Balkan.Perspectives #21

Ekspozimi i së kaluarës – muzetë e Ballkanit Perëndimor dhe ballafaqimi me të kaluarën

Edicioni i 21-të i revistës Balkan.Perspectives fokusohet në peizazhet muzeologjike në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Ky edicion mëton të shtjellojë kulturat përkatëse të kujtesës së shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe përfaqësimin e tyre në muzetë e rajonit. Artikujt dhe podkastet i shqyrtojnë me kujdes muzetë si vende të kujtesës, memorializimit dhe ballafaqimit me të kaluarën. Mirëpo, muzetë janë pjesë e krijimit të shpërndarë të historisë dhe kështu, përbëjnë vende të kujtesës dhe krijimit të historisë. Muzetë nuk janë neutralë dhe nuk pasqyrojnë realitete objektive. Ata janë dhe agjentë brenda një sërë procesesh dinamike në kontekst të kombndërtimit, historive të kontestuara dhe narrativave përkatëse. Prandaj, ky edicion, bashkë me autorët dhe të ftuarit në podkaste, mëton t’i kontribuojë këndvështrimeve dhe qasjeve kritike dhe të larmishme mbi rolet dhe funksionet e muzeve në rajon, brenda kontekstit të Ballafaqimit me të Kaluarën.

Read more

PodCast-it Balkan.Perspectives 

Podcast-i The Balkan Perspectives është formati audio i Ballafaqimit me të Kaluarën dhe Edukimit për Paqe në Ballkanin Perëndimor të forumZFD-së. Podcast-i prodhohet në katër gjuhë (shqip, BHKS, maqedonisht dhe anglisht) nga zyrat e forumZFD-së në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, […]

Muzetë “në pritje”

Ndryshimet intensive gjeopolitike, sociale dhe kulturore që kanë shenjuar dy dekadat e fundit të shekullit të trazuar 20-të dhe fillimi po aq dinanik dhe dramatik i shekullit 21-të janë përcjellë nga afër nga zhvillimi i shpejtë i teknologjive të informacionit […]

Impressum 21 – 11/2022

Kryeredaktor: Alexander Vojvoda

Ekipi redaktues: Sunita Dautbegović-Bošnjaković, Martin Filipovski, Ana Pejović

Autorë: Shkëlzen Gashi, Linda Gusia, Ivana Hadzievska, Elma Hašimbegović, Ana Knežević, Nita Luci, Melina Sadiković, Nela Tonković

Podkastet: Bosnja dhe Hercegovina: Đorđe Krajišnik, Oslobođenje KUN, Mladen Banjac dhe Elma Hodžić Kosovw: TILLT Radio, Aulonë Kadriu dhe Nora Prekazi Maqedoni e Veriut: Radio MOF dhe Blagoja Varoshanec Serbi: radioprogrami Ženergija nw Radio Aparat dhe Ana Panic

Dizajni (ballina): Envinion

Përkthimi: LBG Communications (shqip), Luna Đorđević (BHKS), Martina Kimovska (maqedonisht)

Korrektura gjuhësore: LBG Communications (shqip/anglisht), Zinaida Lakić (BHKS), Zanet Ristoska (maqedonisht)