BALKAN PERSPECTIVES – ALB

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis aute irure dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillum dolore eu fugiat nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.

Ndryshimi i teksteve mësimore të historisë parakusht për normalizimin e marrëdhënieve

Ky shkrim synon të vërë nën objektiv qasjen ndaj zhvillimeve në Kosovë në harkun gati njëshekullor (1912-2000) nëpër tekstet mësimore për shkolla fillore e të mesme të Kosovës e të Serbisë, të miratuara nga ministritë përkatëse të arsimit, me qëllim që të krahasojë përshkrimet e bëra në këto historiografi duke i nxjerrë ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre. Në këtë shkrim […]

Lexo më shumë

Metodija Andonov – Çento – Hero/Tradhëtar/Hero

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore çoi në realizimin e ëndrrës së kahmotshme të popullit maqedonas për të krijuar shtetin e vet. Përkatësisht, në Sesionin e Parë të ASNOM-it u shpall shteti i parë maqedonas. Në të njëjtin sesion u zgjodh edhe Presidiumi (Kryesia) i ASNOM-it. Metodija Andonov Çento u zgjodh si kryetari i parë i Presidiumit. Ky njeri është […]

Lexo më shumë

Pranë, por të panjohur

Foto: Fahri Hiseni Është e vështirë të komentosh për marrëdhëniet ndëretnike në cilëndo shoqëri dhe ta bësh këtë nga këndvështrimi i Ballkanit nuk përbën përjashtim. Një arsye për këtë është konteksti i ndërlikuar historik brenda të cilit ekzistojnë vendet e këtij gadishulli. Në secilën shoqëri të Ballkanit sot ka oreks të madh për të hedhur vështrimin pas me dashamirësi tek […]

Lexo më shumë

Media sociale dhe portalet – hapësirë për të tejkaluar apo përforcuar paragjykimet?

Foto: Katerina Smileva Dilema nëse ndikimi i medias online është më shumë pozitiv apo negativ do të na përcjellë për sa kohë të ekzistojnë këto platforma. Është fakt se Facebook-u, Twitter-i, Instagram-i dhe rrjetet e tjera sociale na kanë ndryshuar jetët. Ato kanë ndryshuar se si raportojmë dhe shpërndarjmë informacionin. Nga njëra anë, kjo është pozitive, sepse tani informacionin mund […]

Lexo më shumë

Roli i medias sociale në afirmimin e revizionizmit, rishkrimit të së kaluarës dhe kulturës së harresës

Media sociale është një mjet i fuqishëm i shekullit 21. Edhe pse aspektet e saj pozitive janë të pamata, shpeshherë me të abuzohet dhe ajo shfrytëzohet për propagandë dhe manipulim. Një pjesë e madhe e gënjeshtrave, disinformacionit dhe insinuatave arrijnë tek një numër i madh i njerëzve përmes rrjeteve të medias sociale. Kjo ndodh sidomos me Twitter-in dhe Facebook-un, ku […]

Lexo më shumë

Në kurthin e lajmeve të rreme

Foto:Fitim Gashi Paralajmërim: ky artikull përmban gjuhë përshkruese që paraqet dhunën seksuale kundër grave gjatë luftës’në Kosovë. Në ditën kur Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, një deputete shkaktoi skandal me një fotografi . Në majin e vitit të kaluar, deputetja Flora Brovina e shokoi publikun duke ia shpalosur një fotografi për të cilën tha se […]

Lexo më shumë

Gjykimeve po u vjen fundi – po pastaj?

Foto: Jovana Prusina Kur flasim për drejtësinë tranzicionale, bëjmë fjalë edhe për drejtësinë penale, për viktimat dhe dëshmitarët, për të pagjeturit dhe personat e zhvendosur brenda vendit dhe familjet e tyre, për varret masive dhe të drejtën për të vërtetën, për reparacionet, lustracionet dhe më shumë. Lufta depërton në të gjitha zgravrat e shoqërisë dhe bashkë me të, edhe proceset […]

Lexo më shumë

Përballja me të kaluarën e dhimbshme çdo ditë: vështirësitë e ballafaqimit me të kaluarën në epokën digjitale

Foto: Besnike Salihu Epoka digjitale na ka sjellë median online dhe platformat e rrjeteve sociale, që e kanë bërë më të lehtë sigurimin e informacionit në formate të ndryshme dhe në kohë reale, krijimin e lidhjeve më të mëdha, afrimin e njerëzve dhe krijimin e mënyrave alternative për t’u rrjetëzuar dhe për të komunikuar. Edhe pse këto ndryshime janë pozitive, […]

Lexo më shumë

Ballafaqimi me të kaluarën në kohërat digjitale / në kohërat e mediave sociale

“Ballafaqimi me të kaluarën ka të bëjë me proceset e konfrontimit të së kaluarës së dhunshme, pra të dhunës kundër të gjitha viktimave pa dallim përkatësie etnike, politike apo tjetër. Ballafaqimi me të kaluarën ndodh në çdo shoqëri të caktuar në nivele të ndryshme: konfrontimi personal, pra procesimi i kujtimeve dhe vënia në pikëpyetje e përgjegjësisë vetiake për dhunën; niveli […]

Lexo më shumë

Të kujtuarit i së kaluarës në media sociale

Foto: Vladan Đukanović Shpesh, mediat sociale i trajtojmë si diçka të re dhe madje të panjohur, edhe pse kanë qenë pjesë e jetës tonë për më shumë se një dhjetëvjeçar. Që kur kjo shpikje e fuqishme hyri në Ballkan, është shndërruar në hapësirë për diskutime rreth ballafaqimit me të kaluarën dhe në riprodhuese të përmbajtjes ekzistuese, por në forma të […]

Lexo më shumë

Rasti i Serbisë: gazetaria e tabloidëve dhe ballafaqimi me të kaluarën

Raportimi në Serbi për tema që kanë të bëjnë me të kaluarën e kohës së luftës së Serbisë është ulur viteve të fundit, përfshirë edhe mbulimin që i bëhet gjykimeve për krime lufte dhe për viktimat e krimeve të luftës dhe familjet e tyre. Që nga përfundimi i mandatit të Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (TPNJ) dhe me dobësimin e […]

Lexo më shumë