sigurtë (dhe siguria ka rëndësi) që ëasjen feministe ta quajme përgjegjshmëri. Kur jemi në paqe, gratë marrin përgjegjësi për të parandaluar luftërat dhe kur luftërat veçse zhvillohen, gratë kujdesen për pasojat humanitare. Ne jemi përgjegjëse për të dëgjuar zërat e atyre që nuk dëgjohen, për të shëruar plagët, për t’ua hapur dyert të afërmve jo të gjakut dhe miqësive politike, të gjejmë hapësirë për dialog dhe paqe për të cilin vazhdimisht këmbëngulim.

Postscript

Duke e shtjelluar letrën përgjatë një gjendjeje që ndryshon vazhdimisht ne e humbëm momentin e saj. Mbetet pyetja: kujt po ia drejtojmë këtë apel që kryesisht ka të bëjë me çështjen e përgjegjësisë? Dialogu ynë, përplot kundërshtime të fuqishme me kujdes dhe respekt të ndërsjellë, më sjell rikujton se sensi etik i përgjegjshmërisë është përcaktuesi mbizotërues i metodologjisë feministe në kolektivat e grave – ne jemi ajo që kemi pritur*.

*Ne jemi ajo që kemi pritur është titulli i koleksionit të fjalimeve aktiviste dhe eseve nga autorja Elis Ëoker (Alice Ëalker), fituese e çmimit Pulitzer.

Marija Ratkoviq është kandidate për doktoraturë në Teorinë e Arteve dhe Medias pranë Qendrës për Studime Ndërdisiplinore, Universiteti i Arteve në Beograd. Hulumtuese, teoriciene dhe publiciste me arsimin ndërdisiplinor në shkencat humane, shkenca dhe arte. Ajo është e fokusuar tek të nxënit gjatë të gjithë jetës dhe punon në fushat dinamike të bioetikës dhe biopolitikës, çështjeve të seksualitetit, gjinisë dhe klasave. Është themeluese e Qendrës për Edukim Biopolitik, mentore për të rinjtë dhe aktiviste që ka fituar çmime në sferën e shëndetit publik, shëndetit të grave dhe të të drejtave riprodhuese.