Urat e Kujtesës

Ti japim kuptim kujtimeve, së bashku

Të gjithë mbajmë kujtime. Disa kujtime na qëndrojnë si mbështetje. Të tjera na trazojnë. Disa i trashëgojmë, disa i krijojmë, disa i rizbulojmë rastësisht.

Atë që ndajmë këtu nis nga një e vërtetë e thjeshtë: se kujtesa jeton ndryshe në secilin prej nesh. Duke shkruar, i japim formë diçkaje që ndryshe do të mbetej e pathënë; duke ndarë, u lejojmë këtyre gjurmëve të takohen, të lidhen, të hapin diçka të re.

Ia kushtojmë këtë hapësirë shkrimtarëve/eve, artistëve/eve, dëshmitarëve/eve dhe të gjithëve që pyesin e reflektojnë se si kujtimet e së shkuarës bëhen (hi)storia jonë. Duke thurur rrëfime dhe duke i bërë ato si tonat, duke çuar përpara atë që mbeti e papërfunduar dhe duke nxjerrë në dritë burimin e fshehtë të asaj që mund të nisë rishtas, marrim pjesë në akte të qëllimshme të ri-tregimit, ri-formësimit dhe ri-imagjinimit. Në kryqëzimin e kujtimeve të dhimbjes, humbjes dhe konfliktit, gjejmë rrëfime të së vërtetës, gjejmë finesë dhe ndjeshmëri.

Çdo blog, nga Kosova e më gjerë, është një hap mbi urë: një mundësi për mirëkuptimin e përbashkët dhe një shenjë se përkujtimi është akt krijimi në të tashmen. Duke u mbledhur e duke dëgjuar, kalojmë pragun e kuptimit dhe lëvizim nga mjegulla drejt qartësisë dhe nga kuptimet e huazuara drejt atyre që i shpallim si tonat.


Në anglisht


Menaxhimi i projektit dhe redaktimi kryesor: Luca Tesei Li Bassi
Mbështetje redaktoriale: Zehra Shijaku, Emilia de Haën
Ilustrime: Emilia de Haën
Publikuar nga: Pro Peace – Kosovo